LIVE UPDATES
Politike

“Po plaket Gjermania prandaj po ikin të rinjtë”, Kushi mohon deklaratën: Titujt e lajmeve shkëputen

Ministrja u pyet nga gazetarja Mirela Milori në lidhje me një deklaratë të saj e cila u shpërnda në media. Kushi sqaroi deklaratën e saj ndërsa tha se i përgjigjet opozitës me ndërkombëtarizimin e universiteteve si një rritje e cilësisë.

12 Shtator 2022, 22:50 Nga I.A
“Po plaket Gjermania prandaj po ikin të rinjtë”, Kushi
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishte e ftuar këtë të hënë në rubrikën Milori Live në Klan News në kuadër të nisjes edhe të vitit të ri shkollor.

Ministrja u pyet nga gazetarja Mirela Milori në lidhje me një deklaratë të saj e cila u shpërnda në media. Kushi sqaroi deklaratën e saj ndërsa tha se i përgjigjet opozitës me ndërkombëtarizimin e universiteteve si një rritje e cilësisë.

Mirela Milori: Lexova disa tituj gazetash, “Po plaket Gjermania ndaj po ikin të rinjtë”. Cili është reagimi juaj?

Evis Kushi: Titujt sigurisht që shkëputen… Në radhë të parë dua t’ju them cili është interpretimi i atyre që e kanë bërë. Sigurisht që opozita ka interesin të thonë që të rinjtë ikin nga Shqipëria se këtu nuk jetohet, se këtu bëhet nami, këtu ka korrupsion. Kjo lloj deklarate nuk i vjen për shtat atyre që duan ta nxijnë Shqipërinë. Në fakt çfarë kam thënë unë. E vërteta cila është?  Vërteta është, që sot kam aq tituj gazetash që vetë Gjermania çdo ditë i publikon. Lajmi i fundit, gazeta Bild: Gjermania ka nevojë për 1.8 milionë punëtorë, krah pune që janë të profesioneve të ndryshme. Pra Gjermania dhe shtete të tjera në mënyrë të vazhdueshme bëjnë ftesë për të rinj, të reja nga vende të ndryshme dhe nga rajoni ynë të shkojnë dhe kjo është një arsye se pse të rinjtë tanë dhe jo vetëm të rinjtë kanë një lloj tendence sepse e dinë që po të shkojnë e kanë punën e sigurt. Nuk jemi si në kushtet e para disa vitesh që të shkoje në Gjermani apo në një vend tjetër e kishe shumë të vështirë të bëje dokumentet që të merrje leje pune. E dimë sa kanë vuajtur të afërmit tanë. Ndërsa sot jemi në kushtet që ata kërkojnë mjekë. Ata kërkojnë infermierë sepse nuk i plotësojnë nevojat e tyre me profesionistë të fushave të ndryshme. Madje ka agjenci që janë të posaçme që punojnë për këtë punë.

Mirela Milori: Si i përgjigjeni opozitës dhe kundërshtarëve që thonë, dakord Gjermania është Gjermani dhe mund të tundohen një moment të kenë një jetë të themeluar shumë mirë në Shqipëri. Një ofertë më e madhe, tek e fundit njerëzit lëvizin për një pagë më të mirë dhe brenda vendit jo më me kushtet dhe standardet e atjeshme. Por kjo nuk vjen se njerëzit lëvizin për kushte dhe standarde, por sepse këta studentë nuk dihet se kur mund të kthehen këtu. Ka një perspektivë më të gjatë, si mund t’i përgjigjeni kësaj?

Evis Kushi: Këtë e deklarova dhe në fjalën time pas kësaj deklarate. Ne i përgjigjemi në radhë të parë me ndërkombëtarizimin e universiteteve. Pra të gjithë ata që shkojnë për të studiuar jashtë shtetit sepse deri më sot nuk kanë gjetur atë cilësinë që duan dhe preferojnë universitete prestigjioze, ne i kemi ftuar këto universitete prestigjioze dhe kemi rezultate mjaft të mira. Ne kemi sot këtu në Shqipëri programe studimi që studentët kur diplomohen kanë vulën e universitetit të Bolonjës në diplomën e tyre. Pra diploma e tyre nuk ka vetëm cilësinë si Universiteti i Bolonjës, por edhe njihet në tregun e punës ndërkombëtar njësoj si universiteti i Bolonjës. Në momentin kur nënshkruhet një marrëveshje me një universitet prestigjioz edhe kurrikula edhe programi hartohet i ngjashëm me universitetin prestigjioz. Dhe profesorët integrohen dhe japin mësim. Kështu që rritet cilësia. Ajo që kërkojnë studentët, ajo që kërkojnë prindërit, ajo që kërkojmë të gjithë në fund të fundit. Por diploma ka të njëjtën vlerë. Është një diplomë që ka dy tituj, ka dy vula universitetesh. Kjo është një mënyrë si i përgjigjemi ne të gjithë atyre që kërkojnë cilësi, por që jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë të studiojnë. Pra kjo është një mundësi edhe për ata që vijnë nga familje me të ardhura modeste, por që janë të shkëlqyer dhe që meritojnë të kenë arsim cilësor njësoj si ata që kanë të ardhura më të larta dhe kanë mundësi të studiojnë në universitetet më të mira.

Marrë nga tvklan.al

evis kushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj