LIVE UPDATES
Politike

Reportazhi i RAI 3/ Rama për "Corriere della Sera": Nuk kam folur me Melonin, kjo është betejë për të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë

I pyetur nëse kishte ndryshuar mendim mbi dokumentarin e “RAI 3” pasi i ka telefonuar drejtorin e televizionit, Rama tha se nuk mund të shprehej ndryshe për një emision që sipas tij krijon paragjykime mbi Shqipërinë.

26 Prill 2024, 10:58 Nga r.ll
Reportazhi i RAI 3/ Rama për "Corriere della Sera": Nuk kam folur
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish reportazhin për Shqipërinë të emisionit "Report" në RAI 3. Këtë herë Rama i ka dhënë komentet në një intervistë për median italiane "Corriere della Sera". Në intervistë ai ka thënë se kërkesa e tij për të folur në emisionin “Report” ishte për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë.

I pyetur nëse kishte ndryshuar mendim mbi dokumentarin e “RAI 3” pasi i ka telefonuar drejtorin e televizionit, Rama tha se nuk mund të shprehej ndryshe për një emision që sipas tij krijon paragjykime mbi Shqipërinë.

Rama gjithashtu ka treguar se për këtë çështje nuk ka komunikuar me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, kjo për shkak se kjo betejë sipas tij i përket vetëm Shqipërisë. Kryeministri ka lënë të hapur dhe mundësinë për pjesëmarrjen në emisionin "Report". 

INTERVISTA E PLOTË:

Pyetje: Kryeministër Edi Rama, nuk ndryshuat qëndrim, pasi telefonuat Rai-n për emisionin e Report për marrëveshjen Itali-Shqipëri?

Edi Rama: Fatkeqësisht nuk mund ta fshij atë fjalë. As inteligjenca artificiale nuk mund të gjejë një tjetër që e përshkruan më mirë atë episod. Megjithatë, unë dua të sqaroj se nuk kam ndërhyrë.

Pyetje: A e telefonuat Corsinin?

Rama: I kam komunikuar televizionit publik një fakt shumë të rëndë, për të cilin në të kundërt nuk do të vihej në dijeni!

Pyetje: A ju duket e drejtë dhe normale që kryeministri i një vendi tjetër, sado miqësor, të bëjë presion në televizionin shtetëror? Partitë që kundërshtojnë qeverinë Meloni e quajnë skandal.

Rama: Para se të fajësojnë mënyrën time të reagimit, miqtë e mi të dashur të opozitës në Itali duhet të interesohen për shkaqet dhe të përpiqen të kuptojnë se dinjiteti dhe transparenca janë të rëndësishme si kur flitet për shërbimin publik italian dhe kur bëhet fjalë për Institucionet publike shqiptare dhe personat që i përfaqësojnë ato. Unë nuk kam as mjete dhe as qëllim që të imponoj diçka në punët e brendshme të vendit tuaj. Megjithatë, unë kam për detyrë të mbroj vendin timin nga stereotipi i tmerrshëm i një epoke tjetër, të krijuar nga mediat në Itali për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Pyetje: A nuk është e vërtetë se puna në qendrat e paraburgimit të emigrantëve është prapa me planin? Dhe se 650 milionë shpenzimet e pritura në pesë vjet janë rritur në 1 miliard?

Rama: Çfarë kanë të bëjnë me ne të gjitha polemikat në shtëpinë tuaj për flukset, kostot, kontratat e kështu me radhë? Asgjë! Dhe çfarë lidhje ka fakti që sekretari i përgjithshëm i qeverisë shqiptare ishte avokat penal në Itali më shumë se dhjetë vjet më parë me paktin për emigrantët? Dhe për çfarë arsyeje të pakuptueshme duheshin thënë gënjeshtra dhe shpifje të eksportuara nga Shqipëria në Itali, për audiencën e Report?.

Pyetje: Ish-avokati i krimit Engjëll Agaci, i cili dikur mbronte mafiozët dhe trafikantët shqiptarë të drogës dhe tani është sekretar i përgjithshëm i qeverisë së tij, është njeriu kyç i qeverisë apo jo?

Rama: Ka pasur një furi joracionale ndaj Agacit. Përtej dëmit, tallja. Pasi censuruan pyetje-përgjigjet e kërkuara nga programi ndaj Sekretari të Përgjithshëm dhe të cilave ai pranoi që tu përgjigjej… pasi ai u përgjigj me email, ata vazhduan ta akuzonin se nuk kishte pranuar të përgjigjej. Ishte një gabim i rëndë për t’u gëlltitur në heshtje.

Pyetje: A është për një formë kompensimi që i kërkuat drejtuesit të Report, Sigfrido Ranucci, që të mund të përgjigjeshit me një intervistë live?

Rama: Nuk kam kërkuar asnjë dëmshpërblim. Të enjten kam shkëmbyer një mesazh miqësor me drejtuesin Ranucci, pasi kam publikuar në ‘X’ reagimin tim për fjalimin e tij në një televizion shqiptar. Ndoshta më në fund do të arrijmë të pohojmë arsyet tona në programin e tij, pa u censuruar.

Pyetje: Meqë ra fjala, çfarë mendoni për censurën Rai në Scuarti?

Rama: Nuk i di detajet e çështjes.

Pyetje: Megjithatë, duhet të dini detajet e marrëveshjes për dëbimin e emigrantëve të nënshkruar me Melonin. A do të kushtojë shumë para dhe nuk do të zgjidhë asgjë? Edhe ju kryeministër pranuat se keni dyshime…

Rama: “Nëse nuk ke dyshime duke u përpjekur të hapësh faqe të reja të çfarëdo lloji, atëherë jeton një hap larg dështimit, kaq”.

Pyetje: Opozita akuzon Melonin se po shikon modelin Orban, për çështjen e të drejtave civile dhe lirisë së informacionit dhe shtypit. A e kanë gabim, apo ka vërtet diçka për t’u shqetësuar?

Rama: “Si mund të them se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, nëse duke ndërhyrë civilisht për një çështje shumë serioze të censurës dhe dezinformimit të lirë që prek Shqipërinë, u gjenda në mes të stuhisë italiane, ku lufta politike nuk merr të burgosur?”

Pyetje: A keni telefonuar Melonin, para se të telefononit drejtorin Corsini? Dhe çfarë i keni thënë njëri-tjetrit?

Rama: Nuk kam folur me Giorgia Melonin, sepse e imja është një betejë për të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kryeministrja juaj nuk ka asnjë lidhje me të, edhe nëse vendi im u soll si një objektiv kolateral i sulmit kundër qeverisë së saj.

edi rama emisioni report në rai 3

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet