11 Qershor 2025, 12:31
Nga M.B
Personat e paraqitur në video
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë publike gjatë një konference për shtyp rrëfimet e disa qytetarëve lidhur me atë që e konsideron si farsë elektorale. Qytetarët në videon e prezantuar nga Berisha thonë se u kanë marrë kartat e identitetit sikur do u jepnin pensionet, dhe ata nuk mundën të votonim ditën e zgjedhjeve. Ata shtojnë se kanë përreth një javë pa kartë ( flitet për në javën zgjedhore).
Biseda e paraqitur në videon e PD-së:
Denoncuesi: Kush jeni, si e keni emrin?
Qytetari: Lodovik ...
Denoncuesi: Lodovik kush ...
Qytetari: Lodovik Rrethi.
Denoncuesi: A doni me votu nesër...
Lodovik Rrethi: Po ishalla...
Denoncuesi: A keni kartë?
Lodovik Rrethi: Jo. E kam kartën por na e ka marrë ai mjeshtri...
Denoncuesi: Si e ka emrin ...
Lodovik Rrethi: Besmiri ... te posta.
Gentian Ndoj: Kartën tënde kush e ka marrë?
Lodovik Rrethi: Besmiri.
Gentian Ndoj: Besmiri ... Pse nuk ta kthen kartën Besmiri...
Lodovik Rrethi: Nuk di gjë, puna e tij. Ai nuk i hedh lekët ai...
Gentian Ndoj: A të duhet karta ty...
Lodovik Rrethi: Më duhet nesër, kismet ...
Gentian Ndoj: Pse të duhet karta...
Lodovik Rrethi: Me votu.
Gentian Ndoj: Sa kohë ka që ta ka marrë kartën?
Lodovik Rrethi: Ka 1 javë.
Qytetarja: Marie Rrethi.
Denoncuesi: Sa vjeç je?
Marie Rrethi: 78.
Denoncuesi: Pensionin a e ke marrë
Marie Rrethi: Jo.
Denoncuesi: A don me votu nesër?
Marie Rrethi: Po nesër, për Zotin do të mi bin se s’bën more, s’ka ka ja man. Unë atë ja du.
Denoncuesi: Ç’ka?
Marie Rrethi: Kartat i du në shtëpi.
Denoncuesi: Kush ua ka marrë kartat ...
Marie Rrethi: Ky Besi na i ka marrë.
Denoncuesi: Ku punon ai.
Marie Rrethi: Don lek.
Denoncuesi: Çfarë lekësh?
Marie Rrethi: Lekët e pensionit...
Denoncuesi: Tash sa kohë ua ka marrë kartat.
Marie Rrethi: Ka tash 1 javë, tash ni javë po them unë se, kartat janë marrë ma tepër.
Denoncuesi: Pra, ai ua ka marrë kartat dhe nuk ua kthen.
Marie Rrethi: Nuk i kthen, për s’gjallë nuk i kthen.
Denoncuesi: A keni shku me ja kërku kartat?
Marie Rrethi: Ka shku Liku, i kam thënë Likut, çfarë është mor kështu, thotë. Duhet me ja çu Luisit, Luis Lazrit, për me i pru te shpia.
Denoncuesi: E çfarë i ka thënë ai për kartat.
Marie Rrethi: I ka thënë du me ja çu asaj. Mi jep mor mu, i ka thanë kartat. Jo jo i ka thënë, do ja çoj atje, se do i çoj dhe lekët. As ka pru lekë, as ka pru karta.
Denoncuesi: Pra, ju s’keni kartë?
Marie Rrethi: Jo në shtëpi. Jo, jo atje i ka, ai vetë i ka marrë. Hala vaki s’më ka bë kështu.
Gentian Ndoj: Një rast flagrant ka ardhur nga fshati i Barbullushit, ku një denoncues është ankuar pranë Partisë Demokratike, sepse një punonjës poste, i cili shpërndan pensionet në Barbullush, Besmir Lepi u ka marrë kartën e identitetit dhe nuk ua rikthen.
Qytetarët pa kartën e identitetit nuk mund të votojnë, ndaj i bëj thirrje organeve kompetente, Policisë së Shtetit që të marrin masa ndaj këtyre personave sepse po kryejnë krime zgjedhore.
sali berisha
Politike
11 Qershor 2025, 12:28
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka denoncuar sërish procesin zgje...
Politike
11 Qershor 2025, 12:25
M.B
Donika Gërvalla
KOSOVA- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) tha të mërkurën se është duke i ndj...
Politike
11 Qershor 2025, 12:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët ka reaguar ashpër pas v...
Politike
11 Qershor 2025, 12:01
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Qeveria në detyrë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara ...
Politike
11 Qershor 2025, 11:47
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit t&eum...
Politike
11 Qershor 2025, 11:08
M.B
Elisa Spiropali
UKRAINA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali do të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore që...
Politike
11 Qershor 2025, 10:03
M.B
Foto ilustruese
DIBRA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarku...
Politike
11 Qershor 2025, 08:37
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët e Kosovës për të 30-ën herë do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit...
Politike
10 Qershor 2025, 22:10
N.F
Takimi
BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka reaguar pas takimt trepalësh me kryenegociatorin e...
Politike
10 Qershor 2025, 20:44
N.F
Bislimi
BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç kanë zhvilluar takimin e parë në...