1 Dhjetor 2022, 23:17
Nga DOSJA
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Ilir Alimehmeti ishte një nga 7 kandidatët e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan të cilët garojnë në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Ai ka folur për planet e tij në rast se fiton, duke u shprehur se kryefjala duhet të mbeten qytetarët.
Më tej i pyetur se si do të funksionojë bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, në rast se Bashkinë e Tiranës e fiton Partia Demokratike ndërkohë që në qeveri është Partia Socialiste, Alimehmeti është përgjigjur se qytetarët e vendosin se kë model duan. Sipas tij përgjigjen e tyre po e japin duke ikur pasi votuesit nuk duan që të gjitha pushtetet të jenë në një dorë.
Blendi Fevziu: Ju si kryetar bashkie duhet të bashkëpunoni me një mazhorancë e cila nuk ka të njëjtin ngjyrim politik dhe nga ana tjetër ka krijuar shenja agresiviteti në raportet me opozitën. Dhe jo vetëm kjo mazhorancë, por në përgjithësi raportet mazhorancë-opozitë në Shqipëri në 30 vjet janë problematike.
Ilir Alimehmeti: Një element është mosmarrëveshja historike, ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh. Pyetja e madhe është çfarë duan qytetarët, sepse biem dakord të dy bashkë, në kurriz të qytetarëve është kjo brengë. Qytetarët tanë çfarë modeli duan? Duan një model që të kemi dy përplasje, apo që të kemi një model në favor të tyre. Po e tregojnë qartë, duke ikur jashtë shtetit. Kërkojnë një model, ku të jetë një fokus dhe një kryefjalë mbi qytetarët. Kjo është pyetja e parë, se çfarë duan votuesit. Elementi i dytë. Nuk duhet të keqkuptojmë diçka. Kemi pasur dhe e kemi sot që flasim edhe qeverinë edhe të gjitha bashkitë, në një dorë. Pra supozohet se mosmarrëveshje nuk ka. A shkoi kjo drejt qytetarëve apo shkoi drejt abuzimit më të rëndë të tyre. Drejt faktit që askush nuk të përgjigjet, askush nuk e ndien nevojën për transparencë. A na u përmirësuan ne shërbimet? A na u përmirësua cilësia e jetës? Nëse do ishte po, atëherë qenkemi shumë mirë kështu. Përgjigja është jo, po shkojmë keq, pikërisht sepse janë të gjitha në një dorë. Ne e kemi shumë të qartë është parimi kyç i demokracisë, duhet të kemi ndryshime mendimesh dhe këto mendime duhet të jenë konstruktive dhe jo destruktive. Element kyç ky, në fund fare kryefjala është qytetari.
Marrë tvklan.al
ilir alimehmeti primaret ne pd
Politike
1 Dhjetor 2022, 23:01
F.M
Takimet
TIRANË- Fotot e shkrepura gjatë takimeve që kryeministri Edi Rama ka bërë me Presidentin e Shqipërisë Bajram Beg...
Politike
1 Dhjetor 2022, 22:38
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se nuk ka asgjë të ...
Politike
1 Dhjetor 2022, 22:10
Opinion
TIRANË- 7 kandidatët në primaret e PD-së Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Enkeleida F...
Politike
1 Dhjetor 2022, 22:03
F.M
Fatmir Merkoçi
TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu ka debatuar me avokain Fatmir Merkoçi, një prej kandidatëve të Primareve ...
Politike
1 Dhjetor 2022, 21:46
F.M
Fatmir Merkoçi
TIRANË- Fatmir Merkoçi, një prej kandidatëve në Primaret e Partisë Demokratike në Tiranë th...
Politike
1 Dhjetor 2022, 21:37
F.M
Fatmir Merkoçi
TIRANË- Një nga zotimet e një prej kandidatëve në Primarët e Partisë Demokratike për Bashkin&...
Politike
1 Dhjetor 2022, 20:02
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si grabitje të buxhetit, votimin e tij pas mesnate në Kuvend. Në fjal&...
Politike
1 Dhjetor 2022, 19:58
F.M
Sokol Nikleka
TIRANË- Një qytetar i identifikuar si Sokol Nikleka ka propzuar që revolta në Shqipëri të nis nga burgjet....
Politike
1 Dhjetor 2022, 19:47
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pjesëmarrja në protestën e 6 dhjetorit është dety...
Politike
1 Dhjetor 2022, 19:27
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se më datë 6 dhjetor do të tregojnë forcën e një partie politike t&e...