Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ambasadorja tha se ai është akuzuar për korrupsion, ndaj nuk mund të premtojë se do të luftojë korrupsionin.
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim shprehet se përfshirja e kryedemokratit Sali Berisha në zgjedhje është diçka e gabuar. Në një intervistë për Zërim e Amerikës, Kim, duke theksuar faktin që ai është shpallur non-grata nga DASH, e krahasoi Berishën me një zjarrvënës që premton të shuajë flakët. Ambasadorja tha se ai është akuzuar për korrupsion, ndaj nuk mund të premtojë se do të luftojë korrupsionin.
Pjesë nga intervista:
VOA: Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?
Ambasadorja Kim: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.
VOA: Zonja Ambasadore, faleminderit për intervistën.
Ambasadorja Kim: Faleminderit juve.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të rrisë pagat e mësuesve gjithashtu. Në një takim q&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij për Bashkinë e Hasit në zgjedhjet lokale të 14 maji...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu rikthye akuzave për mediat gjatë një konference për shtyp të martën me drejtor...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje subjekteve zgjedhore që të mos kufizojnë mbulim...
Ilir Meta LEZHË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' jan&e...
Roland Bejko TIRANË- Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko ka deklaruar se kryedemokrati Sali Berisha do t&r...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dalë sërish në mbrojtje liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosov...
Belind Kellici TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
Sali Berisha dhe Edi Rama TIRANË- Beteja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha nuk zhvillohet vetëm në terren por edhe ...
Petro Koçi TIRANË- Edhe sot, Partia Socialiste ka akuzuar deputeten Monika Kryemadhi se ka marrë para nga rusët. Ka qenë deputet...