LIVE UPDATES
Politike

Plani i Rritjes/ Komisioni Europian i jep 49 milionë euro Shqipërisë, ja sa përfitojnë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi 

Nga ky këst - i treti për këto vende - Shqipërisë i janë ndarë 49 milionë euro, Malit të Zi 44.2 milionë euro, ndërsa Maqedonisë së Veriut 65.7 milionë euro.

20 Maj 2026, 19:00 Nga E.d
Plani i Rritjes/ Komisioni Europian i jep 49 milionë euro
Foto ilustruse

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të mërkurën, teksa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, ngelin mbrapa.

Nga ky këst - i treti për këto vende - Shqipërisë i janë ndarë 49 milionë euro, Malit të Zi 44.2 milionë euro, ndërsa Maqedonisë së Veriut 65.7 milionë euro.

Kjo pagesë lidhet me periudhën e tretë gjashtëmujore të raportimit, e cila përfshin reformat e zbatuara deri në fund të dhjetorit 2025.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, pagesa vjen pas kërkesës për ndarjen dhe vlerësimin pozitiv të komisionit për hapat reformues të ndërmarrë në fushën e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe në fushën e arsimit dhe digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.

“Me lirimin e sotëm të fondeve, shuma totale e miratuar në kuadër të Instrumentit, brenda paketave përkatëse financiare, arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Në Komisionin Evropian shpjeguan se një pjesë e këtyre mjeteve financiare të disbursuara për të tri vendet do të transferohet në buxhetet shtetërore, ndërsa pjesa tjetër i kushtohet projekteve investime përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, në përputhje me procedurat në fuqi të miratimit.

Fondet e destinuara për Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, pasi të miratohen nga bordi drejtues, do të mbështesin projekte infrastrukturore në fushat e transportit të qëndrueshëm, energjisë së pastër, zhvillimit digjital dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Plani i Rritjes përfaqëson paketën më ambicioze financiare të Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pakoja - për periudhën 2024-2027 - është në vlerë të 6 miliardë eurove.Fondet u ndahen vendeve të rajonit pjesërisht në formë grantesh dhe pjesërisht përmes kredive të favorshme.

Qëllimi i planit është integrimi i partnerëve në tregun unik të BE-së, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal, thellimi i reformave të lidhura me BE-në dhe rritja e financimit të para-anëtarësimit. Kjo, nga ana tjetër, pritet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të nxisë rritjen ekonomike të partnerëve.

Kosova, Bosnja e Serbia

Bosnja e Hercegovina është vendi i vetëm që nuk ka marrë asnjë pagesë nga Plani i Rritjes deri më tani, sepse ende nuk e ka miratuar agjendën e reformës.

Kosova, në anën tjetër, e pranoi pagesën e parë muajin e kaluar. Pra, ajo mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi vendi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.

Megjithatë, Kosova ka ngelur mbrapa në bërjen e reformave të nevojshme dhe tani ka shumë punë për ta zënë hapin, në mënyrë që t’i plotësojë kushtet për pagesat e radhës.

Shuma prej 61.8 milionë eurosh e parafinancimit, sipas BE-së është 7 për qind e totalit prej 882.6 milionë eurosh grante dhe kredi me kushte të favorshme për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike.

Kosova është zotuar se do të zbatojë 111 hapa reformash, që përfshijnë fusha sikurse sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, si dhe kapitali njerëzor.

Sipas BE-së, afati i parë për 13 hapa të reformave - që kapin vlerën e 90.8 milionë eurove - është deri më 30 qershor të këtij viti. Ndërsa, në fund të këtij viti do të jetë afati i fundit për 27 hapa të tjera që kapin vlerën e 165.9 milionë eurosh.

Ndërkohë, Serbia, përveç të ashtuquajturit parafinancim që arrin në shtatë për qind të totalit të fondeve të ndara, deri më tani ka marrë një pagesë - gjysmën e shumës së planifikuar, pasi nuk i ka përmbushur të gjitha reformat e parashikuara deri në afatin e caktuar.

Komisioni Evropian po vlerëson nëse Serbia i plotëson kriteret për pagesa të mëtejshme, pasi ajo miratoi ligje në janar që, sipas zyrtarëve të Brukselit, e "kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit"./REL

komisioni evropian shqipëri maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj