Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shkalla e dytë e gjyqësorit shpalli të pafajshëm ish sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit për një nga episodet e korrupsionit.
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur zbutjen e dënimit për ish-deputetin Alqi Bllako. Shkalla e dytë e gjyqësorit shpalli të pafajshëm ish sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit për një nga episodet e korrupsionit.
Konkretisht për episodin e marrjes së 7 milionë lekëve rrogë nga Vladimir Bezhani, ndërsa la në fuqi episodin tjetër të korrupsionit në vlerën e 119 mijë eurove që Bllako i ka marrë nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Kështu Apeli i Posaçëm zbut dënimin nga 4 vite burg në 3 vite. Përfundimisht me gjykim të shkurtuar Bllako do të vuajë 2 vite burg. Bllako e ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit në burg, ndërsa pjesën e mbetur do ta kryejë me shërbim prove.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më 20.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 30 akti, datë 11.03.2026 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 69, datë 04.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 69, datë 04.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar lidhur me fajësinë, cilësimin juridik dhe masën e dënimit të dhënë për faktin penal të përfitimit të parregullt të shumës 119,715 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë) euro, si dhe për disponimet lidhur me aplikimin e dënimit plotësues dhe shpenzimet gjyqësore.
2. Ndryshimin e vendimit nr. 69, datë 04.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën tjetër, si më poshtë:
-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.B, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, sipas kësaj dispozite para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, për faktin penal lidhur me përfitimin e parregullt për shtetasin V.B në vlerën 7.520.000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë, për shkak se fakti nuk përbën vepër penale.
-Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.B i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë për faktin penal të përfitimit të parregullt të shumës 119,715 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë) euro, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
-Në bazë dhe për zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit A.B për një periudhë kohe të barabartë me dyfishin e pjesës së mbetur të pavuajtur të dënimit me burgim.
-Detyrimin e të pandehurit A.B të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
-Detyrimin e të pandehurit A.B të mos shoqërohet me persona të dënuar.
-Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Ndryshimin e vendimit nr. 682, datë 28.11.2024 të Gjykatëssë Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vetëm për sa i përket disponimit për caktimin e gjobës në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë për kërkuesin Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organziuar, duke e hequr masën e gjobës.
4. Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurit.
5. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 20.05.2026.
Tërmet Peçi TIRANË- Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur pak minuta m&...
Edi Rama SUEL- Kryeministi Edi Rama bëri një krahasim të Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut, duke theksuar se Shqip&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi intervistën e kryeministrit Edi Rama për të përditshme...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për ndryshimet mbi Rregulloren e Kuvendit tha se PD nuk do t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi se PD do të paraqesë hartën territoriale më t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u damkosën në të gjitha dokumentet ...
Denion Meidani SHKUP- Përplasjet e fundit në Maqedoninë e Veriut ku studentët shqiptarë janë ngritur prej muajsh në prot...
Ministria e Jashtme SHKUP- Ministria e Jashtme ka reaguar pas lajmeve të publikuara në lidhje me shkarkimin e ambasadorit shqiptar në M...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas ndalimit të 40 të rinjve ng...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për të përditshmen estoneze ‘Postime...