LIVE UPDATES
Politike

Posta Shqiptare rriti tarifat/ Himçi: Kjo është pasojë e korrupsionit, në vend që të investojë në infrastrukturën digjitale, zgjedh të rrisë tarifat

Përmes një deklaratë për mediat, Himçi tha se kjo është pasojë direkte e korrupsionit, keqmenaxhimit dhe kapjes së institucioneve publike nga interesa klienteliste.

19 Maj 2026, 16:44 Nga E.d
Posta Shqiptare rriti tarifat/ Himçi: Kjo është pasojë e
Bledi Himçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledi Himçi ka reaguar pas rritjes së tarifave nga Posta Shqiptare. Përmes një deklaratë për mediat, Himçi tha se kjo është pasojë direkte e korrupsionit, keqmenaxhimit dhe kapjes së institucioneve publike nga interesa klienteliste.

Deputeti demokrat u shpreh se shqiptarëve po u kërkohet të paguajnë më shumë për një shërbim që prej vitesh ka dështuar të garantojë standarde minimale sigurie, eficience dhe transparencë. Sipas tij më shqetësuese është fakti se kjo barrë bie mbi shtresat më vulnerabël të shoqërisë, veçanërisht mbi pensionistët, të cilët janë përdoruesit më të shpeshtë të shërbimeve postare. 

Në fund, Himçi tha se Partia Demokratike do ta ndjekë me vëmendje gjithçka ndodh në Postën Shqiptare, ndërsa i bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë këtë institucion dhe të bëhet një transparencë e plotë financiare.

Deklarata e plotë:

Shqipëria po përballet çdo ditë me një realitet të hidhur, kostoja e jetesës rritet pa pushim, ndërsa të ardhurat e qytetarëve mbeten ndër më të ulëtat në rajon dhe në Europë. Kjo nuk është pasojë e krizave globale apo e zhvillimeve ndërkombëtare. Kjo është pasojë direkte e korrupsionit, keqmenaxhimit dhe kapjes së institucioneve publike nga interesa klienteliste.

Rritja e fundit e tarifave nga Posta Shqiptare është një tjetër provë e qartë e kësaj qasjeje të gabuar dhe të padrejtë ndaj qytetarëve. Në vend që të investojë në infrastrukturë digjitale, Posta zgjedh të rrisë tarifat e shërbimeve qytetarëve.

U kërkohet të paguajnë më shumë për një shërbim që prej vitesh ka dështuar të garantojë standarde minimale sigurie, eficience dhe transparence. Nuk mund të kërkosh më shumë para nga qytetarët për të mbuluar dështimet që vetë institucioni ka prodhuar me papërgjegjshmëri.

Më shqetësuese është fakti se kjo barrë bie mbi shtresat më vulnerabël të shoqërisë, veçanërisht mbi pensionistët, të cilët janë përdoruesit më të shpeshtë të shërbimeve postare dhe që sot po penalizohen padrejtësisht.

Realiteti i Postës Shqiptare flet vetë:

-Një institucion që del çdo vit me humbje financiare; 

-Një administratë e fryrë me punësime klienteliste dhe patronazhiste; 

-Një strukturë pa analizë të qartë kostoje dhe pa eficiencë operacionale; 

-Një menaxhim pa vizion, pa përgjegjësi dhe pa transparencë.

Ky nuk është model shërbimi publik. Ky është modeli i korrupsionit dhe dështimit institucional

Qytetarët shqiptarë nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë faturën e paaftësisë, korrupsionit dhe abuzimit me institucionet publike. Partia Demokratike do ta ndjekë me vëmendje gjithçka ndodh në Postën Shqiptare, ndërsa i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë këtë institucion dhe të bëhet një transparencë e  plotë financiare.

Shqipëria nuk mund të ndërtohet mbi tarifat që rëndojnë qytetarët dhe mbi institucionet që janë kthyer ne banke pasurimi për pushtetarët. Shqipëria duhet të ndërtohet mbi drejtësinë, eficiencën dhe respektin për qytetarin./Dosja.al

bledi himçi pd infrastrukturë digjitale

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci