Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një konfrencë për medit kreu i PL kërkoi që në qarqet e përmbytura të shpallet gjendja e fatkeqësisë natytore si dhe u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë dhe të marrin nën hetim drejtuesit e KESH. Sipas Metës dëmi përllogaritet në disa qindra milionë euro dhe se buxheti i Bordit të Kullimit për gjithë veriun është vetëm 80 mijë euro.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës së përmbytjeve në vend teksa u shpreh se Shkodra u përmbyt pasi hidrovoret nuk ishin në punë për shkak se nuk kishte energji ekektrike. Në një konfrencë për medit kreu i PL kërkoi që në qarqet e përmbytura të shpallet gjendja e fatkeqësisë natytore si dhe u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë dhe të marrin nën hetim drejtuesit e KESH. Sipas Metës dëmi përllogaritet në disa qindra milionë euro dhe se buxheti i Bordit të Kullimit për gjithë veriun është vetëm 80 mijë euro.
Ilir Meta: Në Shkodër hidrovoret nuk kanë qenë në punë për shkak të mungesesës së energjisë elektrike. Edhe Lezha, edhe Durrësi. Nuk kishte si të dniodhte ndryshe kur fondi vjetori i Bordit të Kullimit është 80 mijë euro për gjithë veriun. Dëmet llogariten në disa qindra milion euro, dëmtimi masiv i të mbjellave ushqimi i bagëtive, e gjithë kjo situatë tregon se qeveria ka qenë inekzistente dhe vetëm pasi situata kishte dalë nga kontrolli. Komiteti u mblodh vetëm të shtunën kur katastrofa u shkaktua. Reshje të tjera priten dhe natyrisht është e domosdoshme shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik si për shkak të keqmenaxhimit të kasjkadës dhe lajmërimit të banorëve për përmbytjet.
DEKLARATA E PLOTË:
Do të dëshiroja ta nisja këtë komunikim duke kujtuar sot me shumë nderim, pikërisht 22 nëntorin e vitit 1998, ditën kur përmes referendumit populli i Shqipërisë vendosi të sillte në fuqi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Natyrisht, kjo ngjarje që është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë, për përpjekjet tona për të ndërtuar shtetin e së drejtës, sigurisht që sot jo vetëm meriton të kujtohet por edhe meriton të analizohet sepse që nga ai moment në 24 vite Shqipëria nuk ka realizuar asnjë referendum. Edhe pse populli i Shqipërisë e vendosi referendumin në Kushtetutën e Republikës si mundësinë e tij për ta ushtruar sa herë që dilte jashtë kontrollit të sovranit klasa politike.
Dhe nga këto 24 vite pa referendum, për fat të keq, sot edhe pa llogaridhënie me pothuajse niveli i llogaridhënies zero në çdo nivel, vendor edhe qendror. Vijmë tek një situatë tepër dramatike që nuk është e para por është e përsëritur dhe e paralajmëruar. Tek përmbytja që nuk erdhi nga shiu dhe as nga perëndia, erdhi vetëm nga korrupsioni, të cilin e kemi argumentuar në mënyrë të vazhdueshme sidomos përsa i takon keqmenaxhimit të sektorit të energjisë elektrike. Tashmë 1685 hektarë të përmbytur në Bashkia e Shkodrës dhe qindra mijëra të rrethuara nga uji, shumë familje të evakuuara, ndërkohë që Bashkia e Shkodrës dhe autoritetet vendore dhe qytetarët nuk u lajmëruan, nuk u paralajmëruan sipas ligjit. Po kështu është e qartë së në Shkodër hidrovoret nuk kanë qenë në punë për mungesë të energjisë elektrike
Ndërkohë që edhe në Lezhë, sipëfaqja e përmbytur llogaritet mbi 1300 hektarë, 500 hektarë Torovicë, 800 në Blinisht dhe në Zadrimë. Po kështu kjo situatë kritike është edhe në Fushë-Krujë ku janë përmbytur mbi 150 hektarë në zonën e Mulqinës dhe Mallkuçit. Natyrisht që nuk mund të mbetej jashtë përmbytjen qyteti i Durrësit me probleme shumë të mëdha në zonën e Kënetës, por pa asnjë diskutim edhe në zonën përherë të përmbytur sa herë që bie qoftë edhe një vesë shi, që është qendra e betonizuar e këtij qyteti tek Veliera. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur Fondi vjetor i Bordit të Kullimit për Shkodrën, për Kukësin dhe Lezhën është vetëm 80 mijë euro në vit, pra për të gjithë veriun është vetëm aq sa vjedh vetëm në një ditë inceneratori i Tiranës që nuk ekziston.
Dëmet tashmë në të gjitha zonat e përmbytura llogariten në disa qindra milionë euro, si për banesat e qytetarëve, për pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë, dëmtimi masiv i të mbjellave të ushqimit të bagëtive dhe blegtorisë. Dhe e gjithë kjo situatë tregon se qeveria ka qenë inekzistente dhe të gjitha veprimet kanë qenë tepër minimale dhe tepër të vonuara dhe vetëm pasi situata kishte dalë nga kontrolli. Dhe më e rënda është se KESH-I e bleu energjinë me shtrenjtë pikërisht në momentin kur dihej që do të kishte reshje dhe e shet shumë më lirë në bursë, pikërisht në këto momente. -Dështoi në mënyrë spektakolare sistemi satelitor për të cilin u paguan 1.5 milionë euro për të parashikuar me saktësi motin. -Dhe ndërkohë Komiteti i Plotave u mblodh vetëm të shtunën kur katastrofa kishte filluar.
Është e qartë se kjo situatë rrezikon të përkeqësohet me masat e improvizuara. Reshje të tjera priten dhe natyrisht se është e domosdoshme shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duhet të bëhet menjëherë pasi jo vetëm kemi të bëjmë me fatkeqësi natyrore por kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore të shkaktuar nga keqmenaxhimi i kaskadave tona nga qeveria. E cila duhet të dëmshpërblejë qytetarët dhe banorët për dëmet e tyre dhe njëkohësisht është e domosdoshme që drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të Sistemit Energjetik për të gjitha aktet e tyre të rënda, si korruptive që kanë çuar në këtë situatë të pakontrolluar të menaxhimit të kaskadës, ashtu dhe për mos lajmërimin e autoriteteve vendore dhe të qytetarëve për t’u mbrojtur nga përmbytja. Dhe meqenëse e nisa me referendumin dua ta përfundoj këtë komunikim përsëri me referendumin sepse në një vend ku llogaridhënia tashmë është zero për shkak të kapjes së shtetit dhe paralizimit të gjitha institucioneve siç e tregon dhe kjo ngjarje. E vetmja rrugë, për rivendosjen e llogaridhënies është pikërisht ajo e referendumit. Ehe unë besoj shumë që në bashkëpunim me Partinë Demokratike dhe të gjitha forcat opozitare, shoqërinë civile dhe të gjithë grupet e interesit, ne do të bëjmë të mundur që Shqipëria shumë shpejt të ketë jo një, por të ketë disa referendum të cilat do të rivendosin përfundimisht shtetin e së drejtës dhe do të bëjnë të mundur që të kemi një shtet që iu përgjigjet qytetarëve dhe që i shtyp, i përçmon, i përzë dhe i përmbyt ata pa mëshirë siç ka ndodhur për fat të keq edhe këto ditë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas akuzave të Opozitës në lidhje me keqmenaxhimin e situatës pë...
Erion Braçe TIRANË- Është shoqëruar me debate dhe diskutime mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Finacave ku po disk...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar përfshirjen e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Komisioni i Ekonomisë TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekomomisë dhe Financave madje dhe vet&e...
Albana Vokshi TIRANË- Seanca gjyqësore mes ministres së Arsimit Evis Kushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi është shtyr&...
Komisioni TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u ngrit një çështje shumë e rëndë...
Erion Braçe TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Deputeti socialist Erion Braç...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar në fillim të Komisionit për Sigurinë Kombëtare se sot du...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon nga Qeveria që të shpallë gjendjen e emergje...
Martin Biba TIRANË- Anëtari i Partisë Demokratike Martin Biba ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për të marr&e...