4 Nëntor 2025, 12:27
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sërish rekur në Gjykatën e Lartë, ku kërkon ndryshim të masës së sigurisë. Më herët rekursi i tij është rrëzuar, duke e lënë Metës sërish pas qelisë. Ndërkohë ditën e nesërme, Meta ka seancë për masën në Gjykatën Kushtetuese.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
ilir meta
Politike
4 Nëntor 2025, 12:05
E. D
Veliaj dhe Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyr&...
Politike
4 Nëntor 2025, 11:30
E. D
Alqi Balloki
TIRANË- Alqi Ballokin, i cili akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës ...
Politike
4 Nëntor 2025, 11:13
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka anuluar në minutë të fundit udhëtimin për në Bruksel për samitin pë...
Politike
4 Nëntor 2025, 10:12
E. D
Alqi Blalko
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Ballokin, i cili akuzohet për korrupsion pasiv p&e...
Politike
4 Nëntor 2025, 09:40
E. D
Aurora Tila
ITALI- Gjykata në Bolonja ka dënuar me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, i cili vrau shqiptaren Aurora Tila. 13-...
Politike
4 Nëntor 2025, 09:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duke filluar nga janari i vitit 2026 pensionet do rriten çdo muaj përtej ...
Politike
4 Nëntor 2025, 08:21
E. D
Edi Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga kantieri i punës në hyrje të Shkodrës. Përmes një po...
Politike
4 Nëntor 2025, 07:58
E. D
foto ilustruese
SERBI- Kuvendi i Serbisë pritet të miratojë një ligj të posaçëm për të përshpejtuar pr...
Politike
4 Nëntor 2025, 07:48
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Samiti për zgjerimin e BE-së do të zhvillohet sot në Bruksel, ku do të marrin pjesë u...
Politike
4 Nëntor 2025, 07:25
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Qeveria po planifikon të marrë masa të reja sa i takon projektimit të Infrastrukturës së Menaxhimit...