LIVE UPDATES
Politike

Protesta në Shkup/ Ministri i Drejtësisë nuk lëshon "pe" për jurisprudencën në shqip: Nuk do të lejoj minimin e rolit të gjuhës maqedonase! Këto tema përdoren për pikë politike

Filkov theksoi se përpjekjet për ta paraqitur përdorimin e gjuhës maqedonase si diskriminim janë manipulim i rrezikshëm i opinionit publik dhe sipas tij, goditje ndaj rendit kushtetues. Ai shtoi se gjuha maqedonase është gjuha zyrtare në gjithë territorin e vendit dhe themel i sistemit institucional dhe ligjor, duke e bërë të papranueshme politizimin e kësaj çështjeje.

19 Maj 2026, 17:32 Nga E. D
Protesta në Shkup/ Ministri i Drejtësisë nuk lëshon
Igor Filkov

SHKUP- Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka reaguar ndaj protestave dhe debatit publik për kërkesat që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, duke i cilësuar ato si përpjekje për presion politik dhe nxitje të konfrontimit etnik. Sipas tij, provimi i jurisprudencës nuk është çështje politike, por proces profesional i bazuar në ekspertizë dhe respekt për rendin juridik të shtetit.

Filkov theksoi se përpjekjet për ta paraqitur përdorimin e gjuhës maqedonase si diskriminim janë manipulim i rrezikshëm i opinionit publik dhe sipas tij, goditje ndaj rendit kushtetues. Ai shtoi se gjuha maqedonase është gjuha zyrtare në gjithë territorin e vendit dhe themel i sistemit institucional dhe ligjor, duke e bërë të papranueshme politizimin e kësaj çështjeje.

“Reagoj ashpër ndaj përpjekjes për ta shndërruar provimin e jurisprudencës në një fushë për presion politik dhe konfrontim etnik. Provimi i jurisprudencës nuk është çështje politike, por çështje ekspertize, profesionalizmi dhe respekti për rendin juridik të shtetit. Përpjekjet për ta paraqitur detyrimin ligjor për të njohur gjuhën maqedonase si diskriminim janë manipulim i rrezikshëm i publikut dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues. Gjuha maqedonase është gjuha zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe themeli i sistemit institucional dhe ligjor. Është e papranueshme që temat e ndjeshme që ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin juridik të përdoren për të fituar pikë politike ose për të krijuar tensione ndëretnike”, thuhet në reagim.

Filkov theksoi se provimi i jurisprudencës zhvillohet vetëm sipas ligjeve dhe standardeve profesionale në fuqi dhe jo sipas presioneve politike apo protestave. Ai kujtoi se e drejta për protestë është demokratike, por nuk mund të shërbejë për ndryshimin e kritereve të sistemit gjyqësor. Ministri u shpreh se Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog institucional, por nuk do të lejojë, siç tha ai, cenimin e sistemit gjyqësor apo të rolit të gjuhës maqedonase në shtet.

“Provimi i jurisprudencës zhvillohet në përputhje me ligjet në fuqi dhe standardet profesionale, dhe jo sipas agjendave të përditshme politike ose presioneve nga rruga. E drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, por askush nuk ka të drejtë të kërkojë prishjen e kritereve dhe standardeve në gjyqësor përmes protestave të dhunshme. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog të arsyeshëm institucional, por nuk do të lejojë zhvlerësimin e sistemit gjyqësor, as minimin e rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë dhe rendit institucional. Gjuha maqedonase nuk është pengesë është një detyrim, një vlerë kushtetuese dhe një garanci për funksionimin e shtetit”, thuhet në reagimin e Filkovit.

Nga ana tjetër, BDI reagoi duke thënë se deklarata e VMRO-DPMNE-së se Qeveria po kërkon një “zgjidhje ligjore” për provimin e jurisprudencës, në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, paraqet një përpjekje tjetër për anashkalimin dhe sabotimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Problemi nuk qëndron te mungesa e një zgjidhjeje ligjore. Zgjidhja tashmë ekziston në vetë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, konkretisht në nenin 23, i cili qartë përcakton se të gjitha ligjet e tjera duhet të harmonizohen me këtë ligj brenda 12 muajve nga hyrja e tij në fuqi. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për “zgjidhje të re”, por vetëm për zbatim të ligjit ekzistues. Çdo përpjekje për të kërkuar zgjidhje paralele ose alternative jashtë nenit 23 paraqet goditje direkte ndaj parimit të universalitetit të Ligjit për Gjuhët dhe tentativë që ai të reduktohet në zbatim selektiv dhe të kufizuar. BDI nuk do të lejojë asnjë interpretim apo ndërhyrje ligjore me të cilën Ligji për Përdorimin e Gjuhëve do të vihej në pozitë të nënshtruar ndaj ligjeve të tjera apo do të hapej rruga për zbatim selektiv të tij. Respektimi i Ligjit për Gjuhët nuk është çështje vullneti politik, por obligim kushtetues dhe ligjor”, thonë nga BDI.

Studentët shqiptarë protestuan dje në Shkup për mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në shqip përveç maqedonishtes. Me pankarta studentët u nisën nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkuan që institucionet shtetërore ta zbatojnë Ligjin e gjuhëve dhe zëri i tyre të dëgjohet. Studentët u përballën me ndalesa nga policia ndërkaq në protestë u arrestuan tre persona./Dosja.al

igor filkov shkup

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë