LIVE UPDATES
Politike

"Vrasëse me pagesë"/ PD: Dënojmë me forcë fushatën shantazhuese të Erion Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, e ndjen që po i vjen fundi

Në fund, PD ka edhe një mesazh për socialistin, duke parashikuar se edhe ai do të 'fundoset' nga afera e inceneratorëve.

17 Korrik 2023, 09:33 Nga k.m.
"Vrasëse me pagesë"/ PD: Dënojmë me forcë
PD

TIRANË- Partia Demokratike ka dënuar sulmin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, të cilën e cilësoi si një "vrasëse me pagesë". Në një deklaratë për shtyp, selia blu thekson se Veliaj sulmon median sa herë që publikohen materiale që janë të vërteta, e po i siguron reporterët se në PD do gjejnë një aleate në luftën për lirinë e medias. Në fund, PD ka edhe një mesazh për socialistin, duke parashikuar se edhe ai do të 'fundoset' nga afera e inceneratorëve.

"Përpëlitjet e Veliajt janë spazmat e fundit që kanë kapur atë dhe të gjithë të përfshirët më mega-aferën e inceneratorëve pas arratisjes së Arben Ahmetajt. Veliaj, sic dëshojnë dokumentet e SPAK, është edhe propozuesi i skemës së inceneratorëve. Është radha e tij që të lëshohet nga Rama, i cili do t’i sakrifikojë të gjithë për të ruajtur veten, dhe kjo e bën nervoz. Të quash zonjën Xama ‘vrasëse me pagesë’, sic ka bërë ai në mesazhe drejtuar gazetares, një gjuhë më pas që e përvetësuan ‘shokët e lalit’ me gazeta, portale dhe anale mediatike, është si guximi i atij që ka pushtet të pakontrolluar, ashtu edhe dëshpërimi i atij që e njeh veprën e vet dhe ka frikë prej saj. SPAK ka vetëm një detyrë: të mos tërhiqet, edhe pse me siguri, edhe atyre u kanë shkuar mesazhe si të Ola Xamës,"-shkruhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

NJOFTIM PËR SHTYP

PD dënon me forcë fushatën shantazhuese të Erion Veliaj ndaj gazetares Ola Xama dhe ndaj gjithë reporterëve

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike reagon me shqetësim dhe e dënon me forcë fushatën shantazhuese dhe intimiduese të kryebashkiakut Veliaj kundër gazetares së lirë Ola Xama dhe kundër të gjithë reporterëve të guximshëm që denoncojnë abuzimet e tij dhe të pushtetit. Përshëndesim reagimin e njëzëshëm dhe solidar të të gjitha organizatave të mbrojtjes së lirisë së medias në botë dhe atyre kombëtare, dhe u kujtojmë se te Partia Demokratike do gjejnë një aleate në luftën për lirinë e medias dhe të shprehjes dhe kundër agresionit të Rama-Veliajt për heshtjen, blerjen dhe shantazhimin e zërave kritikë të pushtetit në media dhe shoqëri. Erion Veliaj në këtë pikë është recidivist. Sa herë media publikon gjurmë të shkeljeve të tij ligjore ai hidhet në sulm. Duke pasur mbrojtjen, fatkeqësisht, të një pjese të mirë të medias, të cilën e ka blerë me favore dhe shtrëngime të ndryshme, në krah të tij dhe kundër kolegëve gazetarë të guximshëm angazhohen edhe ‘tualetet mediatike’ të Bashkisë së Tiranës. Përpëlitjet e Veliajt janë spazmat e fundit që kanë kapur atë dhe të gjithë të përfshirët më mega-aferën e inceneratorëve pas arratisjes së Arben Ahmetajt. Veliaj, sic dëshojnë dokumentet e SPAK, është edhe propozuesi i skemës së inceneratorëve. Është radha e tij që të lëshohet nga Rama, i cili do t’i sakrifikojë të gjithë për të ruajtur veten, dhe kjo e bën nervoz. Të quash zonjën Xama ‘vrasëse me pagesë’, sic ka bërë ai në mesazhe drejtuar gazetares, një gjuhë më pas që e përvetësuan ‘shokët e lalit’ me gazeta, portale dhe anale mediatike, është si guximi i atij që ka pushtet të pakontrolluar, ashtu edhe dëshpërimi i atij që e njeh veprën e vet dhe ka frikë prej saj. SPAK ka vetëm një detyrë: të mos tërhiqet, edhe pse me siguri, edhe atyre u kanë shkuar mesazhe si të Ola Xamës.

Më herët se PD, të shtunën, organizatat ndërkombëtare të lirisë së medias dënuan fushatën e sulmit të ndërmarrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kundër gazetares Ola Xama, pasi kjo e fundit raportoi mbi hetimet e Prokurorisë së Posaçme për rolin e tij në procedurat e kontratës koncesionare për trajtimin e mbetjeve në Tiranë. Federata Europiane e Gazetarëve, EFJ, Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, ECPMF, dhe Safe Journalist Network i kërkuan Veliajt që të ndalë sulmet ndaj gazetarëve profesionistë dhe të respektojë punën e tyre.

E gjitha ndodhi pasi një shkrimi me titull “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK” me autore gazetaren Ola Xama që u publikua nga BIRN më 13 korrik dhe bazohej në të dhënat e siguruara nga dosja që Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë si pjesë e kërkesës për arrestim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Edhe pse i ishte kërkuar koment, Veliaj nuk iu përgjigj. 24 orë pas shkrimit, ai i shkroi Xamës në aplikacionin Whatsapp, duke pretenduar se kishte ngatërruar faktet dhe e quajti atë “militante”. Veliaj pretendoi se propozimi i tij për PPP në trajtimin e mbetjeve nuk ishte i njëjti me projektin që u miratua dhe që po hetohet aktualisht nga SPAK. Në një seri mesazhesh, Veliaj i shkroi gjithashtu Xamës se ajo “nuk ishte gazetare, por një killer me pagesë”. Terma që u kritikuan jo pak edhe nga organizatat ndërkombëtare.

ola xama erion veliaj pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj