LIVE UPDATES
Politike

Shqipëria merr 3 dronë Bayraktar, , Rama: Kompania do trajnojë 30 persona, qendra e kontrollit do jetë në bazën e Kuçovës. Faleminderit Erdogan

Në fjalën e tij të gjatë, Rama kujtoi se kishte shkuar dëshmitar në dasmën e vëllait të drejtorit ekzekutiv të kompanisë "Bayraktar", duke kujtuar pjesëmarrjen në dasmën e vajzës së presidentit turk.

20 Dhjetor 2022, 16:12 Nga k.m.
Shqipëria merr 3 dronë Bayraktar, , Rama: Kompania do trajnojë 30
Edi Rama

TIRANË- Shqipëria merr 3 dronë Bayraktar! Sot në ambientet e Kryeministrisë, Shqipëria ka firmosur marrëveshjen për blerjen e flotës së dronëve ‘Bayraktar’, që sipas kreut të qeverisë Edi Rama është teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile.  Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi falenderoi, kompaninë Bayraktar për mbështetjen, ndërsa kryeministri Rama ia dedikoi fjalët e mira, mikut të tij presidentit turk Recep Tajip Erdogan. Në fjalën e tij të gjatë, Rama kujtoi se kishte shkuar dëshmitar në dasmën e vëllait të drejtorit ekzekutiv të kompanisë "Bayraktar", duke kujtuar pjesëmarrjen në dasmën e vajzës së presidentit turk.

Rama tha se kjo marrëveshje është arritur falë partneritetit strategjik mes Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa tha s e këta dronë janë të një niveli të lartë teknologjie që do të përdoren edhe në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore. Sipas tij, kompania turke do të stërvisë 30 persona për dronët, ndërsa shtoi se qendra e kontrollit do të vendoset në bazën e NATO-së në Kuçovë. 

Shqipëria merr 3 dronë Bayraktar, , Rama: Kompania do trajnojë 30
Pamje nga takimi

“Të gjithë ne e dimë se kur vjen fala për mjete pa pilot, dronet nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh, radhë, sepse radha është shumë e gjatë dhe nga ana tjetër është fati të jesh në anë e duhur. Krenar që jemi të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, NATO-s dhe në të njëjtën kohë të jemi të rreshtuar në një partneritet strategjik mes nesh dhe Turqisë. Marrëdhënie e natyrshme e ndërtuar ndër vite, sot është në pikën më të mirë.

Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë bajraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë bajraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës,”- tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i kompanisë Bajraktar, Lütfü Haluk Bayraktar ka bërë me dije se do të hapin në Tiranë një qendër shërbimi. Gjatë firmosjes së marrëveshjes ku Shqipëria ka blerë dronët nga kjo kompani, Bayraktari tha se përmes kësaj qendre shërbimi do të bëjnë të mundur që me këto dronë të pajisen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm vendi ynë.

"Kemi kohë që punojmë për këtë projekt dhe jemi krenarë që sot po bëhet realitet, ne si bajraktarë do performojmë më të mirën në këtë kontratë në mënyrë që ju të merrni përftimin më të lartë të kësaj teknologjie. Vendi ynë ka një marrëdhënie të gjatë historike, kemi marrë veshje vëllazërore 100 vjet më parë dhe marrëveshjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë. Këto teknologji janë vërtetuar si astete që janë vërtetë të rëndësishme në inventar. Nuk janë mjete që do përdoren për kohë lufte, por përdoren edhe në kohë paqeje për qëllime të ndryshme. Urojmë që kjo tek të hapë një epokë të re mes vendeve tona dhe të mbështesë sovranitetin e Shqipërisë,”- tha Bayraktari.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Shumë të dashur miq nga Turqia do të doja të nisja duke thënë se kam qenë vetëm një herë dëshmitar në dasëm dhe ndodh që martesa ku kanë qenë dëshmitarë ka qenë ajo e shpikësit të Bayraktar, vëllait të drejtorit ekzekutiv që është këtu. Shpresoj që si dëshmitar nuk kam sjellë mungesë fati, por dhëndri po i sjell ca fat ushtrisë dhe vendit tonë. Jam shumë i lumtur sot, por dua t'ja nis andej nga duhet duke falenderuar presidentin Erdogan. E dimë që kur vjen fjala që kur vjen fjala tek mjetet pa pilot nuk ka të bëjë me të pasurit të parave, por që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh në radhë sepse është shumë e gjatë. Po ashtu është edhe fakti që të jesh në anën e duhur. është e rëndësishme që të jemi të reshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, atë të bashkësisë euroatlantike. Me një partneritet strategjik mes nesh dhe Turqisë. Sot është ditë shumë e mirë mes nesh dhe bashkëpunimit mes Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është një marrëdhënie që po bëhet gjithmonë dhe më e mirë, sot është në pikën e saj më të mirë, por dua që të bëjmë edhe më mirë. Jam e sigurtë që në këtë marrëveshje nuk po sjellim teknologjinë më të mirë, por një fushë të re njohurish. Ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes forcave tona dhe kompanisë Bayraktar. Lufta ka qenë dhe po vazhdon ende. Nuk mund ta falenderoj mbajtueshëm mikun e këtij kombi presidentin Erdogan. Ministrin e Mbrojtjes sepse lidhja nuk ishte e lehtë. Po kështu dua të falenderoj me zemër drejtorin ekzekutiv që nuk i kam qenë dëshmitar në dasmë, por është treguar i hijshëm që të na ofrojë kushte shumë të mira. Ka qenë shumë e rëndësishme për ne, sepse e dimë që kërkesat për Bayraktar kanë qenë në rritje. Duhet të jetë e çuditshme dhe argëtuese diçkaje që njerëzit u këndojnë këngë. Vëllezërit bajraktar janë siguruar që të gjeni këngë për bayraktarin. Ne e kemi parë sa shumë qen janë emëruar bayraktar në Ukrainë. është një markë që jep fuqi dhe besim. Po ashtu, edhe mjaft vetërespekt. Po i jepni Shqipërisë më shumë fuqi, besim dhe më tepër respekt për veten. Sa më shumë të kemi kapacitete, aq më të respektuar do të bëheni. Zoti iu bekoftë, shpresoj që Tirana të jetë bindëse për ju që të ktheheni, sepse në fund të fundit, Shqipëria është shtëpia juaj e dytë dhe ju e dini. 

Çfarë është droni Bayraktar?

Shqipëria merr 3 dronë Bayraktar, , Rama: Kompania do trajnojë 30
Bayraktar

Droni i madhësisë së avionëve civilë sërish u bë kryetitull në media më 29 maj, kur lituanezët përmes donacioneve grumbulluan 5 milionë euro për të blerë një TB2 për Ukrainën, teksa ky vend po lufton pushtimin rus. Droni TB2 është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij. Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Por, ky dron shihet si revolucionar për shkak të kostos realitivisht të lirë dhe disponueshmërisë së lehtë. Dronët e mëdhenj ushtarakë të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse MQ-9 Reaper, kushtojnë dhjetëra-miliona dollarë dhe madje shtetet që mund të përballojnë një teknologji të tillë ka pak gjasa që mund t'i blejnë këto fluturake. Çmimi për një njësi të Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por organizatorët lituanezë të mbledhjes së fundit të fondeve kanë sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron. Është e paqartë nëse një stacion shoqërues komandues do të blihet së bashku me dronin.

edi rama shqiperia merr bayraktar


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje