Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai tha se presidenti i SHBA u keqpërdor nga e majta amerikane, pasi sipas tij, nuk i përkiste asaj të majte, por përfaqësonte traditën e Partisë Demokrate.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet në konferencën e sotme lidhur me vendimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për të falur djalin e tij dhe duke e liruar atë nga çdo akuzë për krime federale të ngritura ndaj tij. Berisha e cilësoi vendimin e Biden si shfrytëzim pushteti për qëllime familjare. Më tej ai tha se presidenti i SHBA u keqpërdor nga e majta amerikane, pasi sipas tij, nuk i përkiste asaj të majte, por përfaqësonte traditën e Partisë Demokrate. Berisha shtoi se Biden ka një karrierë 50-vjeçare politike dhe pa skandale, ndërsa u shpreh se gabimi i tij kryesor ishte se pranoi zgjedhjen e Kamala Harris si përfaqësuese demokrate në zgjedhje.
"E kam jo të lehtë të komentoj në këtë rast. Pse? Mendoj se e majta ekstremiste amerikane, marksiste-leniniste e keqpërdori në shkallë të pamëshirë presidentin Xho Bajden, i cili në bindjen time më të thellë, nuk i përkiste asaj të majte, por përfaqësonte traditën e Partisë Demokrate. Dhe, po flas haptas, mënyra se si e trajtuan ishte një cinizëm, pamëshirësi dhe që nuk i bënte nder kurrë atyre që e bënë atë.
Ai punonte në një mjedis, i rrethuar në të gjitha anët, me këshilltarë, me bashkëpunëtorë, dhe pasi bëri primaret në të gjithë vendin dhe mori 16 milionë vota në atë procedurë, i bënë një kurth me një debat dhe thanë tani ti nuk bën. Unë nuk hyj në vlerësime, por procedura ishte shumë e pafisshme. Nuk kish pse ia bëje ti atë. Dhe e zëvendësuan me një njeri, nuk e njoh, por një gjë kishte, një njeri që nuk guxoi të dalë njëherë në konferencë shtypi dhe kjo ishte gjëja më e tmerrshme. Se si kjo elitë e botës, servirnin një njeri që nuk bënte konferencë të hapur shtypi. E kuptoni ju?
Tani, në këtë kontekst sigurisht vendimi i tij është shfrytëzim pushteti për qëllime familjare. Nuk e justifikoj unë këtë, por ata e denigruan presidentin e SHBA. Ata u treguan, në vlerësimin tim, një elitë e shkëputur tërësisht nga qytetarët, nga realiteti.
Dhe në këtë shkallë, sepse ai ka një karrierë 50-vjeçare politike dhe pa skandale, por ai ka qenë një politikan që i ka shërbyër vendit e tij. Ata e denigruan. Në këtë mjedis që e katandisën, ai mori një veprim që nuk duhet ta merrte, por përsëri kompleksi i rrethanave ishte shumë i padenjë për ata që i krijuan. Dhe i krijoi të gjitha këto e majta marksiste-leniniste amerikane. Gabimi fatal i jetës së tij ishte kompromisi që bëri me ta duke pranuar përfaqësuesit e Sanders dhe Okazios si zëvendëspresidente, nuk duhej ta bënte, ishte partia e Ruzveltit, e Kenedit. Dhe e pagoi këtë vendim që bëri, këtë vendim që mori për të pranuar një marksist-leniniste si zëvendësoi, e pagoi. E pa mirë se çfarë përfaqësoi.", tha Berisha.
pamje nga konferenca TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se mosbindja civile e opozitës mund të vazhdojë deri ditën e zgje...
sali berisha TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lirimin e tij nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së, Sali Berisha ...
pamje nga konferenca TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse e mbështet protestën e th...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot në konferencë se kryeministri Edi Rama ka përmbysur studimin e pronave n&e...
KQZ KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të planifikuara p&...
sali berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar sot para gazetarëve vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në nj&eum...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët ka folur lidhur me ndër...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat në selinë blu. ...
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka paraqitur një anikimin ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme përsekuestrimin ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësoh...