LIVE UPDATES
Politike

Partia e Lirisë takim me diasporën në Athinë, Blushi: 10 vite përjashtim nga tatimfitimi dhe taksat lokale për këdo që kthehet të investojë

Blushi tha se qëllimi i këtij programi është së pari ndalimi i shpopullimit dhe për këtë PL synon pagesa direkte dhe me mbështetje konkrete të cifteve të reja, të cilat sot e kanë të pamundur të blejnë një apartament në Tiranë.

27 Shkurt 2025, 18:55 Nga M.B

 

Partia e Lirisë takim me diasporën në Athinë, Blushi: 10
Foto nga takimi

 

ATHINA- Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka prezantuar programin me 5 prioritete me 5 shtylla të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit gjatë vizitës në Athinë me strukturat e PL-së. Blushi tha se qëllimi i këtij programi është së pari ndalimi i shpopullimit dhe për këtë PL synon pagesa direkte dhe me mbështetje konkrete të cifteve të reja, të cilat sot e kanë të pamundur të blejnë një apartament në Tiranë.

 Sipas tij, fondi për realizimin e këtij programi nuk është i vështirë të gjendet pasi janë rreth 3 miliardë  euro në vit që vidhen nga Edi Rama dhe që përfundojnë në xhepat e tij, të Ministrave dhe të drejtorëve hajdutë të “Rilindjes”. Ai tha se tha se shtylla e dytë e programit është dyfishimi i pagave dhe pensioneve.

Pjesë nga fjala e Blushit:

Ne vijmë para jush me një program konkret, plotësisht të realizueshëm, të certefikuar dhe plotësisht të financueshëm, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus. Një program i cili jo vetëm i jep fund dramës së madhe të shpopullimit, por edhe e shndërron Shqipërinë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon. Në 4 vjet janë rreth 12 miliardë euro, plotësisht të mjaftueshme për të ndryshuar të ardhmen e Shqipërisë, të ardhmen e familjarëve tuaj që jetojnë në Atdheun tonë të përbashkët.

Ne ofrojmë shtëpi sipas modelit hungarez, një model i cili ka rezultuar i suksesshëm dhe një mbështetje konkrete për ciftet dhe për familjet e reja. Ne angazhohemi të paguajmë pagat për nënat  deri në 2 vite pas lindjes në masën 100%. Ne angazhohemi të japim kredi për ciftet e reja, duke ofruar zbritje të kredisë për ta, 3 mijë euro për fëmijën e parë, 6 mijë euro për fëmijën e dytë, 10 mijë euro për fëmijën e tretë e kështu në mënyrë progressive. Si dhe do të japim 20 mijë euro grand për cdo të ri deri në 29 vjec, i cili ka ambicie dhe synon të hapi një biznes ose start-up.

Sot me këtë nivel pagash dhe pensionesh, më shumë se ngjysma e popullsisë në vendin tonë, në Atdheun tonë jetojnë në varfëri absolute dhe mjafton t’ju sjell një shembull që u bë publik së fundmi nga ish – krahu i djathtë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, vetëm një shishe verë që Edi Rama konsumon në ditë është e barabartë me 14 vite pension minimal, vetëm një shishe verë, pa llogaritur aferrat e tjera të cmendura sikundër është afera e inceneratorit apo inceneratorëve që nuk ekzistojnë, 500 milionë euro.

Sikundër janë aferrat e PPP- ve, koncensioneve, tenderave sekretë, rrugët e florinjta. E dëgjuat besoj Arben Ahmetajn, 50 milionë euro bakshishi vetëm për tunelin e Llogarasë, kur ndërkohë kjo Qeveri jep 44 milionë euro vetëm për fermerin shqiptar dhe gllabëron vetëm me një aferrë 50 milionë euro. Ndaj ne angazhohemi për të dyfishuar  pagat dhe pensionet si dhe për të garantuar me ligj pagën e 13- të për cdo punonjës të administratës, si dhe pension të garantuar me ligj, të 13- të për cdo pensionist, në mënyrë që të mos kemi më pensione mizerabël në vlerën 170 euro, pensione të cilat nuk dalin as për të shtyrë javën me ushqim dhe jo më për të paguar faturat e kripura të energjisë elektrike apo të ujit të pijshëm.

partia e lirisë

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje