Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Boçit, dështimi i reformës shihet qartë tek shpopullimi, mungesa e kompetencave reale për bashkitë dhe distanca e madhe mes qytetarit dhe shërbimeve. Ai solli si shembull qarkun e Durrësit, i cili sipas tij ka humbur rreth 35 mijë banorë ose 13% të popullsisë, ndërsa zonat periferike si Manza, Sukthi dhe Ishmi po boshatisen.
DURRËS- Në përfundim të dëgjesës publike të zhvilluar në Durrës, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, deklaroi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar në funksionalitet, autonomi financiare dhe përfaqësim. Boçi u shpreh se vetë ekzistenca e reformës së re territoriale është prova më e qartë e dështimit të ndarjes së vitit 2014.
Sipas Boçit, dështimi i reformës shihet qartë tek shpopullimi, mungesa e kompetencave reale për bashkitë dhe distanca e madhe mes qytetarit dhe shërbimeve. Ai solli si shembull qarkun e Durrësit, i cili sipas tij ka humbur rreth 35 mijë banorë ose 13% të popullsisë, ndërsa zonat periferike si Manza, Sukthi dhe Ishmi po boshatisen.
Boçi theksoi se bashkitë nuk kanë autonomi financiare dhe se qeveria vazhdon t’u marrë kompetenca përmes ligjeve sektoriale për territorin, mbetjet dhe pyjet. Ai kritikoi faktin që Bashkia e Durrësit shpenzon rreth 30% të buxhetit për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa sipas tij nuk përfiton as të ardhurat që i takojnë nga Porti i Durrësit.
Në fjalën e tij, Boçi deklaroi se Partia Demokratike nuk kërkon “fitore politike” për numrin e bashkive, por një model funksional që afron shërbimet tek qytetari dhe rrit përfaqësimin lokal. Ai mbrojti idenë e “bashkive asimetrike”, me kompetenca dhe financa të përshtatura sipas nevojave reale të qytetarëve, si dhe forcimin e qarqeve me kompetenca në planifikimin urban, ujësjellësat dhe menaxhimin e mbetjeve.
Boçi solli si shembuj Kroacinë, Letoninë, Estoninë dhe Poloninë, duke argumentuar se bashkitë e vogla nuk janë pengesë për përfitimin e fondeve europiane nëse kanë kompetenca dhe financim të mjaftueshëm. Në përfundim, ai theksoi se sfida kryesore e reformës duhet të jetë afrimi i pushtetit vendor me qytetarin dhe krijimi i kushteve që njerëzit të jetojnë dhe të qëndrojnë në territoret e tyre.
Fjala përmbyllëse e Boçi në dëgjesën e Komisionit të Reformës Territoriale në Durrës:
Faleminderit për mendimet e shprehura dhe opinionet tuaja, pavarësisht euforive administrative apo kritikave të shumta. Së pari, nëse nuk pranojmë që reforma e vitit 2014 ka dështuar, atëherë kjo reformë që po bëjmë sot nuk ka kuptim. Nuk mund të hyjmë në një reformë për ta bërë “shumë të mirë” një reformë që qenka funksionale, sepse kjo do të ishte alogjike.
Po të ishte funksionale, nuk do të ishte ulur sot mazhoranca me opozitën për ta diskutuar. Do ta kishte zgjidhur vetë qeveria përmes planit strategjik, përmes vendimmarrjeve administrative dhe hapësinore. Ne e dimë që reforma ka dështuar në territor. Në fjalën time hyrëse nuk e përmenda shpopullimin, por meqë u rikujtua këtu, po e argumentoj tani.
Durrësi perceptohet si një nga qarqet më atraktive të Shqipërisë dhe teorikisht nuk duhet të kishte problem me shpopullimin. Por shifrat tregojnë të kundërtën: ky qark ka humbur rreth 35 mijë banorë, ose 13% të popullsisë së tij. Qytetarët kanë emigruar jashtë Shqipërisë dhe kanë lëvizur nga zonat periferike si Manza, Sukthi apo Ishmi. Dhe ky është një argument i qartë për dështimin e reformës.
Ka dështuar edhe sipas asaj që u tha sot në këtë sallë, sepse bashkitë nuk kanë kompetenca reale. Këtë e tha edhe zoti Mazniku. Bashkitë nuk kanë funksionalitet të qartë, nuk kanë autonomi financiare dhe Durrësi, sipas kësaj reforme, nuk ka marrë as rentën nga Porti i Durrësit që i takon. Përkundrazi, Durrësit i janë hequr 231 milionë euro për ndërtimin e Portit të ri.
Pra, edhe sipas argumenteve që sollët ju sot, reforma ka dështuar. Ka dështuar edhe sipas zotit Mazniku, sepse nuk ka prodhuar kapacitete administrative. Në dëgjesën publike, kryebashkiakja tha se nuk gjen dot inxhinierë. Imagjinoni çfarë ndodh në bashkitë e tjera, më të vogla. Kjo reformë ka dështuar në raport me objektivat e saj, jo në raport me atë që ekzistonte para vitit 2014. Kritika jonë nuk është retorikë boshe politike. Janë argumente që sot janë vërtetuar në praktikë.
Na duhet të ndërhyjmë tek funksionet reale të pushtetit vendor, sepse nuk ka kompetenca të qarta dhe as autonomi financiare reale. Qeveria harton ligje sektoriale që bien në kundërshtim me ligjet organike të pushtetit vendor: ligji për territorin, ligji për mbetjet, ku Bashkia e Durrësit shpenzon 30% të buxhetit vetëm për mbetjet, si dhe ligji për pyjet. Të gjitha këto ligje marrin kompetenca nga pushteti vendor.
Ne nuk duam fitore politike për numrin e bashkive. Kjo është keqkuptuar. Qëllimi ynë është funksionaliteti i bashkisë dhe shërbimi ndaj qytetarit. Ne duam që qytetari të ndihet i përfaqësuar, i shërbyer dhe të jetojë në një ambient që i garanton mirëqenie dhe cilësi jete. Ndërhyrjet tona duhet të afrojnë shërbimin tek qytetari, të rrisin përfaqësimin dhe të krijojnë institucione të forta financiarisht.
Sot distanca mes qytetarit dhe bashkisë është shumë e madhe. Sfida jonë është ta afrojmë këtë distancë. Si të sjellim shërbime më cilësore? Si të kemi shkolla që të kenë nxënës dhe të mos mbeten bosh? Na duhet një bashki që mban njerëzit në territorin e tyre. U fol këtu për mungesën e shërbimeve shëndetësore dhe sociale, por edhe për diskriminimin mes një qytetari që jeton në qendër të Durrësit dhe një tjetri në Manzë, kilometra larg.
Ne po flasim për një standard minimal shërbimesh dhe ky standard nuk përcaktohet nga fakti nëse bashkia është e madhe apo e vogël. Atëherë, çfarë tregon fakti që Bashkia e Shijakut, më e vogël se Durrësi, ka në disa drejtime eficencë më të mirë? Pra, ne kemi mundësi të ndërtojmë bashki asimetrike, duke u dhënë kompetenca dhe financa aq sa u duhen për t’i shërbyer qytetarëve.
Sfida është t’ia çojmë pushtetin vendor qytetarit. Bashkitë nuk janë ndërmarrje ekonomike dhe nuk mund të jenë të gjitha si Durrësi. Po çfarë bëjmë me bashkitë e vogla? T’u japim autonomi financiare. Në Gjermani pushteti vendor merr rreth 14% të GDP-së. Edhe ne duhet t’u japim bashkive aq financa sa të jenë në gjendje t’i shërbejnë qytetarëve.
Po, mund të ketë bashki që nuk i plotësojnë dot të gjitha kompetencat, por këtu hyn bashkëpunimi ndërbashkiak. Mund të ketë prokurime të përbashkëta, projekte të përbashkëta dhe ndarje kapacitetesh administrative. Ndërkohë, ne shohim që shpenzimet për paga po rriten vazhdimisht. Pyetja është: kë po punësojmë? Njerëz që fusin kartën në ATM dhe marrin rrogën?
Duhet të jemi të sinqertë dhe realistë. Kjo nuk duhet parë si sfidë mes partive, por si sfidë për t’i shërbyer qytetarit. Po, duhet të ndryshojë modeli i qeverisjes: funksionaliteti, kompetencat, autonomia financiare, por edhe modeli territorial, sepse modeli aktual nuk është efektiv. Nuk jetohet njësoj në Manzë dhe në Durrës. Diferenca është e madhe dhe kjo është pasojë e mënyrës si është ndërtuar pushteti vendor.
Ne duhet të optimizojmë numrin e bashkive për t’i shërbyer qytetarit. Duhet të fusim qarqet në lojë, duke i fuqizuar, duke i zgjedhur dhe duke u dhënë kompetenca reale në planifikimin urban, ujësjellësat dhe menaxhimin e mbetjeve, në mënyrë që të harmonizohet gjithçka në qarkun e Durrësit dhe bashkia të mos shpenzojë 30% të taksave të qytetarëve vetëm për mbetjet.
A duam fondet e Bashkimit Europian? Po. Por fondet nuk vijnë automatikisht nga bashkitë e mëdha. Shikoni Kroacinë, Letoninë, Estoninë apo Poloninë, që kanë njësi vendore edhe me 6 mijë banorë dhe përsëri arrijnë të përfitojnë fonde europiane. Europa kërkon që qendra të lidhet me periferinë në mënyrë funksionale dhe të shpejtë. Ky duhet të jetë edhe standardi ynë./Dosja.al
foto ilustruese BRUKSEL- Grupi i punës i ekspertëve nga 27-të shtetet anëtare të BE-së i quajtur ndryshe COELA u mblodh ...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Europian mbetet i ndarë sa i përket progresit të Shqipërisë në negociatat e anëtar&eum...
Milo Gjukanoviç MAL I ZI- Ish-presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka folur së fundimi lidhur me aferën “S.Ç&...
Luciano Boçi DURRËS- Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luciano Bo&cced...
Foto nga takimi SARANDA- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zhvilluar një takim me drejtues të policisë, IKMT dhe institu...
Igor Filkov SHKUP- Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka reaguar ndaj protestave dhe debatit publik për kërkesat që provimi ...
Bledi Himçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledi Himçi ka reaguar pas rritjes së tarifave nga Posta Shqipta...
Denion Meidani SHKUP- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka ndërmarrë një lëvizje në kulmin e krizës në Maqedonin...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas kërcënimit ndaj gazetarëve Ervin Dushi dhe Fatjon Gjinaj. Pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, Salianji është vetëpërjashtuar nga partia...