1 Gusht 2025, 14:01
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj dy personave, të cilët dyshohen se kanë kanosur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Prokuroria ka identifikuar të dyshuarit me iniciale, F.K dhe N.S. Sipas saj, ata dyshohet se më 2023 kishin publikuar në llogaritë e tyre në Facebook shkrime me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit.
Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar në Facebook se as ai dhe as avokati i tij nuk janë informuar se ndaj tij është ngritur një aktakuzë, por shtoi se “mezi pret” që të ballafaqohet me Kurtin në gjykatë.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se më 30 gusht të vitit 2023, F.K, e kishte përsëritur një postim me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit ku thuhej: “... Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova".
Ndërkaq, N.S, sipas Prokurorisë, e ka kanosur me vrasje Kurtin përmes postimeve të bëra në Facebook, për shkak të funksionit të tij si kryeministër, duke iu referuar postimit kërcënues të F.K.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që synon që përmes dhunës apo kanosjes të pengojë përfaqësuesit e lartë të Kosovës të kryejnë detyrat e tyre mund të dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim./rel
albin kurti prokuroria speciale e kosoves
Politike
1 Gusht 2025, 13:50
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet të paraqitet ditën e hënë në Prokurori...
Politike
1 Gusht 2025, 13:23
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heq...
Politike
1 Gusht 2025, 13:07
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimeve të organizatave civile për propozimin e draftit të Kodit të ...
Politike
1 Gusht 2025, 12:36
N.F
Foto
TIRANË- Komisioneri për Parandalimin e Torturës pranë institucionit të Avokatit të Popullit, Ahmet Prençi ka...
Politike
1 Gusht 2025, 12:41
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rregullore të re edhe për kantieret e ndërtimit. Ai tha se kush nd&eu...
Politike
1 Gusht 2025, 12:30
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme në një dalje në rrjetet e tij sociale se qytetar&eum...
Politike
1 Gusht 2025, 12:31
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme në rubrikën "Sy m'Sy" ka folur në lidhje me aksionet e zhvilluara në vend...
Politike
1 Gusht 2025, 12:27
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në komunikimin e radhës në rubrikën "Sy m'Sy" ka folur për aksionin e lirimit të ...
Politike
1 Gusht 2025, 12:05
N.F
Foto
TIRANË- Bashkimi Europian ka reaguar ditën e sotme në lidhej me draftin e ri të Kodit Penal të propozuar të premten e ka...
Politike
1 Gusht 2025, 11:59
r.ll
foto e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj gjykatësit Hazbi Balliu, se ka konsideruar si pronë legjitime nj&...