Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha se për 11 vite që kryeministri Edi Rama ka në pushtet, ka pasur vetëm rritje çmimesh.
FIER- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në takimin me demokratët e Fierit. Ai tha se për 11 vite që kryeministri Edi Rama ka në pushtet, ka pasur vetëm rritje çmimesh.
Noka tha se, Edi Rama nuk ua kërkon votën shqiptarëve, por ua blen atë e kjo i lejon atij që të qeverisë me arrogancë. Ai u shpreh se Rama e konsideron Fierin si një parcelë të tijën, sepse sipas tij bandat dhe krimi i organizuar bën punën e tij kur vjen fushata.
PJESË NGA FJALA E NOKËS:
Edi Rama ka 11 vite në pushtet dhe për 11 vite po të shohim sot në Fier, nuk ka asnjë përparim dhe zhvillim. Fieri është i zhytur në një batak varfërie dhe mjerimi, si kurrë ndonjëherë, në një batak pasigurie dhe juridike, në një situatë politike të tmerrshme dhe gjendje të paqenë ndonjëherë.
Pse? Sepse sot Fieri dhe çdo qytet i Shqipërisë do të ndihej më mirë po të mos kishte qeveri se të kishte një qeveri të tillë.
Sot Fieri dhe shqiptarët nuk kanë një qeverisje normale, por kanë një bandë në pushtet e cila për 11 vite ka parë vetëm ti vjedhë dhe aspak ti kontribuojë për ta.
Në 11 vite në Shqipëri janë rritur vetëm çmimet, dhe sot këto çmime në marketet e Fierit apo në çdo qytete tjetër janë të barabarta me çmimet në çdo qytet të Europës. Sot ëhstë rritur kostoja e jetesës së qytetarëve të Fierit dhe është e barabartë me kostot e jetesës së një qytetari evropian. A ka parë qeveria përveç shtrëngimit të lakut, a ka parë të nevojshme që qytetarëve duhet tu krijojë mundësi punësimi dhe të ju rrisë dhe rroga që të shkojnë paralel me çmimet në këto 11 vite. Në 11 vite vetëm propagandë dhe fasadë kanë bërë, asgjë tjetër.
Kjo ndodh sepse shqiptarët nuk kanë më një pushtet që mendon për ta. Edi Rama nuk ua ka kërkuar votën shqiptarëve, por ua ka blerë dhe ua ka vjedhur votën. Këtu ka nisur dhe është thelbi i gjithçkaje, këtu është thyer kontrata që ka qytetari me qeverinë dhe kjo i ka mundësuar atij që të qeverisë me arrogancë, sepse ai votën e konsideron mall. Ai qytetarët fierakë nuk i konsideron njerëz të cilët do të ju trokasë nesër në derë. Ai Fierin e konsideron si një parcelë të tijën, sepse bandat, krimi i organizuar bën punën e tij kur vjen fushata. Patronazhistët po ashtu, paratë po ashtu. Tani është koha ti themi ndal sepse ti nuk ke bërë asgjë për këtë vend. Sepse ti nuk meriton të jesh në krye të vendit. Koha është ajo që i nxjerr të gjitha në shesh.
ervin salianji FIER- Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim me mbështetësit e tyre në qyt...
lulzim basha TIRANË- Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka folur lidhur me hetimet e 21 janarit. Basha tha në News24 se nuk...
ilir meta dhe petro beleri HIMARË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takuar në Himarë babanë e Fredi Belerit, Petro...
lulzim basha TIRANË- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka komentuar denoncimin e Gazment Bardhit në drejtim të vëllai...
sali berisha dhe lulzim basha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me mundësin&e...
sali berisha dhe lulzim basha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me ish-kryemi...
Belind Këlliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi në një deklarat&...
tedi blushi TIRANË- Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, në një deklaratë për medi...
Mirela Karabina TIRANË- Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina ka mbajtur ditën e sotmë një deklaratë për mediat ku ...
Klevis Balliu TIRANË- Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" k...