LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria ka cilësine më të keqe të jetesës ne Europë"/ Partia e Lirisë: Zgjidhja është programi konkret i PL-së i ndërtuar mbi 5 prioritete kombëtare

Haxhiu u shpreh se Partia e Lirisë beson se Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë, por për një ndryshim thelbesor dhe te menjehershem te modelit qeverises.

5 Korrik 2025, 13:35 Nga E. D
"Shqipëria ka cilësine më të keqe të jetesës
Brunilda Haxhiu

TIRANË- Zv.sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria ka cilësinë më të keqe të jetesës së Europë.  Haxhiu u shpreh se sipas raportit të platformës ndërkombëtare Numbeo, për periudhën janar-qershor 2025, Shqipëria renditet e fundit.

Haxhiu u shpreh se Partia e Lirisë beson se Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë, por për një ndryshim thelbesor dhe te menjehershem te modelit qeverises. Sipas saj zgjidhja është programi konkret i Partisë së Lirisë, i ndërtuar mbi 5 prioritete kombëtare për 4 milion shqiptare plus.

Deklarata e Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu.

Shqipëria ka cilësine më të keqe të jetesës ne Europë ashtu siç evidentohet qartë nga raporti më i fundit i platformës ndërkombëtare Numbeo, për periudhën janar-qershor 2025. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e fundit ndër 37 vende europiane të analizuara, duke u pozicionuar më keq edhe se Ukraina, një vend që ndodhet nën agresion të armatosur. Ky është një sinjal i qartë se shqiptarët po jetojnë jo në krizë të përkohshme, por në një kolaps të qëndrueshëm dhe të thelluar të cilesise se jetesës. Nëse do të besonim propagandën e përditshme mediatike, Shqipëria sot është një parajsë mesdhetare ku jetohet më mirë se në çdo cep të Europës. Në realitet, jemi në fund.

Fuqia blerëse në Shqipëri është ndër më të ultat në kontinent. Çmimet e larta të banesave janë të pakrahasueshme me të ardhurat reale të qytetarëve. Shëndetësia falas kushton më shumë se ajo private për shkak të korrupsionit, mungesës së aparaturave , ilaceve dhe mjekëvë. Shëndetësia është lënë në mëshirën e rrënimit dhe privatizimit të heshtur. Shqipëria është sot vendi me pagat më të ulëta në Europë, ndërkohë që kostoja e jetesës – nga produktet ushqimore tek qiraja dhe shërbimet bazë – është më e lartë se mesatarja europiane. Familjet shqiptare shpenzojnë 40% të të ardhurave vetëm për ushqim, krahasuar me 13% që është mesatarja e BE-së, një tregues i varfërisë strukturore dhe i dështimit të politikave ekonomike dhe sociale.

Të rinjtë nuk kanë më mundësi të ndërtojnë jetën në vendin e tyre. Blerja e një apartamenti është kthyer në një luks të paarritshëm për shumicën e tyre. Një familje me të ardhura mesatare, ose nuk e përballon dot një banesë, ose do të jetë skllave e një kredie që zgjat gjithë jetën. Ndërkohë, mjedisi po shkatërrohet përditë. Ajri që thithim është i helmuar nga djegia e mbetjeve urbane e industriale, uji i pijshëm nuk përdoret dot as për të larë, ndërsa lumenjtë dhe detet janë kthyer në kanale të ndotura . Kjo është një krizë mjedisore dhe shëndetësore, e shkaktuar nga paaftësia dhe mosveprimi sistematik i qeverisë.

Qeveria ka braktisur qytetarët për të ushqyer klientët e saj. Ka braktisur fermerët, të rinjtë, të moshuarit, profesionistët, për të ndërtuar një shtet që funksionon vetëm për të pasurit, për oligarkët dhe për pushtetarët e lidhur me afera. Kjo është Shqipëria që s’e gjen në ekranet e pushtetit, por që e jeton çdo qytetar në rrogën që nuk mjafton, në çmimet që rriten çdo ditë, në spitalet ku mungon gjithçka, në arsim e degraduar dhe në rrugët që shpien drejt ikjes, ne Shqipërinë që shpopullohet cdo ditë. Partia e Lirisë beson se Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë, por për një ndryshim thelbesor dhe te menjehershem te modelit qeverises .Zgjidhja është programi konkret I Partise se Lirise, i ndërtuar mbi 5 prioritete kombëtare për 4 milion shqiptare plus. Ky program garanton përmirësim e cilësisë së jetesës së shqiptarëve dhe ndaljen e shpopullimit.

brunilda haxhiu

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll