LIVE UPDATES
Politike

Përplasja për "shkrirjen" e Albanologjisë / Gjinushi: Bashkim institucionesh. Shamku: S'do të ketë Institute, ligji shkelet me të dyja këmbët

Këshilli i Ministrave miratoi mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike duke i kaluar asetet e këtij institucioni nën Akademinë e Shkencave që drejtohet nga Skënder Gjinushi. Asetet dhe studiuesit e saj të transferohen deri në dhjetor (sipas vendimit), ndërsa projektet e ASA ndërpriten.

31 Maj 2023, 14:30 Nga k.m.

 

Përplasja për "shkrirjen" e Albanologjisë / Gjinushi:
Foto ilustruese

 

TIRANË- Një vendim i qeverisë që u morr këtë të mërkurë, që synon të vendosë Akademinë e Studimeve Albanologjike nën varësinë e Akademisë së Shkencave është kthyer në kryefjalë debati mes akademikëve shqiptarë dhe jo vetëm. Këshilli i Ministrave miratoi mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike duke i kaluar asetet e këtij institucioni nën Akademinë e Shkencave që drejtohet nga Skënder Gjinushi. Asetet dhe studiuesit e saj të transferohen deri në dhjetor (sipas vendimit), ndërsa projektet e ASA ndërpriten.

Projektvendimi

Akademia e Studimeve Albanologjike e cilëson si të paligjshëm këtë vendim të qeverisë. Gjuhëtarja dhe kryetarja e Këshillit Etik të ASA-s, Ledi Shamku thotë për Gazetën “Si” se situata është e gjitha në paligjshmëri sepse shkelet ligji i Arsimit të Lartë, me të dyja këmbët. Ajo thotë se Akademia e Studimeve Albanologjike ka statutin e saj dhe pretendimi i Ministrisë për ta “shkrirë” (për mosristrukturim) është i pavërtetë.

“Akademia e Studimeve Albanologjike është brenda ligjit të Arsimit të Lartë, sa i takon faktit që ajo tashmë ka 4 institute. Po të shikosh ligjin e Arsimit të Lartë, neni përkatës thotë që institutet barazohen me fakultetet, dhe ka statutin e saj të miratuar 5 vjet pasi ka dalë ligji i Arsimit të Lartë në maj 2018 nga Lindita Nikolla. Ky statut i njeh ASA të ofrojë master dhe doktoraturë, pra pretendimi i Ministrisë së Arsimit që ASA nuk është ristrukturuar është krejt i pavërtetë dhe i pambështetur në ligj. ASA është ristrukturuar siç e do ligji, siç e do statuti i saj, i njohur po nga kjo qeveri, madje nga po kjo forcë politike”, shprehet gjuhëtarja Shamku për Gazetën “Si”.

Gjuhëtarja Ledi Shamku

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i pyetur nga Gazeta “Si” shprehet se nuk kemi të bëjmë me shkrirje të Akademisë së Studimeve Albanologjike, por bashkim të saj me Akademinë e Shkencave.

“Ministria e Arsimit duke konstatuar statutin ekzistues të ASA ka vlerësuar që ajo të mos jetë më nën Ministrinë e Arsimit apo pjesë e sistemit arsimor, por të jetë pjesë e sistemit shkencor, duke u bashkuar me Akademinë e Shkencave. Në këtë rast kemi të bëjmë me ngritje në status të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Kjo është shprehur shumë qartë edhe me propozimin që ka bërë Akademia e Shkencave 2-3 vjet më parë, në kuadër të reformimit të sistemit të kërkimit në Shqipëri”, shprehet Gjinushi për Gazetën “Si”.

Sipas Gjinushit, vetë fjala bashkim, do të thotë që institucioni nuk preket.

“Ka dy pika: e para, Asambleja e Akademisë së Shkencave ka shprehur vlerësimin dhe gatishmërinë që të bashkohet, do të thotë që institucioni nuk do preket. I vetmi debat është që dikush e quan zgjidhje të mirë, dikush jo. Është punë vizionesh. Ata s’mund t’i referohen ligjit se deri sot janë të parregulluar me ligj. E dyta, ajo që ndryshon është se nuk janë më nën Ministrinë e Arsimit, por janë pranë Akademisë së Shkencave. Të dyja bashkë konsolidojnë autoritetin e Akademisë në tërësi dhe njëra-tjetrën në veçanti. Qëllimi është që të rrisim bashkëpunimin”, vijon më tej Gjinushi.

Ndërkohë, gjuhëtarja Ledi Shamku e kundërshton ashpër deklaratën e kryeakademikut Gjinushi se institucioni nuk preket.

Shamku thotë se nga 4 institute që janë në ASA (Arkeologji, Gjuhësi e Letërsi, Histori, Antropologji Kulturore dhe Studim Arti) nuk do të ketë më asnjë s'do të ketë më asnjë, pasi Ligji për Akademinë e Shkencave, nuk njeh institute, por njësi kërkimore të cilat punojnë me një numër të limituar punonjësish shkencor, maksimalisht 5 persona.

“Në nenin 19 të Akademisë së Shkencave thuhet në mënyrë eksplicite që Akademia e Shkencave nuk ka të drejtën e mësimdhënies, pra ne shkëputemi krejt nga procesi i formimit, (master dhe doktoraturë) dhe shndërrohemi krejt në shkencë për shkencë. Nëse kalon në varësi të Akademisë së Shkencave e pengon që të marrë këto të katër institute siç janë sepse ligji i Akademisë së Shkencave në nenin 19 thotë që Akademia e Shkencave ka të drejtë vetëm të ketë njësi kërkimore të përkohshme afatshkurtra ose afatgjata, pra maksimumi shkojnë dy vjet. Pra ai nuk ka mundësi të ketë struktura të përhershme. Njësitë kërkimore janë 3-5 veta, por secili institut nga ne nga mbi 20 punonjës. Kryetari i Akademisë së Shkencave edhe sikur të dojë kaq personel, me ligj nuk na merr dot. Që të bëhej kjo shkrirje, duhej më parë të ndryshonte ligji i Akademisë së Shkencave”, vijon argumentin e saj Shamku.

Neni për Insitutet

Nga ana tjetër, Gjinushi thotë se këto institute do të kalojnë pranë Akademisë së Shkencave pa u cenuar as në mjedise, as në asete, as në personel.

“Unë nuk merrem me njerëz që duan ta lexojnë ligjin siç dinë ata. Fjala njësi përdoret edhe për njësitë e kërkim-studimit në Akademi, edhe në shkollën e lartë, edhe fakultetet quhen njësi, kjo fjalë as të shton as të pakëson, nuk ka kufi në punonjës. Të gjitha komentet janë të pavërteta që do reduktohen”, thotë Skënder Gjinushi për Gazetën “Si”, ndërsa shton se “një ndër ndërmarrjet tona është ngritja e Qendrës Nano dhe do ketë me dhjetëra punonjës në të ardhmen”.

Një tjetër problem sipas Shamkut është se Ministria e Arsimit nuk e ka në varësinë e vet Akademinë e Shkencave.

“Kjo VKM që pritet të miratohet sot ka një problem shumë serioz ligjor, sepse i referohet nenit 19, për ligjin e Akademisë së Shkencave, ndërkohë që Ministria e Arsimit nuk e ka në varësinë e vet Akademinë e Shkencave. Nuk mund të referohet një ligji që nuk e ka ligj organik të saj, ne jemi vartës të Ministrisë së Arsimit dhe nuk mund të na reformojë, të na shkrijë më saktë duke iu referuar ligjit të Akademisë së Shkencave. Akademia e Shkencave është në varësi të Kryeministrisë”, thotë gjuhëtarja Shamku.

Shamku ngre pyetjen edhe se çdo bëhet me rektorin e Akademisë së Studimeve Albanologjike?

“Ndër të tjera, ASA ka një rektor, i cili është i dekretuar nga presidenti, dhe asnjë VKM nuk ka fuqi të zhbëjë dekretin e një presidenti”, vijon gjuhëtarja Shamku.

Gjuhëtarja Ledi Shamku u ndal edhe te marrëveshjet që Akademia e Studimeve Albanologjike ka universitetet europiane, si dhe te ndërprerja e karrierës së studiuesve aktualë të ASA-s.

“Sa i takon përmbajtjes, secili nga ne ka projektet e veta, studimet e veta. Po ashtu janë 45 marrëveshje me universitet europiane, të cilat automatikisht bien poshtë, sepse ASA nuk është më i njëjti subjekt juridik, dhe askush tjetër veç saj nuk ka tagër t’i mbart këto marrëveshje. Prandaj ka edhe një reaksion shumë të madh nga kolegët tanë të universiteteve europiane. Vërtet Gjinushi thotë që institutet do kthehen aty ku ishin, por me cilin ligj do i kthejë. Ai nuk ka të drejtë as për të  marrë në punë, sepse ne nuk jemi të përputhshëm me titujt dhe gradat, ne jemi strukturë krejt universitare, nuk bashkohet uji me vajin. Aty nuk vazhdon dot as të avancosh me karrierën”, përfundon gjuhëtarja Shamku për Gazetën “Si”./GazetaSI

ledi shamku akademia e studimeve albanologjike skender gjinushi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj