20 Maj 2026, 11:33
Nga I.A
Ministria e Jashtme
SHKUP- Ministria e Jashtme ka reaguar pas lajmeve të publikuara në lidhje me shkarkimin e ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut Denion Meidani, pasi i doli në mbrojtje studentëve shqiptarë. Në një reagim të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme theksohet se komentet mbi shkarkimin nuk pasqyrojnë realitetin dhe janë të pabazuara.
Përmes një deklarate, theksohet se çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e brendshme dhe praktikat diplomatike të konsoliduara.
Reagim i Zëdhënësit të MEPJ:
Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike. Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore. Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla. Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme.
Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, u emërua ambasador në Maqedoninë e Veriut në shkurt 2024./Dosja.al
denion meidani ministria e jashtme
Politike
20 Maj 2026, 12:11
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas ndalimit të 40 të rinjve ng...
Politike
20 Maj 2026, 11:32
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për të përditshmen estoneze ‘Postime...
Politike
20 Maj 2026, 11:24
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj Erion Veliaj dhe shtatë të pandehurve të tjer...
Politike
20 Maj 2026, 10:56
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka dalë nga ambientet e GJKKO, i cili u paraqit pak më her...
Politike
20 Maj 2026, 10:49
E. D
Martha Kos
BRUKSEL- Pesë vende të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të rishqyrtojë strategjinë e tij pë...
Politike
20 Maj 2026, 10:20
E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka folur lidhur me rastin në Sarandë, ku po ndërtohej një ...
Politike
20 Maj 2026, 09:23
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ...
Politike
20 Maj 2026, 09:16
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka mbërritur paraditen e kësaj të mërku...
Politike
20 Maj 2026, 09:15
E. D
Edi Rama, Kim Min-seok
KORE E JUGUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Koresë së Jugut, Kim Min-seok. ...
Politike
19 Maj 2026, 21:33
E. D
Luciano Boçi
DURRËS- Në përfundim të dëgjesës publike të zhvilluar në Durrës, bashkëkryetari i Ko...