LIVE UPDATES
Politike

Boçi në Durrës: Reforma territoriale e vitit 2014 dështoi, territori nuk është thjesht tokë por identitet dhe pushtet

Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se territori nuk mund të shihet thjesht si një ndarje administrative apo si tokë, por si identitet, përfaqësim dhe pushtet për komunitetet lokale.

19 Maj 2026, 17:55 Nga E. D
Boçi në Durrës: Reforma territoriale e vitit 2014 dështoi,
Luciano Boçi

DURRËS- Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luciano Boçi, deklaroi nga Durrësi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar, duke theksuar se nevoja për një reformë të re buron nga problemet që, sipas tij, modeli aktual ka krijuar në përfaqësim, shërbime dhe zhvillim territorial. Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se territori nuk mund të shihet thjesht si një ndarje administrative apo si tokë, por si identitet, përfaqësim dhe pushtet për komunitetet lokale.

Ai kritikoi mungesën e dëgjesave publike reale, duke argumentuar se qytetarët janë përjashtuar nga vendimmarrjet për projekte të rëndësishme lokale. Sipas tij, kjo ka sjellë konflikte dhe vendimmarrje të njëanshme në çështje madhore për Durrësin.

‘Po të kishte dëgjesa publike reale, Porti i Durrësit do të kishte një pamje tjetër, projekti TID do të ishte ndryshe dhe nuk do të kishim konfliktin për Velierën’, deklaroi Boçi.

Sipas tij, reforma territoriale e vitit 2014 nuk prodhoi rezultatet e premtuara, por përkundrazi thelloi diferencat mes zonave urbane dhe rurale, si edhe mes bashkive të pasura dhe atyre me më pak burime. Duke marrë si shembull qarkun e Durrësit, Boçi përmendi zona me identitete historike si Sukthi dhe Manza, të cilat sipas tij sot përballen me mungesë infrastrukture dhe shërbimesh bazë.

Në vijim, ai bëri dallimin mes dy qasjeve për reformën territoriale. Sipas Boçit, mazhoranca synon ulje të mëtejshme të numrit të bashkive dhe vijimin e modelit të vitit 2014, ndërsa Partia Demokratike mbështet një model më të decentralizuar, që synon rritjen e përfaqësimit, forcimin e kompetencave dhe autonomisë financiare të pushtetit vendor. Boçi theksoi se PD nuk kërkon rikthimin te 372 njësitë vendore të mëparshme dhe as ruajtjen mekanike të 61 bashkive ekzistuese, por një ‘optimizim funksional’ të numrit të bashkive mbi baza reale dhe jo politike.

Në argumentimin e tij, ai solli edhe modele europiane të decentralizimit, duke përmendur sistemet suedeze dhe gjermane si shembuj të funksionimit të pushtetit vendor mbi baza të forta financiare dhe kompetenca reale. Në përfundim, Boçi deklaroi se reforma territoriale nuk po ndërmerret për të përmbushur kërkesa të Bashkimit Europian, por si një nevojë që vjen nga vetë qytetarët shqiptarë.

‘Qytetarët kërkojnë më shumë përfaqësim, më shumë shërbime dhe një pushtet vendor më pranë komuniteteve të tyre’, përfundoi ai.

Fjala e plotë e Boçi në dëgjesën e Komisionit të Reformës Territoriale në Durrës:

Mirë se ju gjejmë në këtë dëgjesë, që dikush mund ta quajë të veçantë, sepse, në të vërtetë, trajton një nga çështjet më themelore për të kuptuar se çfarë jemi ne, si jetojmë ne dhe si e duam vendin ku jetojmë. Duke qenë një dëgjesë publike, do të doja që secili prej jush ta kishte përvojën e këtyre dëgjesave më shpesh, sepse dëgjesat publike janë një nga format më efektive përmes të cilave pushteti vendor përfaqëson qytetarin, e përfshin atë në vendimmarrje dhe realizon llogaridhënien.

Këto dëgjesa mungojnë aq shumë, sa kjo që po zhvillojmë sot duket si diçka e jashtëzakonshme. Dhe e them këtë për një arsye të thjeshtë: po të kishte dëgjesa publike reale në Durrës, besoj se Porti i Durrësit do të kishte një pamje tjetër. Po të kishte dëgjesa publike, projekti TID do të ishte ndryshe nga mënyra si po zbatohet sot. Dhe po të kishte dëgjesa publike, nuk do të kishim pasur atë furtunë dhe konflikt për “Velierën”. Megjithatë, kjo nuk është një dëgjesë e jashtëzakonshme dhe as një dëgjesë sa për sy e faqe. Nuk kemi ardhur këtu për të bërë sikur po dëgjojmë qytetarët, ndërkohë që vendimet merren në zyrat e qeverisë apo të Parlamentit.

Jemi këtu për t’i dhënë përgjigje disa pyetjeve themelore që shqetësojnë si ju, si përfaqësues të pushtetit vendor, ashtu edhe ne në politikë. Pse duhet një reformë territoriale? Për të rritur funksionalitetin e pushtetit vendor, në mënyrë që qytetarit t’i shërbehet më mirë, më shpejt dhe më me efikasitet. Përtej këtij qëllimi, të gjitha elementet e tjera, përfaqësimi, territori, financat, shërbimet, janë instrumente për të realizuar këtë qëllim madhor. Dhe territori është matrica që kushtëzon të gjithë elementët e tjerë. Territori nuk është thjesht tokë. Territori është arkitektura e pushtetit në realitet. Kur territori ndërtohet gabim, pasoja është boshatisja, humbja e identitetit dhe largimi i qytetarit nga territori i tij.

Kjo hapësirë është shumë e rëndësishme për mënyrën se si qytetari koncepton jetën e tij. Për këtë arsye, territori as nuk mund të asgjësohet dhe as të relativizohet në emër të ekonomisë apo vazhdimësisë administrative. Kush na ka sjellë në këtë reformë? Para 12 vitesh, ne bëmë një reformë territoriale që u paraqit me shumë bujë, madje më shumë se kjo reformë e sotme. Për kuriozitetin tim dhe tuajin, lexova disa deklarata të Kryeministrit të asaj kohe dhe ajo që më bëri përshtypje ishte ideja se qyteti do të ndihmonte fshatin. Në realitet, ndodhi e kundërta. Jemi sot këtu sepse reforma e vitit 2014 nuk ishte aq e suksesshme sa pretendohej. Përkundrazi, qeveria vazhdoi më tej me rajonet zhvillimore dhe me struktura të tjera administrative, sepse realiteti tregoi që duhej ndërhyrë sërish tek territori.

Pra, ajo që na ka sjellë sot këtu është dështimi i reformës së vitit 2014, pavarësisht benefiteve që mund të kenë marrë qendrat e mëdha urbane. Ky ka qenë një dështim spektakolar dhe këtë nuk e thotë vetëm opozita, por edhe institucionet kombëtare, ndërkombëtare dhe vetë qeveria shqiptare. Mjafton të lexoni dokumentin për rajonet zhvillimore, ku shkruhet qartë se kufijtë aktualë nuk pasqyrojnë dinamikat reale ekonomike dhe demografike. Sot kemi dy realitete të ndryshme: bashki të zhvilluara dhe bashki të varfra. Zona urbane dhe zona rurale të lëna në harresë. Shikoni sa shkolla janë mbyllur, sa qendra shëndetësore mungojnë, sa shërbime nuk ofrohen, sa kilometra rrugë mungojnë dhe sa shpenzon një qytetar vetëm për të marrë një shërbim bazë.

Natyrisht që duhet një reformë funksionale dhe territoriale që të ndihmojë qytetarin. Një punë e nisur mirë duhet të përfundojë mirë, dhe anasjelltas. Ne nuk jemi këtu për të fituar një bast politik të Partisë Demokratike apo për të rikthyer debatin e vitit 2014. Ne jemi këtu për të ndryshuar një realitet që lidhet me funksionin e pushtetit vendor dhe me qytetarin.
Këtu nuk na ka sjellë Bashkimi Europian, sepse nuk kemi kushte apo detyrime konkrete nga BE për këtë reformë. E vetmja kërkesë është që sistemi të jetë në harmoni me Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore. Në të vërtetë, këtu na kanë sjellë qytetarët. Dhe jemi këtu edhe për të dëgjuar kritikat. Durrësi është një qendër historike dhe strategjike. Ai është një nga dëshmitë më të qarta të problemeve që solli reforma e vitit 2014 dhe e dështimit të ndarjes historike, tradicionale dhe kulturore.

Në tre bashkitë e qarkut të Durrësit përfshihen qytete me histori dhe identitet të tyre, si Sukthi dhe Manza, por sot kemi diferenca të thella zhvillimore. Këtu lulëzojnë ndërtimet, ndërsa në zonat rurale qytetarët luftojnë ende për ujësjellësin apo për rrugën që të çon në shtëpi. Dhe kritikat dua t’i dëgjoj nga qytetarët. Nuk do t’i shmangim ato. Ne jemi ulur në këtë tryezë sepse duhet të japim zgjidhje për qytetarët. Sot kemi dy alternativa. Mazhoranca kërkon konsolidim dhe vazhdimin e të njëjtës rrugë të vitit 2014: uljen e numrit të bashkive, me pretendimin se kështu rritet efikasiteti financiar dhe administrativ.
Ndërsa qasja jonë është tjetër. Është një qasje më decentralizuese, që synon rritjen e përfaqësimit dhe optimizimin e numrit të bashkive, jo kthimin tek 372 njësitë e dikurshme. Ne nuk kemi nostalgji dhe as dogma të tilla.

Po kështu, nuk duam të ruajmë verbërisht as 61 bashkitë aktuale, sepse ato u përcaktuan politikisht dhe jo mbi kritere funksionale. Ne, si Parti Demokratike, duam të ndryshojmë funksionet e pushtetit vendor, të forcojmë kompetencat reale, të rrisim bashkëpunimin ndërbashkiak dhe të zvogëlojmë diferencat mes bashkive të mëdha, të mesme dhe të vogla. Duam të rrisim autonominë financiare dhe t’i japim akses real pushtetit vendor. Ka modele europiane që funksionojnë. Modeli suedez dhe modeli gjerman tregojnë se një pushtet vendor funksional ndërtohet mbi financa reale dhe kompetenca reale. Prandaj, nëse qeveria ka vullnet, mund të heqë dorë nga centralizimi dhe t’i japë më shumë pushtet pushtetit vendor, në vend që të ndërtojë ligje sektoriale që bien në kundërshtim me vetë frymën e decentralizimit./Dosja.al

luciano boçi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë