Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ankesat duket se kanë kulmuar me qëndrimet publike të Meidanit, i cili ka dalë hapur pro studentëve shqiptarë, edhe në protestën e fundit të mbajtur në Shkup.
SHKUP- Përplasjet e fundit në Maqedoninë e Veriut ku studentët shqiptarë janë ngritur prej muajsh në protestë për të lejuar provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duket se po ndikojnë edhe në qëndrimet e Tiranës zyrtare. Burime diplomatike bëjnë të ditur se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka marrë disa ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar, VLEN ndaj ambasadorit tonë në Shkup, Denion Meidani. Ankesat duket se kanë kulmuar me qëndrimet publike të Meidanit, i cili ka dalë hapur pro studentëve shqiptarë, edhe në protestën e fundit të mbajtur në Shkup.
Nisur nga ankesat e ardhura nga Shkupi zyrtar, në korridoret diplomatike të Tiranës, po diskutohet një ndërprerje përpara kohe e mandatit të Meidanit në Shkup dhe zëvendësimi i tij “kokë më kokë” me ambasadorin tonë në Prishtinë Petrit Malaj. Pas publikimit të disa lajmeve, në rrjetet sociale për këtë lëvizje në aksin Shkup- Prishtinë, të shumtë kanë qenë intelektualët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që kanë dalë në mbrojtje të Meidanit.
Për mos largimin e Meidanit nga Shkupi, janë mbledhur mbi 3300 firma për peticion. Peticioni i është drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha.
"Ne, qytetarët shqiptarë të Maqedonia e Veriut, shprehim shqetësimin tonë lidhur me informacionet për largimin e mundshëm të ambasadorit Denion Meidani.
Pas shumë vitesh, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë ndjerë praninë e një ambasadori që ka qenë afër qytetarëve, ka komunikuar drejtpërdrejt me komunitetin shqiptar dhe ka treguar interes real për problemet, sfidat dhe të drejtat e shqiptarëve këtu.
Ne besojmë se zëri i shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë nuk duhet të dobësohet dhe as të heshtet. Përfaqësimi diplomatik duhet të jetë në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe forcimit të lidhjeve me shqiptarët kudo që jetojnë”, thuhet në peticion.

Ministria e Jashtme SHKUP- Ministria e Jashtme ka reaguar pas lajmeve të publikuara në lidhje me shkarkimin e ambasadorit shqiptar në M...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas ndalimit të 40 të rinjve ng...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për të përditshmen estoneze ‘Postime...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj Erion Veliaj dhe shtatë të pandehurve të tjer...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka dalë nga ambientet e GJKKO, i cili u paraqit pak më her...
Martha Kos BRUKSEL- Pesë vende të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të rishqyrtojë strategjinë e tij pë...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka folur lidhur me rastin në Sarandë, ku po ndërtohej një ...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka mbërritur paraditen e kësaj të mërku...
Edi Rama, Kim Min-seok KORE E JUGUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Koresë së Jugut, Kim Min-seok. ...