20 Maj 2026, 13:46
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi se PD do të paraqesë hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Lideri i opozitës theksoi se opozita mbështetet në ekspertizën dhe në praktikat e vendeve evropiane për organizimin territorial dhe administrativ. Gjithashtu Kryedemokrati kritikoi reformën aktuale territoriale, duke akuzuar qeverinë se ka shuar komunat malore në një vend me terren të vështirë dhe infrastrukturë të pazhvilluar.
"Janë organizuar dëgjesa, në vlerësimin tim, të rëndësishme dhe të çmuara, ku shqiptarët kanë dëgjuar vlerësimet e tyre, vlerësimet e qytetarëve për pseudoreformën e Edi Ramës, e cila ishte e tëra në funksion të shpopullimit të Shqipërisë dhe farsës elektorale të qeverisë.
Unë përshëndes anëtarët e komisionit, përshëndes qytetarët dhe i garantoj se ne jemi të vendosur të paraqesim, në përputhje me interesat e tyre, hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve.
Dhe këtë na e bën të mundur plotësisht ekspertiza e jashtëzakonshme që ka Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës, praktika shumë e pasur e vendeve evropiane, të cilat kanë komuna nga 80 banorë në 1 milion banorë.
Dhe ky, që çdo epitet dhe çdo sharje e meriton, në vendin më malor të Evropës, shuajti çdo komunë malore. Në vendin me infrastrukturën me të prapambetur në Evropë, shuajti të gjitha komunat malore. I ra vizë 80 përqind të territorit të Shqipërisë. As Çubrilloviçi nuk do ta bënte këtë. Ndaj dhe unë e vlerësoj shumë punën me transparencë që po bëhet dhe dëgjesat që po organizohen," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
20 Maj 2026, 13:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u damkosën në të gjitha dokumentet ...
Politike
20 Maj 2026, 08:57
I.A
Denion Meidani
SHKUP- Përplasjet e fundit në Maqedoninë e Veriut ku studentët shqiptarë janë ngritur prej muajsh në prot...
Politike
20 Maj 2026, 11:33
I.A
Ministria e Jashtme
SHKUP- Ministria e Jashtme ka reaguar pas lajmeve të publikuara në lidhje me shkarkimin e ambasadorit shqiptar në M...
Politike
20 Maj 2026, 12:11
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas ndalimit të 40 të rinjve ng...
Politike
20 Maj 2026, 11:32
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për të përditshmen estoneze ‘Postime...
Politike
20 Maj 2026, 11:24
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj Erion Veliaj dhe shtatë të pandehurve të tjer...
Politike
20 Maj 2026, 10:56
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka dalë nga ambientet e GJKKO, i cili u paraqit pak më her...
Politike
20 Maj 2026, 10:49
E. D
Martha Kos
BRUKSEL- Pesë vende të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të rishqyrtojë strategjinë e tij pë...
Politike
20 Maj 2026, 10:20
E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka folur lidhur me rastin në Sarandë, ku po ndërtohej një ...
Politike
20 Maj 2026, 09:23
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ...