Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo u shpreh se ky veprim u mor në bazë të analizave të brendshme dhe përvojave të vendeve europiane, me synim ndërtimin e një kurrikule moderne dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht.
TIRANË- Në programet dhe tekstet shkollore të vendit ka nisur permirësimi. Ky veprim ka ardhur pas shpalljes së rezultateve në testimet ndërkombëtare të PISA-s dhe TIMSS, të cilat nxorrën rezultate të dobëta. Gjatë debateve në seancë dëgjimore në Komisionin e Edukimit, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro tha se ndërhyrja në tekstet shkollore është domosdoshmëri.
Ajo u shpreh se ky veprim u mor në bazë të analizave të brendshme dhe përvojave të vendeve europiane, me synim ndërtimin e një kurrikule moderne dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht. Kumbaro theksoi në këtë proces janë përfshirë rreth 200 profesionistë të arsimit.
Katër tekste pritet të jenë plotësisht të reja, Qytetaria për klasën e parë, të 6 dhe të 10, si edhe Gjuha për klasën e dhjetë. Seanca dëgjimore u shoqërua me debate nga deputetët e opozitës të cilët kërkonin transparencë për procesin e rishikimit të teksteve.
“Kurrikula kishte nevojë për ndërhyrje që të reflektonte nevojat e reja të tregut të punës, të shoqërisë së dijes dhe të qytetarisë globale. Gjithashtu rishikimi dhe përditësimi i saj u ndërmor edhe mbi bazën e vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare siç janë PISA, TIMSS apo PIRLS, analizave të brendshme dhe përvojave të vendeve europiane, me synim ndërtimin e një kurrikule moderne dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht.
Për klasat 1, 6, 10 përditësimi i programeve lëndore ka ndodhur në vitin 2025, përditësimi i teksteve po ndodh aktualisht dhe zbatimi i kurrikulës së re do të nisë në shtator të vitit 2026. E njëjta logjikë dhe proces do të ndiqet për klasat 2, 7, 11, me kurrikulën e re që do të zbatohet në shtator 2027 për klasat 3, 8, 12 në shtator të vitit 2028. Dhe për t’u përmbyllur me klasat 4, 5, 9 me zbatimin e kurrikulës së re duke filluar nga shtatori 2029. Përgatitja e listës së teksteve shkollore për përditësim, sipas klasave dhe lëndëve, bazuar në katalogun zyrtar të teksteve shkollore për klasat 1, 6 dhe 10 përfshin 171 tekste shkollore: 140 tekste fizike dhe 31 tekste digjitale', tha Kumbaro./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Reuters i ka kushtuar një artikull situatës poltike në vend. Në artikullin e saj thuhet se kryeministri i v...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas vizitës blic të kryeministrit E...
Kurti dhe Rama KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit të sotëm që pati me kryeministrin Edi Rama. Me a...
Rama dhe Kurti TIRANË- Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut Edi Rama ka përfunduar. Diskutimi mes dy liderve ka qenë i larmish...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Me 66 vota pro, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë...
Foto ilustruse TIRANË- Komisioni i Posaçëm parlamentar për reformën Administrativo-Territoriale ka avancuar me planin e punë...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e kryeminist...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu është përplasur me Arbjan Maznikun , gjatë mbledhjes në K...
Foto ilustruse KOSOVA- Kryeministri i vendit, Edi Rama është pritur mesditën e kësaj të hëne me një ceremoni zyrtar...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme në gjykatën Administrative është mbajtur seanca me paditëse aktoren Anila Bish...