LIVE UPDATES
Politike

"Pafajësia ime është vulosur që ditën e arrestimit", Meta: SPAK dështoi, asnjë provë kundër meje! Mezi pres gjyqin

I pyetur nëse dosja e përfunduar hetimore ka elementë të tjerë, Meta tha se nuk ka asgjë ndryshe nga urdhërarresti ndaj tij,.

2 Shtator 2025, 18:21 Nga r.ll
"Pafajësia ime është vulosur që ditën e
ilir meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në një intervistë lidhur me procesin gjyqësor dhe hetimeve ndaj tij. Meta u shpreh për Syri Tv se pas mbylljes së hetimeve nga SPAK dhe dërgimit të çështjes për gjykim, ai dhe ekipi i tij mbrojtës po presin përballjen në gjykatë. 

I pyetur nëse dosja e përfunduar hetimore ka elementë të tjerë, Meta tha se nuk ka asgjë ndryshe nga urdhërarresti ndaj tij, përveçse sipas tij "rrëzimit nga vet SPAK-u pas përgjigjes nga autoritetet gjyqësore amerikane se LSI kishte bërë vetëm një pagesë të ligjshme për “McKeon Group” prej 15 mijë USD, ashtu siç unë kam deklaruar prej vitesh."

Kreu i PL-së ka theksuar sërish se është i pafajshëm dhe shton se pafajësia e tij është vulosur që ditën e arrestimit.

PJESË NGA INTERVISTA

Z. Meta këto ditë SPAK ka dërguar çështjen tuaj për gjykim. Si e vlerësoni këtë hap dhe çfarë ka ndryshuar nga momenti i arrestimit tuaj gjatë 10 muajve në paraburgim?

Ky ishte një hap procedurial i pritshëm. Për mua dhe ekipin tim të mbrojtjes përballja në gjykatë është e shumëpritur pasi gjykimi do jetë i hapur dhe gjykimin më të mirë do e bëjë opinioni publik, që do njihet me zhvillimet e çdo seance, si nga unë dhe avokatët, por edhe nga Partia e Lirisë.

Çfarë elemente të reja ka kjo dosje e përfunduar hetimesh në raport me dosjen hetimore të paraqitur nga SPAK për të kërkuar arrestimin tuaj të 21 tetorit?

Asgjë të re ndryshe nga fletërrufeja e 21 Tetorit për personin tim, përveçse rrëzimit nga vet SPAK-u pas përgjigjes nga autoritetet gjyqësore amerikane se LSI kishte bërë vetëm një pagesë të ligjshme për “McKeon Group” prej 15 mijë USD, ashtu siç unë kam deklaruar prej vitesh.

Pra gjithçka tjetër për gjoja 1 milion USD ishte shpifje dhe trillium i paguar shtrenjtë nga Soros dhe Edi Rama në “Mother Jones” e gazetën bulevardeske austriake, etj. Po kështu, ishte një nga dyshimet kryesore pse SPAK motivonte rrëmbimin tim.
Në 230 faqe të dosjes për gjykim as 30 faqe nuk janë për mua dhe ato janë kryesisht dëshmi të parëndësishme të personave, të cilët thjesht konfirmojnë se unë njihesha me Kastriot Ismailin, gjë që unë e kam konfirmuar edhe në dëshminë time se e kam njohur që në fillim të viteve ’90.

Apo me dëshmi që unë e kam njohur Adrian Shatkun, kur edhe këtë e kam deklaruar që me marrjen në pyetje.
Por asgjëkundi nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale kundër meje. Po kështu, nuk ekziston asnjë provë se unë jam në dijeni të një veprimi të paligjshëm apo të parregullt të bërë nga dikush.

SPAK pretendon se pozita juaj është rënduar…

Ç’mund të presim nga prokurorë të regjimit komunist që dënonin të rinj edhe në vitin e fundit të diktaturës për dëmtim të moralit komunist apo pse shanin Stalinin. Si mund t’i durojnë këta akuzat e mia ndaj Edit, padronit të tyre?

Ç’mund të presim nga prokurorë të lindur të nënshtruar ndaj pushtetit?
Ju lutem lexoni me vëmendje raportin e Avokatit të Popullit për arrestimin tim.
Sidomos pjesën që ka të bëjë me veprimet haptazi të paligjshme, me vetëdije, të bëra nga tre prokurorët e çështjes të cilat u bënë sipas urdhrave të Edi Ramës për t’i krijuar mundësinë Narkopolicisë për të bërë atë shfaqje kriminale që kurrë nduk do të harrohet dhe amnistohet.

Pse rastësisht të tre prokurorët firmosin që arrestimi të bëhet mbi bazë të një ligji që nuk ekziston dhe është shfuqizuar që në vitin 2020, pra 4 vite më parë?

Pse rastësisht SPAK-u shmangu BKH, pra vetveten, nga zbatimi i urdhrit të ndalimit duke ia ngarkuar vetëm Narkopolicisë, ndërkohë që gjykata kishte caktuar për zbatimin e urdhrit të ndalimit, SPAK-un, BKH-në dhe Policinë e Shtetit?
Pse rastësisht prokurori i epokës komuniste, Arben Kraja, gënjeu para gjykatës më 23 tetor 2024 duke deklaruar se arrestimi ishte bërë i rregullt (pra sipas normave të hetuesisë komuniste)?

Apo rastësisht, SPAK-u e shmangu hetimin për arrestimin e paligjshëm pas kallëzimit tonë duke ia deleguar Prokurorisë së Tiranës?

Mjafton kjo paligjshmëri stoike e SPAK-ut ndaj arrestimit tim për të kuptuar jo vetëm paligjshmërinë e arrestim-rrëmbimit, por edhe paligjshmërinë e gjithë hetimeve në tërësi për të cilat kemi shumë fakte, por do ruajmë konfidencialitetin deri në seancën e gjykimit paraprak.

Sa optimist jeni për pafajësinë tuaj në këtë proces?

Pafajësia ime është vulosur që në 21 tetor 2024 nga vet akti i rrëmbimit kriminal nga Narkoregjimi.
Nëse do kishin edhe faktin më të parëndësishëm penal ndaj meje kurrë nuk do vepronin në atë mënyrë banditeske.
Gjatë 10 muajve të një paraburgimi kriminal, dështuan me provokimet e tyre të “krijojnë” ndonjë provë të re penale, siç bënë me Erion Veliajn, kolegun e tyre.
Ne jemi të bindur në kapjen totale të sistemit gjyqësor këtu nga Narkoregjimi dhe banda e Sorosit.
Por jemi të bindur se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut do i ndëshkojë këto sjellje haptazi kriminale, që nuk kanë asnjë lidhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndërkohë a vazhdojnë dënimet ndaj jush?

Më duket sikur iu jap kënaqësi po të flas për të gjitha sjelljet monstruoze ndaj meje në paraburgim, ku makthi i tyre është komunikimi im me drejtuesit e Partisë së Lirisë apo me mediat.
Sepse qëllimi i vërtetë i gjithë këtij hetimi, rrëmbimi e paraburgimi është pamundësimi im për të ushtruar të drejtat politike, jo vetëm në dëmin tim, por edhe të Partisë së Lirisë, si forca e dytë opozitare në vend dhe vet opozitarizmit në tërësi.
Mjafton t’ju them vetëm një fakt se janë bërë gati 3 muaj qëkur avokati im Z. Cakrani u kërkoi zyrtarisht përmbajtjen e vendimit të Komisionit Disiplinor për dënimin tim dhe ende edhe sot nuk ka përgjigje.
Në Rusi edhe Navalni dhe Khodorkovski janë lejuar edhe në burg të intervistohen nga gazetarë të huaj dhe të filmohen.
Por sjelljet e tyre, personalisht tani më argëtojnë edhe pse ato tregojnë se jemi në kushtet e një diktature të mirëfilltë.

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj