Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Balliu shton se në pak muaj qytetet tona kanë përjetuar terrorin dhe dramën e 47 atentateve, në të cilat kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 23 të tjerë.
TIRANË- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu e ka konsideruar Shqipërinë një fushëbetejë për bandat. Në një deklaratë për mediat, teksa krahason bilancin e luftës në Ukrainë, Balliu thotë se për 24 orë atje janë vrarë 11 qytetarë, ndërsa në një vend si Shqipëria që nuk është në luftë, janë ekzekutuar 4 persona. Balliu shton se në pak muaj qytetet tona kanë përjetuar terrorin dhe dramën e 47 atentateve, në të cilat kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 23 të tjerë.
Deklaratë e Shefit të Organizimit Klevis Balliu:
Në Ukrainë në 24 orë u vranë 11 civile, thënë ndryshe 1 vrasje për 4 milion banorë. Në Shqipëri në 24 orë, 4 të vrarë ose 1 vrasje për 540 mijë banorë. Gjendja kriminale në vendin tonë ka arritur në nivele të paimagjinueshme. Në pak muaj qytetet tona kanë përjetuar terrorin dhe dramën e 47 atentateve, në të cilat kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 23 të tjerë. Vendi është kthyer në një fushëbetejë të bandave, të cilat edhe nëse nuk kanë mbrojtjen e qeverisë, kanë ‘lejen’ e Edi Ramës: ‘hëngshi kokat’! Partia Demokratike, e cila ka rekord serioz, pozitiv dhe të pathyeshëm në luftën kundër bandave, bën sot një apel kombëtar: bandat luftohen duke i burgosur jo duke i lënë ta kthejnë Shqipërinë në Far Ëest, duke rrezikuar jetën, sigurinë, shëndetin psikologjik të qytetarëve. Shqiptarët nuk mund të jenë një ‘dëm anësor’ në luftën e bandave. Shqiptarët janë përballur me pamje të tmerrshme, nga shpërthimet me tritol si ai i datës 11 Qershor, te vrasjet e dyfishta dhe trefishta, siç ishin rastet e Fushë Krujës, Vlorës dhe Elbasanit.
Gjendja kriminale në Shqipëri është kthyer në problem edhe për partnerët tanë europianë. Raportet ndërkombëtare si ai i “Numbeos” e vënë Shqipërinë të dytën e Europën Jugore. Raporti i Departametit të Shtetit i datës 2 Mars evidenton se krimi i organizuar në vendin tonë ka arritur nivele të larta. Kryeprokurori i Antimafias Italiane ka deklaruar se fuqia e bandave shqiptare vjen nga lidhjet e ngushta me qeverinë dhe në veçanti evidenton pastrimin e parave në fushën e ndërtimit, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të apartamenteve. Ndërkaq inkriminimi i institucioneve të shtetit shqiptar, në veçanti të Policisë, ka minuar ne themel luftën ndaj bandave. Partia Demokratike dënon ‘paktin me të keqen’ të Edi Ramës duke u lënë fushë të lirë bandave në aktivitet kriminal dhe larje hesapesh. Me një qeveri të cilën banditët e konsiderojnë bandite si veten, Shqipëria është në rrezik.
Erion Veliaj UKRAINË- Nga Kharkiv, kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi koalicionin mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. ...
Kuvendi i Shqiperise TIRANË- Në Shqipëri, shumica socialiste ka propozuar dy ndërhyrje të tjera ligjore, përveç ndrysh...
Ilir Meta dhe perfaqesuesit e Vatra TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar ditën e sotme me pë...
BE TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi qeverinë shqiptare se projekti i saj për ngritjen e nj&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjaveshme të zhvilluar me...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë zhvilloiu ditën e sotme një konferencë për mediat nga selia e PL-së...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur paralajmërimeve të Partisë S...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ë...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh i qartë ditën e sotme se do të ketë koalicion për ...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është ai që po t...