5 Korrik 2025, 19:39
Nga I.A
Valmir Elezi
KOSOVË- Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të moskostituimit të Kuvendit të Kosovës, as pas më shumë se 3 muaj nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, subjektet politike janë duke përgatitur listat me emrat e kandidatëve në zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale. Më pak se 40 ditë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit për subjektet politike për të dorëzuar zyrtarisht kandidatët me të cilët do të garojnë në nivelin lokal.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se ndonëse kanë kaluar 10 ditë nga hapja e afatit për aplikim, asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin.
“Deri më tani, asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar kërkesat për certifikim apo listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Kjo periudhë aplikimi ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025. Zakonisht, edhe nga përvoja në proceset e kaluara zgjedhore, në javët e para subjektet politike kërkojnë informacione për dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe kriteret që kërkohen në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjin për Zgjedhjet Lokale dhe aktet nënligjore të KQZ-së ”, tha Elezi.
Sipas Elezit, me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ mundëson aplikimin online për dorëzimin e aplikimit së bashku me listat e kandidatëve. Elezi ka shpjeguar se të gjithë kandidatët do të verifikohen nga KQZ dhe institucionet tjera, me qëllim që të vërtetohen se të njëjtit janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Në mesin e institucioneve që KQZ do të kërkojë verifikim është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”. Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, tha Elezi.
kqz
Politike
5 Korrik 2025, 14:09
E. D
edi rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale për lirimin e hapësirave p...
Politike
5 Korrik 2025, 13:46
M.B
FIER- Zegjine Çaushi ka falenderuar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Maldrita Bardhon e cila ven...
Politike
5 Korrik 2025, 13:37
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh nga një qytetar, i cili është ankuar për hapsirën e komplekseve t&eum...
Politike
5 Korrik 2025, 13:35
E. D
Brunilda Haxhiu
TIRANË- Zv.sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu në një deklaratë për...
Politike
5 Korrik 2025, 13:25
E. D
foto ilustruese
KOSOVË-Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosov&e...
Politike
5 Korrik 2025, 13:01
E. D
KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur se seanca konstituive, e cila is...
Politike
5 Korrik 2025, 12:55
M.B
Harta
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhjen me temën me të lakuar nga ai t...
Politike
5 Korrik 2025, 12:39
M.B
Ermal Dredha
VLORA- Bashkia Vlorë dhe policia duket se kanë nisur një aksion në qytet në zbatim të urdhrave të krye...
Politike
5 Korrik 2025, 12:23
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me alarmin për bombë në Parlamentin e K...
Politike
5 Korrik 2025, 12:05
M.B
Çifti Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar publikisht në rrjetet sociale bashkëshorten e tij, Liri B...