Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në seancën e sotme pritej që Prokuroria e Posaçme, të lexonte pretencën ndaj të pandehurve, por procesi u ndërpre dhe u shty për në fillim të muajit qershor.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj Erion Veliaj dhe shtatë të pandehurve të tjerë. Bëhet me dije, se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës, ndërkohë që seanca e rradhës do të mbahet në 3 qershor.
Të pandehurit po gjykohen të veçuar nga Veliaj, me procedurë të gjykimit të shkurtuar. Në seancën e sotme pritej që Prokuroria e Posaçme, të lexonte pretencën ndaj të pandehurve, por procesi u ndërpre dhe u shty për në fillim të muajit qershor. Gjykata e Posaçme pritet të vijojë shqyrtimin e çështjes në seancën e ardhshme, ku SPAK do të paraqesë kërkesat përfundimtare për secilin prej të pandehurve.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka dalë nga ambientet e GJKKO, i cili u paraqit pak më her...
Martha Kos BRUKSEL- Pesë vende të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të rishqyrtojë strategjinë e tij pë...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka folur lidhur me rastin në Sarandë, ku po ndërtohej një ...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka mbërritur paraditen e kësaj të mërku...
Edi Rama, Kim Min-seok KORE E JUGUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Koresë së Jugut, Kim Min-seok. ...
Luciano Boçi DURRËS- Në përfundim të dëgjesës publike të zhvilluar në Durrës, bashkëkryetari i Ko...
foto ilustruese BRUKSEL- Grupi i punës i ekspertëve nga 27-të shtetet anëtare të BE-së i quajtur ndryshe COELA u mblodh ...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Europian mbetet i ndarë sa i përket progresit të Shqipërisë në negociatat e anëtar&eum...
Milo Gjukanoviç MAL I ZI- Ish-presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka folur së fundimi lidhur me aferën “S.Ç&...