LIVE UPDATES
Politike

PRAPASKENAT E SKANDALIT SEKSUAL/ Ish-presidenti malazez rrëfehet për ngjarjen që tronditi Ballkanin në 2002: Serbët angazhuan 27 vajza për të joshur zyrtarët e KFOR-it në Kosovë

Ish-presidenti shprehet, se qëllimi i kësaj çështje ishte, që përmes skandalit të krijohej ideja se Mali i Zi ishte i korruptuar, i lidhur me trafikimin dhe pa kapacitet për të ndërtuar shtet funksional. Sipas tij pas gjithë këtij operacionit qëndronin struktura të afërta me ish-presidentin jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe shërbimet ushtarake serbe.

19 Maj 2026, 18:56 Nga E. D
PRAPASKENAT E SKANDALIT SEKSUAL/ Ish-presidenti malazez rrëfehet për
Milo Gjukanoviç

MAL I ZI- Ish-presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka folur së fundimi lidhur me aferën “S.Ç”, e cila u bë e njohur në vitin 2002. Duke folur në një intervistë për Televizionin E, Gjukanoviç thotë se afera “S.Ç.” nuk ishte vetëm një çështje kriminale, por pjesë e një operacioni më të madh nga Beogradi për destabilizimin e Malit të Zi dhe pengimin e shkëputjes nga Serbia.

Ish-presidenti shprehet se qëllimi i kësaj çështje ishte, që përmes skandalit të krijohej ideja se Mali i Zi ishte i korruptuar, i lidhur me trafikimin dhe pa kapacitet për të ndërtuar shtet funksional. Sipas tij pas gjithë këtij operacionit qëndronin struktura të afërta me ish-presidentin jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe shërbimet ushtarake serbe.

Gjatë intervistë, Gjukanoviç thekson, se në të njëjtën periudhë po përgatitej edhe një operacion për komprometimin e KFOR-it. Pra sipas ish-presidenti malazez, 27 vajza po trajnoheshin për të joshur zyrtarë të lartë të misionit ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim krijimin e skandaleve seksuale që do të dëmtonin imazhin e KFOR-it dhe pranisë ndërkombëtare në rajon.

“Qëllimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i drejtuesve të tij ushtarakë. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza, të cilat duhej t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç. Informacionet që kishim atëherë tregonin se ajo po trajnohej në ambientet e stadiumit të Obiliçit. Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK-u siguruan informacionet në kohë dhe e penguan këtë aktivitet”, tha Gjukanoviç.

Gjatë intervistës, ish-presidenti akuzon edhe disa figura brenda institucioneve malazeze të kohës për mungesë profesionalizmi dhe ambicie personale që ndihmuan në fryrjen e skandalit. Ai përmend ish-ministrin e Brendshëm Andrija Joviçeviç, për të cilin thotë se e përdori çështjen për interesa politike personale.

Gjukanoviç thotë, se në krijimin e aferave të tilla, përdoret gjithmonë ndonjë problem i vërtetë. Ai thekson se "S.Ç", që njihet si aferë, por në fakt përfshihet një grua nga Moldavia, e cila pati një jetë të vështirë vite më parë, në Republikën Srpska, Serbi, dhe rrallë në Mal të Zi. Gjukanoviç u shpreh se Svetlana Cebotarenko, ose S.Ç u përpoq të shpëtonte nga jeta e saj e vështirë, duke u vendosur në një Shtëpi të Sigurt për Gra dhe duke rrëfyer torturat që ajo kishte përjetuar. 

Gjukanoviç bën me dije se më pas, shërbimet e sigurisë u përpoqën ta përdornin këtë situatë për të ndërtuar rrjedhën e "aferës", ku përfshinë në të kreun e prokurorisë malazeze, dhe më pas edhe Gjukanoviçin. Ai vëren se reagoi menjëherë dhe dha një deklaratë para gjyqtarit hetues dhe pohoi diçka që është e vërteta absolute se nuk e kishte parë kurrë atë person në jetën e tij. Në atë kohë Gjukanoviç, kuptoi se për çfarë bëhej fjalë konkretisht. 

Çfarë është afera “S.Ç”?

Mali i Zi u përfshi në vitin 2002, në një prej skandaleve më të mëdha politike dhe mediatike të periudhës post-Jugosllavi. Gjithçka nisi kur një grua nga Moldavia, e identifikuar si Svetlana Cebotarenko, ose ndryshe e njohur me inicialet S.Ç, akuzoi zyrtarë të lartë, policë, biznesmenë dhe figura politike për trafikim seksual dhe prostitucion.  

Svetlana Cebotarenko ose S.Ç deklaroi asokohe se, ishte mbajtur me forcë, ishte rrahur, uritur dhe shfrytëzuar seksualisht nga persona të lidhur me rrjete kriminale. S.Ç në nëntor të vitit 2002 arriti të largohej nga personat që e mbanin peng dhe gjeti strehim në një shtëpi të sigurt për gratë në Podgoricë.

Aty ajo dha dëshmi tronditëse për abuzimet që pretendonte se kishte përjetuar. Deklaratat e saj çuan në arrestimin e katër personave në dhjetor 2002, mes tyre edhe zëvendësprokurorit të shtetit në Mal të Zi, Zoran Piperoviç. Rasti bëri bujë në media dhe shkaktoi krizë politike, pasi opozita dhe një pjesë e opinionit publik nisën të kërkonin përgjegjësi nga pushteti i asaj kohe, i drejtuar nga koalicioni DPS-SDP. DPS, ose Partia Demokratike e Socialistëve, ishte partia e drejtuar nga Milo Gjukanoviç dhe forca kryesore politike në Mal të Zi për dekada.

Ndërsa SDP ishte Partia Socialdemokrate, aleate e DPS-së dhe mbështetëse e linjës pro-perëndimore dhe të pavarësisë nga Serbia. Në atë periudhë, Mali i Zi ishte ende në union shtetëror me Serbinë dhe po afrohej momenti kur Podgorica po mendonte seriozisht për referendum pavarësie./Dosja.al

milo gjukanoviç

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë