LIVE UPDATES
Politike

PD: SPAK të hetojë Bashkinë e Durrësit, lidhi kontratë me kompaninë Zoto-Mërtiri, pa asnjë lloj dokumentacioni

Sipas Balliut, kryebashkiakja Emirjana Sako lidhi kontratë me kompaninë Zoto-Mërtiri, pa asnjë lloj dokumentacioni.

26 Gusht 2023, 11:43 Nga A.B
PD: SPAK të hetojë Bashkinë e Durrësit, lidhi kontratë
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat kërkoi që SPAK të hetojë Bashkinë e Durrësit. Sipas Balliut, kryebashkiakja Emirjana Sako lidhi kontratë me kompaninë Zoto-Mërtiri, pa asnjë lloj dokumentacioni.

DEKLARATA E PLOTË:

Emirjana Sako kryebashkiake e Durrësit, në vitin 2021, ka zhvilluar procedurën, jo të hapur por me negocim pa shpallje paraprake, të kontratës me objekt “Depozitimi i mbetjeve urbane Bashkia Durrës”. Sasia e pritshme e mbetjeve ishte: 320.000 ton

Kohëzgjatja: 48 muaj

Fondi limit 1 148 864 000 lekë

Ofertuesi i vetëm që mori pjesë në këtë procedurë ishte: INTEGRATED ENERGY BV SPV, me vlerë të ofertës 1.126 miliard lekë të reja pa tvsh.

Sa për kujtesë: Intergrated është kompania e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Në mungesë të konkurrencës dhe duke mos ndjekur procedurën e hapur të prokurimit, Emirjana Sako më 27 shtator 2021 nxitoi të shpallë fituesin dhe nënshkruajë formularin e njoftimit të fituesit ku njoftonte operatorin e vetëm pjesëmarrës, njëkohësisht fitues të kësaj procedure INTEGRATED ENERGY BV SPV, se oferta e paraqitur prej tij me vlerë 98% të fondit limit, pra 11.2 miliard lekë, u shpall fituese (publikuar në butelinin e APP-së nr.146, më 4 tetor 2021). Në Buletinin e APP-së nr.161, datë 8 Nëntor 2021 publikohet njoftimi i nënshkrimit të kësaj kontrate me këto të dhëna:

1. Emri dhe adresa e Autoritetit /Enti Kontraktor Emri: Bashkia Durrës

2. Lloji i procedurës: ME NEGOCIM, PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS

3. Objekti i kontratës: “DEPOZITIMI I MBETJEVE URBANE BASHKIA DURRËS”

 4. Numri i referencës së procedurës / Lotit: REF-05045-09-11-2021

 5. Fondi Limit: 1,148,864,000 (një miliard e njëqind e dyzet e tetë milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e katërmijë) lekë pa tvsh.

6. Vlera totale përfundimtare e kontratës (përfshirë Lotet, opsionet dhe nënkontraktimin): Vlera 1.351.242.240 (me TVSH), monedha Lek

7. Data e nënshkrimit të kontratës : 08/10/2021

8. Emri i Kontraktorit/nënkontraktorit: INTEGRATED ENERGY BV SPV

Nga 14 Dhjetor 2021 deri më 17 Gusht 2023, bashkia Durrës pagoi Integrated Energy BV spv një vlerë prej 7.05 miliard lekë për:

– KONTRATA nr. 9853/8 e 8 tetorit 2021 “Depozitimi i mbetjeve urbane Bashkia  Durrës”

– KONTRATA nr. 101/81 e 28 tetorit 2022 DEPOZITIM MBETJE URBANE BASHKIA DURRES

Sikurse evidentuam më lart, për kontratën e parë kemi gjetur dokumentacionin në Agjencinë e prokurimit publik.

Për kontratën e dytë nuk kemi gjetur asnjë të dhënë lidhur me procedurën e ndjekur dhe dokumentacionin shoqërues të saj.

Pyetja që vlen, dhe duhet bërë publikisht, për publikun durrsak dhe shqiptar është: Përse është lidhur një kontratë e dytë me të njëjtin objekt, ndërkohë që ekziston kontrata fillestare në fuqi me afat 48 muaj?

Si u planifikua buxheti për këtë kontratë të dytë? Si u miratua?

Çfarë procedure u ndoq deri në lidhjen e kontratës 101/81 me 28 tetor 2022?

Përse vijojnë pagesat për këtë kompani e cila është dëshmuar se operon në kushte mashtrimi dhe është nën hetim?

Është i pakuptueshëm, dashakeq, antiligjor, në përbuzje të djersës së taksapaguesve shqiptarë fakti që Ministria e Financave vazhdon edhe sot të bëjë pagesa nga Thesari i Shtetit.

Ato duhen ndërprerë menjëherë.

I bëjmë thirrje SPAK-ut që të thellojë hetimin dhe në bashkinë Durrës për të verifikuar këto procedura, dhe për të ndërprerë këto pagesa të cilat, nuk shkojnë për shërbime publike, por mbajnë të sigurt dhe në luks të arratisurit e çështjes dhe padronët e tyre në Tiranë.

klevis balliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj