LIVE UPDATES
Politike

"PE u informua për narkoshtetin në Shqipëri"/ Këlliçi: PD në takime të vazhdueshme me ndërkombëtarët!

Më tej ai tha se këto çështje janë bërë pjesë e rëndësishme e diskutimeve në Parlamentin Europian dhe në qarqet ndërkombëtare

2 Dhjetor 2024, 17:33 Nga E. D
"PE u informua për narkoshtetin në Shqipëri"/
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe aktivitetet ndërkombëtare të opozitës shqiptare. Gjithashtu Këlliçi në një intervistë për SYRI TV theksoi rëndësinë e një turi takimesh të realizuar nga përfaqësuesit e PD-së me partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, ku spikatën takimet në Strasburg dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këlliçi gjithashtu u shpreh se të huajt e kanë cilësuar Shqipërinë si “narkoshtetin e parë në Europë,” duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe drejtimin e një regjimi autokratik.

Më tej ai tha se këto çështje janë bërë pjesë e rëndësishme e diskutimeve në Parlamentin Europian dhe në qarqet ndërkombëtare. Po ashtu ai vlerësoi mbështetjen e Partisë Popullore Europiane dhe organizatave të tjera për opozitën dhe liderin e PD-së, Sali Berishën. Sipas tij këto zhvillime tregojnë përpjekjet e vazhdueshme të opozitës për të denoncuar regjimin aktual dhe për të mbrojtur interesat demokratike të vendit.

"Është një tur takimesh që është ndërmarrë nga shumë funksionarë të Partisë Demokratike me partnerët tanë kryesorë. Padiskutim, mes tyre spikasin takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet në Strasburg, të zhvilluara para një muaji, ku 30 deputetët e Partisë Demokratike patën mundësinë të informojnë pjesën dërrmuese të Parlamentit Europian lidhur me narkoshtetin e ngritur në Shqipëri, narkoshtetin e parë në Europë, që drejtohet nga Edi Rama. Mos harroni takimet e ditëve të fundit, ku unë, së bashku me mikun dhe kolegun Tomorr Alizoti, patëm takime në Berlin. Atje u takuam me deputetë të CDU-së dhe me drejtuesit kryesorë të fondacionit politik të Kristian-Demokratëve Gjermanë.

Ditën e nesërme, së bashku me Albana Vokshin dhe Endri Çenon, do të jemi pjesë e një delegacioni zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në samitin vjetor të organizatës botërore të partive të djathta. Mos harroni rezolutat e miratuara para dy javësh, të cilat ishin shumë të forta në mbështetje të opozitës shqiptare, Partisë Demokratike dhe liderit të saj, kryetarit të PD-së, doktor Berishës. Veçanërisht spikat rezoluta e CDI-së, që e konsideroi Sali Berishën një të burgosur politik, ndërsa Shqipërinë e cilësoi një narkoshtet. Ashtu siç është, Edi Rama u përshkrua si një person i lidhur ngushtë me krimin e organizuar, trafikantët e drogës dhe individë të inkriminuar, ndërsa Shqipëria u quajt një regjim autokratik.

Edi Rama, pasi mbaroi punë me Shqipërinë dhe qeverinë sipas tij ka kaluar në “reformimin” e opozitës. Ai ishte i shqetësuar që partia jonë simotër, Partia Popullore Europiane, po mbështeste Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berishën, me një rezolutë, duke penguar kështu reformimin e Partisë Demokratike. E kuptoni me çfarë megalomanie dhe deliri kemi të bëjmë në këtë rast? Rezoluta e PPE-së ka kaluar pa asnjë modifikim, pa asnjë germë apo presje të ndryshuar. Ajo u miratua plotësisht, ashtu siç ishte paraqitur nga Partia Demokratike në Asamble," tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj