LIVE UPDATES
Politike

"Organizuan një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë më parë"/ Berisha: Ekipi i LaCivita nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ekipi i LaCivita nuk ishte përgjegjës, për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama.

4 Nëntor 2025, 13:29 Nga E.d
"Organizuan një fushatë që shqiptarët nuk e kishin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ekipi i LaCivita, i cili sipas tij është ekipi më serioz në botë organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ekipi i LaCivita nuk ishte përgjegjës, për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama.

Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati tha se raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë treguan se në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Në fund, Berisha falenderoi qeverinë e SHBA-së e cila nuk i uroi Edi Ramës fitore, pasi sipas tij fitorja e Ramës ishte "kllap". 

"Së pari, ju dhe çdo shqiptar, mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Edi Rama dhe makineria e tij e mashtrimit. Në rast se shkoni në mars të këtij viti, do gjeni shifra 22 milionë e me radhë. Dhe ju e patë, dhe shqiptarët e panë, se kjo shifër ishte jo 10, por 15 herë më e ulët. Pra, tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi në dorë.  Ekipi i LaCivita, pa diskutim ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme. Por, dhe bëri më të mirën e mundshme. Dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar. Organizuan një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Por ekipi i tyre nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur në Shqipëri nga Edi Rama. Meqë jam këtu dhe më bën këtë pyetje, unë shtroj disa pyetje. Cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, në rast se në kundërshtim flagrant me parimet ndërkombëtare të demokracisë dhe pluralizmit, Edi Rama nuk do arrestonte në vitin elektoral dhe do ndiqte penalisht liderët e tre partive kryesore opozitare?

Cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, në qoftë se Edi Rama, duke shkeluar 4350 herë ligjin e vendit, nuk do organizonte 4350 evente, siç thonë raportet ndërkombëtare, për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve? Cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në rast se Edi Rama nuk do përdorte të gjitha burimet e qeverisë në fushatë elektorale, duke shkelmuar parimin më themelor të zgjedhjeve, atë të barazisë, duke krijuar një fushë krejt të pabarabartë? Cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në rast se Edi Rama nuk do shpërndante për çdo pensionist 100 euro? Cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në rast se nuk do faleshin 200 milionë gjoba dhe kamata? Cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në rast se nuk do jepeshin mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi, etj? Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në rast se nuk do bëheshin mbi 10 mijë punësime të përkohshme për qëllime elektorale? Çdo qytetar të pyesë veten, cili do ishte rezultati në qoftë se nuk do jepeshin licenca për të mbjellë kanabis në 28 mijë hektarë në mbarë vendin kundrejt 200 hektarëve që lejon ligji?

Cili do ishte rezultati i zgjedhjeve në qoftë se kartelet e drogës së Suel Çelës, Troplinit, Bajrëve, nuk do nxirrnin hanxharët e krimit dhe milionat e eurove të krimit për të rrëmbyer vota? Aq sa Michael Gaghler deklaroi në Parlamentin Europian se krimi i organizuar nuk lejon rotacionin në Shqipëri. Cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në qoftë se 90 përqind të medieve nuk do këndonin melodinë e qeverisë? Ja pra, janë të gjitha këto që LaCivita i konstatoi, i pa me sy. Por të gjitha këto janë të raporteve ndërkombëtare të vëzhguesve të zgjedhjeve, që konkluduan se në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shtet. Pra, në Shqipëri nuk ka zgjedhje, ka farsë. Prandaj beteja vazhdon, kjo është betejë në vazhdim. Ka pasur një betim solemn tonin, do mbrojmë votën dhe ne kemi mbrojtur votën në mënyrën tonë. Ne nuk jemi guerile, nuk e mbrojmë me armë, ne jemi parti demokratike, metodat tona janë paqësore. Por avoketërit e kyçën gojën, nuk flasin dot më as për standarde, as për kështu, as ashtu. Kjo është e gjitha. Ndaj dhe me këtë rast, shpreh falënderimin tim qeverisë së SHBA që nuk e uroi Edi Ramën, pasi fitorja e tij është kallp. Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme. U përket qytetarëve tani të flasin. Absolutisht kam besim më të pakufishëm se shqiptarët do flasin," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit