LIVE UPDATES
Politike

PD: Shqipëria renditet në fund të Europës për zhvillim shkencor dhe universitar

Ajo theksoi se buxheti i shtetit është 40.9 milionë euro për arsimin por realisht buxheti i qeverisë për kërkim shkencor është më pak se 10 milionë euro.

1 Gusht 2025, 14:04 Nga N.F
PD: Shqipëria renditet në fund të Europës për zhvillim
Sula

TIRANË- Drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula në konferencë për mediat ka folur në lidhje me situatën e arsimit në vend. Sula duke cituar të dhëna nga INSTAT u shpreh se vendi ynë renditet në fund të Europës për mbështetjen financiare për kërkim dhe zhvillim shkencor dhe universitar.

Ajo theksoi se buxheti i shtetit është 40.9 milionë euro për arsimin por realisht buxheti i qeverisë për kërkim shkencor është më pak se 10 milionë euro. Sula shtoi se diferenca është e thellë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian që është afro 128 miliardë euro.

Sipas saj financimi i ulët dhe mungesa e infrastrukturës moderne akademike lidhet  me mungesën e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim. Ajo theksoi se një tjetër faktor është qeveria ku sipas saj do të shtypë e çdo mendimi të lirë.

"Sipas Eurostat, për vitin 2024, Shqipëria renditet në fund të Europës për mbështetjen financiare për kërkim dhe zhvillim shkencor dhe universitar. Buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro. Edhe pse kjo shifër është e fryrë, sepse qeveria e ka shtuar duke raportuar shpenzimet për qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, me fondin e pagave të Akademisë së Shkencave, apo Agjenci qeveritare si ajo e Mjedisit, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, drejtoresha e së cilës, siç kanë njoftuar mediet, merrej me inovacione në transferimin e votave.

Pra edhe pse shumë e fryrë – përsëri ajo mbetet në nivelin më të ulët në Europë. Realisht buxheti i qeverisë për kërkim shkencor është më pak se 10 milionë euro ose 0,06 % i PBB. Diferenca e thellë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian që është 0.71% e PBB- ose afro 128 miliardë euro, tregon hendekun e pamatshëm mes kolapsit ku gjendet Shqipëria dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme për dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik

Sipas Eurostat, investimet publike në kërkim shkencor dhe zhvillim janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

Nëse vendet europiane e kanë rritur financimin me 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, (kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro), ne mbetemi në vendnumëro me gjithë shfaqjet pompoze për arritje në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Ekspertët e lidhin këtë nivel shumë të ulët financimi në Shqipëri me mungesën e vëmendjes institucionale ndaj kërkimit shkencor dhe me prioritetet e ekonomisë shqiptare të përqendruar kryesisht tek ndërtimi dhe turizmi – të cilët nuk nxisin kërkim, teknologji apo risi.

Nënfinancimi i vijueshëm dhe mungesa e infrastrukturës moderne akademike lidhet jo vetëm me mungesën e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim por shumë më tepër me urrejtjen e shpallur që partia shtet ka për elitën e shoqërisë, me përçmimin dhe shtypjen e çdo mendimi të lirë në ato që duhej të ishin tempujt ku ndërtohet e ardhmja, me presionet dhe shantazhet që thyejnë çdo standard e godasin integritetin e pedagogut, me zbatimin e metodave të diktaturës si në vitin 1946, me ngritjen e klaneve që përdorin deri edhe studentë për të diskriminuar stafet akademike e kërkimore.

Largimi nga puna i pedagogut të nderuar dhe dekan me kontribute të çmuara, ndërprerja e marrëdhënieve të punës e specialistëve të mirëfilltë, vetëm se kanë mendim të ndryshëm nga rilindja, shantazhet e kulisat për të tjerë profesorë që duhet të bëhen dhe do të bëhen publike kanë vetëm një emërues; lënie pa dinjitet, nëpërkëmbje dhe përdorje e botës universitare- pasaporta që këto 12 vite qeverisjeje na ka lënë në fund të Europës, pasaporta që i ka dyert e mbyllur për në Europë. Nuk mund te presesh me shume prej nje qeverie qe shpenzon qindra miliona euro per te vjedhur zgjedhjet. Kur zgjedhjet jane farse cdo gje tjeter eshte farse!" u shpreh Sula.

lili sula pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj