Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në vitin 2017, Ministri i Brendshëm atëherë Saimir Tahiri ka bërë disa propozime për ndryshime në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”.
TIRANË- Ngjarja e djeshme në Durrës, ku u vranë dy fëmijë të mitur 10 dhe 12 vjeç ka rikthyer në pah problemet në Kodin Penal në vend. Në Shqipëri, ngjarjet e tilla quhen vetëm aksidente dhe dënohen si të tilla edhe pse janë vrasje.
Në vitin 2017, Ministri i Brendshëm atëherë Saimir Tahiri ka bërë disa propozime për ndryshime në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”.
Një ndër propozimet e bëra është pika 2 e nenit 290. Kjo pikë është edhe dënimi më i rëndë i propozuar prej tyre, në të cilin thuhet se çdo person që është nën ndikimin e drogës apo alkoolit që shkakton me automjet vdekjen e një personi, dënohet nga 8 deri në 10 vite burg.
Po ashtu në propozim thuhet se drejtuesi i mjetit shkakton vdekjen e më shumë njerëzve, apo vdekjen ose plagosjen e një apo më shumë personave, aplikohet dënimi që duhet zbatuar për shkeljen më të rëndë, të rritur deri në tri herë, por dënimi nuk mund të tejkalojë 18 vite burgim.
Ndryshimet e Propozuara:
“Neni 85/1
Vrasja rrugore
1. Vrasja e kryer nga pakujdesia në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dënohet me burg nga dy deri në shtatë vjet.
2. Cilido që drejton një automjet apo mjet tjetër të motorizuar në gjendje të dehur ose nën efektin e substancave narkotike ose psikotrope, kur shkakton vdekjen e një personi nga pakujdesia dënohet me burgim nga tetë vjet deri në dhjetë vjet.
3. Vrasja e kryer nga pakujdesia në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rastin kur:
a) Drejtuesi i mjetit motorik qarkullon në një qendër të banuar me një shpejtësi deri dyfishin e asaj të lejuar, por jo më të vogël se 70km/orë ose në rrugët jashtëqytetëse me një shpejtësi të paktën më të madhe se 50 km/orë se shpejtësia maksimale e lejuar, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet;
b) Drejtuesi i një mjeti motorik kalon në një kryqëzim të pajisur me semafor kur ai është në dritë të kuqe, si dhe në rastet e qarkullimit në sens të kundërt, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet;
c) Drejtuesi i një mjeti motorik në lëvizje kryen manovra të kthimit në afërsi ose në kryqëzime/interseksione, në kthesa ose kurrize rrugore ose gjatë kryerjes së parakalimeve të një mjeti tjetër në afërsi të një kalimi këmbësorësh ose të një vije të vazhduar të pandërprerë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
4. Në rastet e paragrafëve të sipërpërmendur në pikën 3 të këtij neni, kur drejtuesi i mjetit nuk është i pajisur me leje drejtimi apo leja e drejtimit i është pezulluar ose hequr dhe mjeti është në pronësi të tij dhe i pasiguruar, dënimi me burgim rritet me një të tretat.
5. Në rastet e parashikuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, në qoftë se ngjarja nuk është vetëm rezultat i veprimit ose mosveprimit të autorit të veprës penale, dënimi reduktohet deri në gjysmën e dënimit të parashikuar.
6. Në rastet e parashikuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, në qoftë se drejtuesi i mjetit shkakton vdekjen e më shumë se një personi, aplikohet dënimi që duhet zbatuar për shkeljen më të rëndë të rritur deri në tre herë, por dënimi nuk mund të tejkalojë tetëmbëdhjetë vjet burgim.
7. Në rastet e parashikuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, nëse drejtuesi i mjetit, largohet nga vendi i aksidentit, dënimi i parashikuar rritet me një të tretën deri në dy të tretat por dënimi nuk mund të jetë më i vogël se pesë vjet burgim.”
Por këto propozime të Tahirit, nuk kanë gjetur mbështetjen në Kuvend. Deputetët e asaj legjislature, i kanë rrëzuar këto ndryshime në Kodin Penal./Dosja.al
Edi Rama ARMENI- Kryeministri Edi Rama mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet Samitit të 8-të t&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se vrasësit e fëmijëve në Durrës dhe mbrojtësve të tij ndësh...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik sot në Durrës ku humbë...
EDI RAMA DURRËS- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, duke i cil&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Armenisë për të marrë pje...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Korçë, për procesin e...
Ervin Salianji dhe Sali Berisha TIRANË- Ish deputeti Ervin Salianji ka shtuar akuzat në drejtim të kreut të PD Sali Berisha, duke dekla...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi një reformë të madhe të forcave të armatosura t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasu...