LIVE UPDATES
Politike

Zhupa në Gjykatën Kushtetuese: Gjinushi në krye të Akademisë po qëndron në shkelje të ligjit, është i padekretuar nga Presidenti

Në një deklaratë për mediat, nga Gjykata Kushtetuese, tha se Gjinushi është i padekretuar nga Presidenti i Republikës.  

21 Dhjetor 2022, 11:24 Nga I.A
Zhupa në Gjykatën Kushtetuese: Gjinushi në krye të
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se Skënder Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave po qëndron në shkelje në ligjit. Në një deklaratë për mediat, nga Gjykata Kushtetuese, tha se Gjinushi është i padekretuar nga Presidenti i Republikës.  

“Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave i padekretuar nga presidenti i Republikës. Meta kur ishte në krye të Presidencës ka evidentuar shkelje kur është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit”, tha Zhupa.

Po ashtu ajo ka shtuar se Skënder Gjinushi i ka shërbyer politikisht kryeministrit Edi Rama.

“Të shpallet pezullimi i menjëhershëm i zotit Gjinushit”, tha deputetja demokrate.

Fjala e plotë e Zhupës:

Në padinë e rradhës që lidhet me një paligjshmëri për Akademinë e Shkencave. Paligjshmëria lidhet me Kryetarin e Akademisë së Shkencave, Z. Skënder Gjinushin, i cili qendron në krye të Akademisë së Shkencave, i cili qendron i padrekretuar i asaj kohe, Z. Ilir Meta. Për të sqaruar padinë do të doja të ndaj me ju dy tri elemente kryesore. Në momentin që Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave, sipas ligjit ai duhet të ishte anëtar i përhershëm i Akademise së Shkencave. Që të jesh anëtar i përhershëm Akademisë së Shkencave, nuk mund të jesh kryetar një partie politike. Në atë kohë Skënder Gjinushi ka qenë kryetar i Partisë Social-Demokrate, dhe nuk mund të zgjidhej kryetar Akademisë së Shkencave, duke mos qenë anëtar i përhershëm. Pikërisht, këtë shkelje ka evidentuar edhe Presidenti Meta, kur i është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit. Në atë kohë Ilir Meta ka thirrur në një takim personal edhe Skënder Gjinushin, ka dërguar letra në gjykatë, ka dërguar letra në Akademinë e Shkencave, për të marrë informacionin për të gjthë procesin, për gjendjen ligjore, por edhe për të folur me të interesuarit, dhe ka vendosur për të mos ta dekretuar se ishte, sepse ishte në shkelje të ligjit dhe në shkelje të Kushteutës. Me mos dekretimin e Z. Meta, Gjinushi vazhdon dhe qendron në krye të Akademisë së Shkencës i padekretuar, dhe bën kështu shkeljen e dytë të Kushtetutës.

Nëse kishte një shkelje të parë, nuk e lejoi Metën që ta dekretonte, tani që ne e sjellim në Gjykatë Kushtetuese, ka dy shkelje. Ka edhe shkeljen e dytë, sepse shkel nenin 92 të Kushtetutës, pikën g që thotë: ‘Presidenti emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave, dhe ai qendron aty i pa emëruar nga Presidenti’. Ajo që është e rënndësishme të kuptohet është që, Opozita në fakt e sjell këtë paligjshmëri, sepse e vlerëson Akademinë e Shkencave. Vlerëson akacdemikët e ndershëm, punëtorë që punojnë atje dhe që kanë dhënë kontribut për vendin, dhe nuk mundet që këtë institucion ta lerë si një institucion të paligjshëm, dhe të politizuar. Pse them të politizuar? Sepse ishte vullneti i kësaj mazhorance, që pasi nuk e dekretoi Presidenti Meta, të ndryshonin ligjin e Akademisë së Shkencave, dhe të bënin një shpikje të re, se nqs votohet dy herë nga Asambleja e Akademisë së Shkencave quhet i emëruar. Pak a shumë e ngjashme me emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku donte ta bënte noteri te Lana, e njëjta gjë. E kapur politikisht, sepse Skënder Gjinushi i ka shërbyer politikisht Edi Ramës, me partinë e tij në funksion të mazhorancës së vetë, sepse Skënder Gjinushi, ju e dini shumë mirë afilacionin, është ish-ministri i fundit i arsimit i komunizmit, dhe nuk mundemi ne sot, ku Akademia e Shkencave është përballë tre projekteve të mëdha, siç është historia e vendit, që ta shkruajë një njeri që është mediokër nga ana shkencore, i politizuar dhe i paligjshëm. Apo fjalori dhe enciklopedia shqiptare që janë në marrëdhënie edhe me shtetin e Kosovës. E ndiejmë për detyrë që ta sjellim këtë padi për të shpallur pezullimin e menjëhershëm të Z. Skënder Gjinushi, pa pajtueshmërinë e tij në këtë funksion, dhe së fundmi kërkojmë interpretim të plotë të nenit të Kushtetutës, në mënyrë të tillë që mos të ndodhi më asnjëherë tjetër që të qendrojë në krye të institucioneve të paemëruar nga Presidenti i Republikës.

ina zhupa skender gjinushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj