LIVE UPDATES
Politike

'Rama kërkon ta shuajë PD-në'/ Berisha: Po kërkon të ja varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd dhe Lulzim

Berisha shtoi se do nisë ndarja e punës për çdo seksion ndërsa nënvizoi se nuk duhet t’u mohohet anëtarëve të së njëjtës familje të bëhen pjesë e të njëjtit aksion.

20 Dhjetor 2022, 18:06 Nga A.B
'Rama kërkon ta shuajë PD-në'/ Berisha: Po kërkon
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se të gjithë anëtarët e PD duhet të zbresin në seksionet e PD, të nisin takimet dhe të bëjnë bilancet. Berisha shtoi se do nisë ndarja e punës për çdo seksion ndërsa nënvizoi se nuk duhet t’u mohohet anëtarëve të së njëjtës familje të bëhen pjesë e të njëjtit aksion.

'Ne kaluam primaret për drejtuesit tanë të degëve. Ajo ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Në tërësi ato me përjashtime shumë të rralla nuk krijuan qarje, hatërmbetje të pariparueshme. Po në këtë frymë kaluan dhe primaret për qeveritarët vendorë.  Po në këtë frymë do të kalojnë kandidaturat për deputetë dhe qeveritarë qendror. Por cili është mesazhi i madh në rrafshin partiak për çdo anëtar të kësaj partie, të guxojë të kandidojë.
I zgjedhuri Duhet të investojë tek ata tek të cilët do ti përfqësojë, duhet të fitojë besimin, të bëjë avokatinë e tyre dhe duhet ta konsiderojë veten njëri prej tyre.

Këto arritje janë shumë të rëndësishme dhe janë një presmisë e mirë për fushatën tonë elektorale. Ne hyjmë në një fushatë elektorale si njerëz të lirë, me kandidatët tanë të përzgjedhur në mënyrën më demokratike. Ky është një avantazh, një epërsi e padiskutueshme aq sa ka liria epërsi.

Ne hyjmë në këtë fushatë gjithashtu në kushtet kur regjimi degradon gjithnjë e më shumë. Në kushtet kur regjimi rëndon gjithnjë e më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve. Në kushtet kur regjimi kalbëzohet çdo javë e më shumë. Në kushtet kur Edi Rama dëshmon qartë se është i vendosur të bëjë gjithçka deri sa ti japim vendin që meriton, për të shkatërruar PD dhe për të spastruar Shqipërinë, e për ta shndërruar atë në parajsën e krimit, korrupsionit dhe klaneve me pasaporta të arta e me radhë.

Ne sot jemi para një alternative me këtë armik që kemi përballë. Ky kërkon ta shuajë PD-në dhe çdo demokrat duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. PD-në kërkon të ja varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd, Lulzim apo si quhet. Ky kërkon në dhunim flagrant të çdo lloj parimi të votës, shumicës etj., që partia që përmbysi etërit e tij, të ndëshkohet nga ky bastard në pushtet. Ky kërkon që duke asgjësuar PD-në, si e tillë pas rithemelimit të saj, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Edi Rama pas marrjes së pushtetit duke dhunuar votën, mendon në mënyrën më kriminale, të godasë përfundimisht pluralizmin. Mendon dhe beson se mund të tjetërsojë PD-në. Kjo është çështja jonë, e çdo demokrati/ demokrateje, e çdo shqiptari dhe shqiptareje që do lirinë e pluralizmin.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje