LIVE UPDATES
Politike

Paralajmëron Këlliçi: Javën tjetër publikojmë dokumentet që lidhin Bashkinë e Tiranës me vrasjen e Ardit Gjoklajt

Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet për përfshirjen e drejtpërdrejt të Veliajt në aferën e inceneratorëve. 

26 Prill 2024, 13:39 Nga r.ll
Paralajmëron Këlliçi: Javën tjetër publikojmë
belind kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka thënë pas përfundimit të protestës se javën e ardhshme do të publikojë fakte që sipas tij lidhin bashkinë e Tiranës me vdekjen e Ardit Gjoklajt. 

Ai thotë gjithashtu se do të publikojë edhe skandale të tjera korruptive të bashkisë së Tiranës. Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet për përfshirjen e drejtpërdrejt të kryebashkiakut Erion Veliaj në aferën e inceneratorëve. 

"I bëj thirrje SPAK-ut me të gjithë dokumentet që kemi dorëzuar deri tani me të gjithë materialet dhe provat e pakundërshtueshme që provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës, në aferen e dherave dhe në aferën e 5D, të zbatojë ligjin, të marrë të pandehur dhe të çojë para drejtësisë, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.", tha ai gjatë fjalimit në protestë.

POSTIMI I PLOTË

Javën tjetër do publikojmë dokumentet që e lidhin Bashkinë e Tiranës me vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe skandale të reja korruptive të Bashkisë.

Pjesë nga fjala e mbajtur sot para Bashkisë Tiranë:

Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestoni hajdutët në bashki. I nderuar drejtues i Policisë së Shtetit që po flet me mikrofon. Merr masa që të arrestosh një hajdut që ka vjedhur 30 milionë euro nga taksat tuaja dhe tonat.

Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit, efektivë të Policisë Bashkiake, askush nga protestuesit nuk ka asgjë me ju, përkundrazi jeni dëshmitarë se si jeni përdorur ndër vite për t'i shërbyer biznesit personal të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Jeni ju që jeni detyruar të rrini natën e të ndaloni pleqtë që shesin një tufë majdanoz në rrugët e këtij qyteti, për t'i shërbyer biznesit privat të drejtorit të Policisë së Tiranës, Ermal Kapllani.

U bë e katërta javë që vijnë këtu këshilltarët bashkiakë të opozitës, në orar zyrtar pune, ditën e premte, të cilët kërkojnë të futen në institucionin e Bashkisë së Tiranës për të marrë përgjigje për kërkesat që kanë bërë për transparencë për fondet e Bashkisë Tiranë. Jemi në një ditë rutinë jave, në një ditë pune dhe ju e shihni mjaft mirë që dera e Bashkisë Tiranë është e mbyllur, është e lidhur me zinxhirë!

Ku keni parë ju një bashki tjetër në botë që nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në institucion ku janë të zgjedhur me votë, për të marrë informacion? Ku keni parë ju një drejtësi, e cila javën e kaluar u paralajmërua nga ky shesh që kryetari i bashkisë dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Eron Veliaj, me datë 25 prill, që ishte dita e djeshme, do të udhëtonte drejt Holandës për të takuar bashkëpunëtorët e tij në inceneratorin e Tiranës?

Dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme? Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës me një arrogancë të pashoq, postoi vetë nga Holanda, duke i bërë karshillëk gjith qytetarëve, opozitës dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

I bëj thirrje SPAK-ut me të gjithë dokumentet që kemi dorëzuar deri tani me të gjithë materialet dhe provat e pakundërshtueshme që provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës, në aferen e dherave dhe në aferën e 5D, të zbatojë ligjin, të marrë të pandehur dhe të çojë para drejtësisë, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Nëse mendojnë se ne do të ndalojmë, nëse mendojnë se ne do të tërhiqemi e kanë gabim. Do na këni këtu çdo janë në mënyrë permanente deri sa drejtësia të veprojë pa regji. Sot jemi në ditën e 115 që kryetari i opozitës, Sali Berisha, mbahet në arrest shtëpie pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë. Ndërkohë një hajdut si Erion Veliaj, i cili është kapur në flagrancë me gjithë shtabin e tij elektoral të 14 majit, ai sot duhej të ishte para drejtësisë e prapa hekurave.

Unë i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve. Ajo çka keni përjetuar në 14 majin e kaluar, shantazhi, presioni, dhuna që është ushtruar ndaj kujtdo që ka menduar ndryshe dhe ka kërkuar të votojë për ndryshimin do të shpaguhet.

Ne nuk tërhiqemi për të çuar para drejtësisë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës. Këtë nuk e thotë opozita. Këtë e ka thënë ish-numri 2 i qeverisë, ish-numri 2 i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Erion Veliajn si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës.

Sot ne jemi i vetmi shtet që kemi një kryebashkiak të kapur në flagrancë ne vjedhje dhe me duart në xhepat e qytetarëve dhe askush nuk mban përgjegjësi. Treçereku i kabinetit, një pjesë e kryebashkiakëve, deputetë, sot ndodhen në burg dhe Edi Rama vazhdon tallet e me qytetarët dhe thotë nuk di asgjë kush ka ngrënë dardha dhe mollë prapa kurrizit.

Javën tjetër do të bëjmë publike dokumentet të reja që tregojnë lidhjet e Bashkisë së Tiranës me vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj. Kemi dhënë premtimin tashmë prej 8 vitesh që Ardit Gjoklajn nuk e harrojmë dhe këtë premtim do ta mbajmë!

O sot, o kurrë.

belind këlliçi ardit gjoklaj erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj