5 Janar 2025, 16:20
Nga r.ll
aleksander vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të dielën se për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Lista Serbe është kundërshtari thelbësor në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke e akuzuar kryeministrin Kurti se po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e saj në zgjedhje. Ai i bëri këto komente në një intervistë me televizionin shtetëror të Serbisë, gjatë së cilës tha se bashkësia ndërkombëtare deri më tani ka reaguar në mënyrë korrekte lidhur me këtë qasje.
"(Albin) Kurti ka vetëm një kundërshtar thelbësor, ajo është Lista Serbe. Dhe tani të gjitha teoritë e konspiracionit dhe ata që thanë se po e bëjnë me marrëveshje kanë rënë në ujë. Gjithçka bëri Kurti, e bëri për të shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb”, tha presidenti serb.
“Populli serb në Kosovë e di këtë dhe besoj se Lista Serbe, duke marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, mund të luftojë për nëntë apo të dhjetë mandatet e serbëve, gjë që do ta vështirësojë dukshëm pozitën e (Albin) Kurtit në periudhën e ardhshme dhe të ndihmojë popullin serb që të mbijetojë në vatrat e tij”, tha zoti Vuçiç.
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti ka nisur një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që në ditën e fundit të vitit që lamë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i këtij paneli për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet.
Partia në pushtet thekson në ankesën e saj se “nxjerrja e vendimit në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por pa miratim të këtij komisioni është sulm ndaj rendit ligjor për shkak të Listës Serbe. Secili vendim i KQZ-së duhet t'i nënshtrohet votimit nga anëtarët e tij. Ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar. Është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, thuhet në ankesë.
Me 23 dhjetor dy anëtarë të Komisionit votuan për certifikimin e kësaj liste, shtatë abstenuan, ndërsa kundër votuan përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se kjo parti e themeluar dhe e mbështetur nga Beogradi nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Lista Serbe akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mos certifikimin e saj dhe u ankua në Panelin Zgjedhor. Vendimi i panelit u vërtetua nga Gjykata e Lartë e Kosovës pas një ankese të Vetëvendosjes. Nuk ka pasur ndonjë reagim të Panelit lidhur me ankesën e fundit të Vetëvendosjes por vëzhguesit e pavarur theksojnë se ajo nuk do të ndryshojë asgjë në certifikimin e Listës Serbe. Sipas vëzhguesve dhe diplomatëve perëndimorë, tërë rrëfimi rreth ceritifkimit të Listës është i motivuar politikisht. Të shtunën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën prej më shumë se dy milionë votuesve, ndërsa të hënën hishet shorti për renditjen e partive në fletëvotime./VOA
aleksander vucic albin kurti lista serbe
Politike
5 Janar 2025, 16:01
r.ll
meta, simitis
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me ndarjen nga jeta të ish-kryeministr...
Politike
5 Janar 2025, 14:33
ZH.LL
KQZ
KOSOVË- Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin nesër numrat e tyre për...
Politike
5 Janar 2025, 12:05
M.B
Kostas Simitis
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit grek, Kostas Simitis. M...
Politike
5 Janar 2025, 11:07
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale ku iu referuar një vi...
Politike
4 Janar 2025, 21:25
N.F
David J. Kostelancik
SHBA- Senati Amerikan ditën e sotme, 3 Janar njoftoi se ka kthyer propozimin për emërimin e David Kostelancik si ambasa...
Politike
4 Janar 2025, 21:04
N.F
Kosove
KOSOVË- Kosova prej një viti e gjysme po planifikon të nisë me prodhimin e municioneve 5.56mm dhe 7.62mm që të je...
Politike
4 Janar 2025, 19:30
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e hënë do të paraqitet në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së...
Politike
4 Janar 2025, 17:09
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Zgjedhjet e rregullta parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt, si dhe zgjedhjet lokale në 38 komuna t&eu...
Politike
4 Janar 2025, 16:04
E. D
Annalena Baerbock
GJERMANI- Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka reaguar, pasi lideri de fakto i Sirisë, Abu Mohammad al...
Politike
4 Janar 2025, 15:38
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën përfundimtare ...