LIVE UPDATES
Politike

‘Piranjat’ denoncuan skandalin/ Berisha: 547 mijë 'votues shëtitës' në të gjithë vendin! Do i shkojmë deri në fund farsës

Berisha deklaron se fenomeni 'votues shëtitës' është shumëfishuar. 

31 Maj 2023, 12:46 Nga A.B
‘Piranjat’ denoncuan skandalin/ Berisha: 547 mijë 'votues
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar 'zgjedhësit shëtitës' që sipas tij në vendin tonë janë plot 547 mijë të tillë. Në një dalje për mediat, kryedemokrati, duke iu referuar denoncimit të emisionit 'Piranja' tha se fenomeni i zgjedhësve shëtitës është një fenomen që po studiohet me intensitet nga Partia Demokratike, madje shtoi se janë rreth 547 mijë qytetarë që janë të tillë. Ai shton se kanë dokumente, se ky fenomen është shumëfishuar. 

FJALA E PLOTË:

Farsa elektorale kishte dimensionet e saj të shëmtuara, njëri prej të cilave janë edhe votuesit shëtitës.
Votuesit shëtitës u shfaqën si fantazma elektorale në zgjedhjet e 2015-ës, kur në një uzinë pa dyer e dritare dhe të braktisur prej vitesh në Kavajë, ishin regjistruar si vendbanimi 300 zgjedhës, ndërkohë që nuk kishte asnjë njeri. Po në këtë kontekst, në qytetin e Durrësit, u gjetën votues të regjistruar në garazhe, kontejnerë në port e gjer të shatërvani në qendër të qytetit si adresë.

Më 25 prill 2021, në rrethin e Durrësit votuan 110 mijë zgjedhës. U konstatuan se 5470 zgjedhës nuk ishin të identifikuar nga makina e identifikimit të zgjedhësve. Ajo që dëshmon në përdorimin e fortë të këtij kontingjenti votuesish shëtitës ishte 6 marsi i vitit 2022. Në Bashkinë e Durrësit votuan 67 mijë votues, pra numri pothuaj u përgjysma. Por ajo që ndodhi në qytetin e Durrësit është se numri i zgjedhësve të paidentifikuar u dyfishua nga 5 mijë shkoi në 9600. Po nga kjo analizë na rezultoi se në këtë qytet, 3900 emigrantë që rezultonin sa kishin votuar, asnjë prej tyre nuk kishte ardhur në Shqipëri. Të gjitha këto sa fola më sipër për Durrësin, me të gjithë dokumentacionin, PD ia ka dërguar prokurorisë që bën pingpong nga prokuroria e Durrësit e SKAP-i.

Po këto në pamje të parë janë të shkuara. Jo. Në këto zgjedhje ne kemi dokumente se ky fenomen u shumëfishua. Në një emision investigativ të Piranjave, gjetën se një drejtor i Bashkisë së Tiranës, kishte regjistruar në katër apartamente false, rreth 20 qytetarë, të cilët nuk kishin banuar kurrë në apartamentet e tij, por kishin ardhur nga zona të ndryshme dhe kishin votuar për Erion Veliajn. Fenomeni i zgjedhësve shëtitës është një fenomen që po studiohet me intensitet nga PD. Dua të falënderoj Piranjat për investigimin e shkëlqyer që bënë.

Ndërkohë ne kemi identifikuar se zgjedhës potencialisht shëtitës, janë në të gjithë vendin rreth 547 mijë vetë.
Këta zgjedhës po identifikohen bashki më bashki. Këta zgjedhës do identifikohen qendër pas qendre.
Një gjë është e sigurt, se investigimi i plotë i bërë për një adresë false në të cilën ishin të regjistruar 20 votues që nuk kishin banuar kurrë, është dëshmi flagrante, e pakundërshtueshme se Erion Veliaj, ka përdorur sipas analizës sonë, këtë proces antiligjor, antikushtetues, këtë krim elektoral në mijëra e mijëra raste të tjera.
Ndaj dhe unë në përputhje me zotimin solemn të PD të mbrojtjes së votës, kërkoj mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve sepse do një punë shumë voluminoze identifikimi i zgjedhësve shëtitës për çdo bashki dhe ne do e bëjmë atë dhe do e paraqesim. Manovra me listat e zgjedhësve është bërë së pari me përjashtimin e mbi 180 mijë zgjedhësve. Zinxhiri mund të shkojë deri në 200 mijë. Në farsën e turpshme elektorale maj 2023 u përdorën fantazmat e zgjedhësve shëtitës apo zgjedhës që votonin në dy apo qendra votimi. Ne do i shkojmë gjer në fund kësaj batërdie, kësaj farse të shëmtuar elektorale.

Emisioni 'Piranjat' zbuloi se në prag fushate partitë politike zgjedhin përdorën metoda aspak të ndershme për të rritur numrin e votuesve. Një nga këto metodat është zhvendosja e popullsisë nga një vend në tjetrin për të mbledhur sa më shumë vota.

Dy persona, ku njëri prej tyre është punonjës i Bashkisë Tiranë, i kanë lëshuar me qira 3 banesat e tyre, në Njësinë Administrative nr. 7 dhe 8 banorëve që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, përveç faktit që janë punonjës të Bashkisë Tiranë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet