LIVE UPDATES
Politike

"Pasardhësi i Dumanit do të jetë Kondili"/ Berisha: Ligji antimafie nuk ekziston, është asgjësuar

Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapjen e drejtësisë dhe manipulimin e procesit të emërimit të pasardhësit të Altin Dumanit në krye të SPAK.

11 Shtator 2025, 14:37 Nga E. D
"Pasardhësi i Dumanit do të jetë Kondili"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se ligji antimafia është asgjësuar në funksion të klientëve të qeverisë. Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapjen e drejtësisë dhe manipulimin e procesit të emërimit të pasardhësit të Altin Dumanit në krye të SPAK. Sipas Berishës, kandidati i parapëlqyer nga Rama është prokurori Kondili, dhe ky vendim është marrë pas një skeme të dirigjuar personalisht nga kreu i qeverisë, me mbështetje të verbër nga njerëzit e tij në sistem.

"Tani, të nderuar zotërinj, lidhur me emërimin e pasardhësit të Dumanit, nuk mund të keni asnjë iluzion se do zgjedhë atë që ai do. Shikoni se çfarë bëri me zgjedhjen e parë, ua them unë tani, se nuk e kam nxjerrë ndonjëherë këtë, po e nxjerr sot. Kur u bënë zgjedhjet e para, i thotë Erion Veliajt: Ti Erion, do mbështesësh Kondilin. I thotë Lubisë: Ti Lubi, do të mbështesësh Kondilin. Vet me ndërkombëtarët, atyre u thoshte unë dua Altin Troplinin. Erioni, verbërisht e zbatoi. Po Erioni e kuptoi para se të ndodhë kjo, e kuptoi, por vonë. Kjo është absolute. Po të gjithë ata i ka emëruar ky, mos të kemi asnjë iluzion.

Urdhëro si veproi me Altin Troplinin. I futi të dy këta, gjoja partia po punon për Kondilin, në fakt ky punonte Troplinin. Të njëjtën skemë do përdorë edhe ky, ja do jemi këtu. Por, problemi ynë është ky, problemi ynë është shumë serioz. Së pari Skapi u përdor për të shtypur pluralizmin dhe për këtë janë dokumente ndërkombëtare që mbështesin qëndrimin tonë. Së dyti, dokumentet zyrtare faktojnë se prokurorët e Skapit kanë bashkëpunuar gjatë periudhës së tyre në Skap me krimin. Dokumentet, nuk i fshehim ne ato. Nuk tërhiqemi prej tyre.

Ne, do të donim me kënaqësinë më të madhe një organ akuze të përgjegjshëm para ligjit, padiskutim. Por jo, një organ akuze që informon 2/3 e bosëve të drogës dhe të organizatave kriminale, më shumë se 2/3, absolutisht më shumë, 80 përqind të tyre. 250 mandate të paekzekutuara, të gjitha të shitura nga Dumani dhe skapistët. Dhe ne, qendrojmë. Natyrisht, ky ka humbur Fatmir Xhafën për t’i mbikëqyrur ata. Fatmir Xhafa është në ligjet e vendit dhe në ligjet ndërkombëtare subjekt i ligjit antimafia.

Por, ligji antiumafia për Troplinin nuk ekziston, jo nuk ekziston. Pikërisht, se nuk ekziston ligji antimafia, Edi Rama firmos dh e vulos që, hoteli Elvis Doçi, të marrë hotelin 11 katësh tek Shkëmbi i Kavajës dhe nuk i sekuestrohet. Pikërisht, se nuk ekziston ky ligj, bashkëshortja e Xhaferrit, mos gaboj Xhaferri e ka ai mbiemrin, ajo fiton tendera rëndom me Taulant Ballën, pikërisht se nuk ekziston ky ligj. E shoqja e Altin Hajrit, me firmën e Edi Ramës merr leje për ndërtim hoteli. Po si mund të marrë bashkëshortja leje ndërtim hoteli? Sepse, lgji antimafie nuk ekziston. Është asgjësuar. Natyrisht ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë fort, me gjithë përpjekjen tonë për zbatimin e ligjshmërisë," tha Berisha. 

sali berisha 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj