Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Ai shton se bizneset janë detyruar t’i blejnë, t’i shpërndajnë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e njerëzve me detyrim.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar përdorimin e administratës publike dhe bizneseve për të siguruar pjesëmarrjen në koncertin e Kanye West. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi shkruan se administrata publike me urdhër të Ramës, duhet të luajnë edhe rolin e spektatorit.
Sipas tij, administrata është urdhëruar të marrë pjesë në koncert dhe biletat janë shpërndarë falas. Ai shton se bizneset janë detyruar t’i blejnë, t’i shpërndajnë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e njerëzve me detyrim.
Bardhi theksoi se nëse kryeministri do të kishte treguar të njëjtin zell për të bërë detyrën, sot mjekimet në spitalin Onkologjik nuk do të mungonin. Në fund, ai shkruan se imazhi ndërkombëtar i Edi Ramës është njollosur si kryeministri më i korruptuar në Europë.
REAGIMI I PLOTË I GAZMENT BARDHI:
Si gjithmonë, Edi Rama tjetër thotë dhe tjetër bën! ????
Në Shqipërinë e Edi Ramës nuk mjafton që qytetarët të paguajnë 4.2 milion euro për një koncert privat me taksat e tyre. Tani, me urdhër të Edi Ramës, duhet të luajnë edhe rolin e spektatorit.
Administrata është urdhëruar të marrë pjesë në koncert. Përfshirë administratën e Kuvendit të Shqipërisë. Biletat janë shpërndarë falas. Bizneset janë detyruar t’i blejnë, t’i shpërndajnë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e njerëzve me detyrim.
Qeveria duket se i ka vënë qëllim vetes të mbushë gjysmën e stadiumit ku do të mbahet koncerti i Kanye ëest, me nxënës shkollash dhe punonjës të administratës. Është e njëjta praktikë që Edi Rama ndjek për zgjedhjet. Por këtë herë i duhet të përdorë koncertin privat të Kanye West për të kontrastuar Shqipërinë e protestave.
Nëse kryeministri do të kishte treguar të njëjtin zell për të bërë detyrën, sot mjekimet në spitalin Onkologjik nuk do të mungonin. Kjo është fytyra e një pushteti që investon më shumë për të prodhuar propagandë sesa për të zgjidhur problemet e njerëzve.
Sado patronazhistë të çojë në koncert me urdhër, ka një fakt tashmë të pandryshueshëm: imazhi ndërkombëtar i Edi Ramës është njollosur si kryeministri më i korruptuar në Europë dhe si kryeministri që ka më shumë lidhje me projekte ku pastrohen paratë e trafikantëve ndërkombëtarë të drogës./Dosja.al
Edi Rama VLORA- Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek protestat masive që po zhvillohen në vend, përmes së cilave ësht...
Edi Rama VLORA- Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e BDI-së Ali Ahm...
Edi Rama VLORA- Kryeministri Edi Rama ka folur për anëtarësimin e vendit në BE dhe marrdhëniet e tij me Maqedoninë e Ver...
Edi Rama VLORA - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është më pranë se kurrë in...
Edi Rama VLORA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me të reja e të rinj në Jalë. Gjatë f...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike do të mbledh ditën e mërkurë në datë 15 korrik ora 18:00, K&eu...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se të hënën Grupi Parlam...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar edhe për Kampionatin ...
Steffi Lemke TIRANË- Ish-ministrja e Mjedisit në Gjermani dhe deputetja aktuale në Bundestag, Steffi Lemke, ka shprehur mbësh...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me review negative ndaj bizneseve. Me an&eu...