LIVE UPDATES
Politike

PD dënon bilancin alarmant të dhunës policore kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar 

Deputeti demokrat shtoi se gjatë protestës janë dëshmuar raste ku disa të rinj janë dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa qytetarë janë shoqëruar dhe arrestuar për akte simbolike proteste, si hedhja e vezëve

23 Korrik 2026, 18:35 Nga E.d
PD dënon bilancin alarmant të dhunës policore kundër
Foto ilustruse

TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar dhunën e bërë nga policia ndaj  protestuesve. Përmes një deklarate, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Klevis Balliu shprehet se dhuna ndaj protestuesve është dëshmi e qartë se Edi Rama ka kapur mjetet e represionit kundër qytetarëve. 

Sipas Balliut, bilanci i protestës së sotme para Kuvendit është alarmant, ku 17 persona kanë marrë trajtim mjekësor në QSUT. Deputeti demokrat shtoi se gjatë protestës janë dëshmuar raste ku disa të rinj janë dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa qytetarë janë shoqëruar dhe arrestuar për akte simbolike proteste, si hedhja e vezëve

Në lidhje me këtë, ai tha se këto ngjarje kërkojnë hetim të plotë dhe transparent, sepse në një shtet demokratik askush nuk duhet të dhunohet apo të privohet nga liria për shkak të ushtrimit të së drejtës për të protestuar.

PD i bën thirrje Prokurorisë të hetojë çdo përdorim të paligjshëm, të pavend dhe disproporcional të forcës, të identifikojë personat e paidentifikuar që ushtruan dhunë ndaj të rinjve.

Deklaratë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, deputetit të PD, Klevis Balliu:

Dhuna ndaj shqiptarëve që protestojnë, sipas një të drejte universale që ua jep Kushtetuta dhe Konventat ndërkombëtare, është dëshmi e qartë se Edi Rama, i rrethuar dhe çakorduar, ka lënë propagandën dhe ka kapur shkopin e gomës, gazin lotsjellës dhe mjetet e represionit kundër qytetarëve. 

Bilanci i protestës së sotme para Kuvendit është alarmant. Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shëndetësore, 17 persona kanë marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe në Spitalin Universitar të Traumës. Në QSUT janë paraqitur 10 protestues: 4 janë trajtuar në Urgjencë dhe 3 të tjerë në shërbimin e Toksikologjisë, ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës ka marrë trajtim 1 protestues. 

Përtej këtij bilanci, gjatë protestës janë dëshmuar raste ku disa të rinj janë dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa qytetarë janë shoqëruar dhe arrestuar për akte simbolike proteste, si hedhja e vezëve. Këto ngjarje kërkojnë hetim të plotë dhe transparent, sepse në një shtet demokratik askush nuk duhet të dhunohet apo të privohet nga liria për shkak të ushtrimit të së drejtës për të protestuar.

Partia Demokratike dënon çdo akt dhune joproporcionale kundër protestuesve dhe rikonfirmon edhe njëherë se e vetmja zgjidhje janë kërkesat e protestës qytetare dhe plotësimi i tyre. Sjellja e Policisë së Shtetit ngre shqetësime serioze. Në vend që të garantojë rendin dhe të mbrojë qytetarët, ajo vepron si strukturë në mbrojtje të pushtetit politik, duke ushtruar dhunë dhe represion kundër protestuesve.  

I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë çdo përdorim të paligjshëm, të pavend dhe disproporcional të forcës, të identifikojë personat e paidentifikuar që ushtruan dhunë ndaj të rinjve, si dhe të verifikojë ligjshmërinë e shoqërimeve dhe arrestimeve të qytetarëve për akte simbolike proteste.

Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku protestuesit dhunohen, arrestohen për një vezë dhe trajtohen si kriminelë, ndërsa hajdutët e parave publike mbrohen me gaz që të mos i kapë një domate. E gjitha ka vetëm një zgjidhje dhe ajo gjendet te thirrja e protestuesve që po gjëmon në shesh dhe anekënd: Rama, jepe dorëheqjen!/Dosja.al

pd protesta klevis balliu

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s