LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: Viti i zgjedhjeve dhe sfidave drejt stabilitetit në Kosovë

Në tetor të vitit 2023, BE-ja ua dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia - e mbështetën atë. BE-ja dhe SHBA-ja i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës që ta dërgojë këtë draft-statut në Gjykatën Kushtetuese.

4 Janar 2025, 17:09 Nga N.F
Analiza e REL: Viti i zgjedhjeve dhe sfidave drejt stabilitetit në
Foto ilustruese

KOSOVË- Zgjedhjet e rregullta parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt, si dhe zgjedhjet lokale në 38 komuna të vendit, që pritet të organizohen në vjeshtë, do të jenë ndër ngjarjet kryesore në Kosovë përgjatë vitit 2025, vlerësojnë analistët politikë në Kosovë dhe Serbi.

Analistët nga Prishtina, Lulzim Pecin, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe Njomza Arifi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerësojnë se rezultatet që do të dalin nga zgjedhjet, qoftë parlamentare, qoftë lokale, do t’i diktojnë dinamikat e zhvillimeve të mundshme politike dhe të sigurisë në vend.

Mendim të përafërt kanë edhe analistët nga Beogradi, politologu, Ognjen Gogiç dhe Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike. Megjithatë, ata i shohin si të mundshme incidentet në veri të vendit dhe cenimin e situatës së sigurisë, në rast se nuk parandalohen ato.

Zbatimi i obligimeve që dalin nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, do të jetë sfidues gjatë vitit 2025, për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, por edhe për atë të Serbisë, vlerësojnë analistët.

Asociacioni, barrë e vjetër për Qeverinë e re

Zgjedhjet parlamentare do të përcaktojnë edhe fatin e ardhshëm të liderëve në skenën politike të vendit, vlerëson Lulzim Peci. Kjo është arsyeja pse ai pret që fillimi i vitit 2025 të karakterizohet me fushatë zgjedhore agresive të partive politike.

Megjithatë, sipas tij, qeveria e re, kushdo që do ta drejtojë, do të përballet menjëherë me kërkesat që partnerët nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë parashtruar tash e sa kohë.

“Kushdo që bëhet lider i qeverisë së ardhshme, do të përballet me kërkesat për ecjen përpara me dialog (për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë) dhe sidomos me kërkesën për dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese të draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thekson Peci.

Në tetor të vitit 2023, BE-ja ua dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia - e mbështetën atë. BE-ja dhe SHBA-ja i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës që ta dërgojë këtë draft-statut në Gjykatën Kushtetuese.

Njomza Arifi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Prishtinës, vlerëson se zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të shpërfaqin edhe performancën e subjekteve të reja politike serbe. Pjesëmarrjen në zgjedhje e kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjashtë subjekte politike serbe: Demokracia Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës, Nisma Qytetare Drejtësia Popullore, si dhe Lista Serbe.

“Ne konsiderojmë se nëse do te thyhej monopoli politik i Listës Serbe kjo do te kontribuonte në rikthimin e normalitetit në Kuvendin e Kosovës, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë”, thekson Arifi.

Lista Serbe, është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Në dhjetë vjetët e fundit, ajo ka fituar zgjedhjet dhe ka përfaqësuar komunitetin në nivelin qendror dhe atë lokal.

Në mbledhjen fillestare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), më 23 dhjetor, kjo parti nuk është certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, pas kundërshtimeve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin se Lista Serbe nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Kjo parti është ankuar më pas në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë këtë parti.

Më 31 dhjetor, KQZ-ja ka thënë se vendimi i PZAP-së për certifikim të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar. Deputetët e Listës Serbe, në legjislaturën e fundit, kanë bojkotuar shumicën e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Në katër komunat në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan – Lista humbi pushtetin, pasi kryetarët e komunave atje hoqën dorë nga mandatet, si pjesë e dorëheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit 2022, përfshirë edhe policinë dhe gjyqësorin.

Në vend të tyre, pushtetin e morën kryetarë nga partitë politike shqiptare, të cilët dolën nga zgjedhjet lokale në ato komuna, në prill të vitit 2023. Ata u kundërshtuan nga serbët lokalë dhe ishin shkas për tensione dhe përplasje të grupeve të serbëve më Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Zgjedhjet lokale, rast për kthimin e serbëve në institucione

Politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiç, vlerëson se raportet e partive politike serbe dhe atyre shqiptare do të fillojnë të përcaktohen gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Një fushatë e ashpër, sipas tij, do t’i ashpërsonte edhe raportet ndërmjet tyre. Këto raporte, sipas tij, do të varen edhe nga fakti se kush do t’i prijë qeverisë së ardhshme të vendit, dhe a do të ketë bashkëpunim të partive serbe me atë qeveri.

“Ky është faktori kryesor dhe këtë do ta kuptojmë në shkurt. Kjo do ta ruajë tonin gjatë tërë vitit. Më pas, vijnë zgjedhjet lokale, të cilat sërish janë më të rëndësishmet për serbët dhe për veriun, për shkak se përmes tyre do të mund të arrihej deri te kthimi i serbëve në institucione”, tha Gogiq.

Në shtator, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një adresim para kombit, kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

Lulzim Peci vlerëson se zgjedhjet lokale të rregullta që do të mbahen në vjeshtë, do të kenë ndikim të madh në konfigurimin politik të Kosovës, përfshirë edhe veriun e saj të banuar me shumicë serbe. Ai konsideron që përfaqësuesit politikë të serbëve do të marrin pjesë në ato zgjedhje.

“Do të kemi një situatë interesante, sepse në aspektin politik do të jenë përfaqësuesit serbë të popullatës lokale serbe në veri. Ndërkaq, në anën tjetër, shumica e policëve atje do të vazhdojnë të jenë të komunitetit shqiptar. Të njëjtën gjë e kemi edhe në drejtësi”, thekson Peci, i cili shtoi se kthimi i serbëve të veriut në polici dhe gjyqësor kërkon zgjidhje politike, në mënyrë që të ecet para drejt stabilizimit të Kosovës në përgjithësi.

Edhe Gogiç e sheh pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet parlamentare, e sidomos në ato lokale në komunat veriore të Kosovës, si një rrugë që mund të çojë drejt uljes së tensioneve ne atë pjesë të vendit.

“Ato zgjedhje bartin shansin. Se a do të kuptohet ky shans, është e vështirë të thuhet në këtë moment. Mbase (zgjedhjet) mund të jenë edhe pretekst për përplasjet e reja”, thekson Gogiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, më 24 dhjetor, ka komentuar mundësinë e veprimeve dhe incidenteve që mund ta sfidojnë sigurinë në Kosovë.

“...pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt, dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, ka thënë Kurti.

Ai ka komentuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, që ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke thënë se urdhrin për kryerje e ka dhënë Millan Radoiçiç, ndërkaq përgjegjës për financimin, planifikimin dhe logjistikën e sulmit është shteti i Serbisë.

Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë të Zveçanit , më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Në përleshje e sipër më pas janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Radoiçiç aktualisht po hetohet në Serbi, ndërkaq autoritetet e Kosovës kërkojnë që ai t’i nënshtrohet drejtësisë në Kosovë.

Dialog apo incidente?

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut dhe të shmangin veprimet që tensionojnë situatën. Njomza Arifi shpreh mendimin se pas ndryshimeve në institucionet e Bashkimit Evropian dhe ardhjes në krye të diplomacisë evropiane të Kaja Kallasit, mund të pritet që viti 2025 të jetë më pozitiv në kontekstin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në krahasim me vitin 2024.

“Mund të presim një ekip ndërmjetësues më pozitiv nga BE-ja, ndërsa administrata (e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald) Trump me shumë gjasë do t’ia lë barrën e ndërmjetësimit Brukselit”, u shpreh Arifi.

Por, kështu nuk mendon Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd. Ai konsideron se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rrënuar, për shkak se vetë BE-ja nuk ka një politikë të qartë të “menaxhimit të konfliktit”, e cila do të merrej me qetësimin e tensioneve dhe situatave që çojnë drejt destabilizimit.

Janjiq konsideron se “kriza e sigurisë”, do të vazhdojë edhe në vitin 2025. Duke iu referuar sulmeve në Banjskë dhe në kanalin Ibër-Lepenc si “akte terroriste”, Janjiç thekson se incidentet janë bërë pjesë e politikës ose të konfliktit brenda marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo do të thotë që do të kemi forma të ndryshme (të incidenteve), sikurse forma që kishte sulmi i fundit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, e para saj edhe në Banjska. Pra, nuk përjashtohet një seri e ngjarjeve të tilla deri në maj apo qershor”, theksoi Janjiç.

Ai shtoi se tashmë është e qartë që nëse të dyja vendet, Kosova dhe Serbia dëshirojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe të hyjnë në Bashkimin Evropian, atëherë ato duhet të bëhen pjesë e NATO-s.

Në pozicionet e tanishme, të dyja vendet, sipas tij, janë “të ekspozuara ndaj ndikimit rus dhe ndikimeve tjera negative”. Por, përderisa pritja, që gjatë vitit 2025 të dy vendet të anëtarësohen në NATO, nuk është reale, Janjiq beson që së paku do të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “për pakon e sigurisë”.

“Mendoj se qysh moti ekziston vetëdija për një gjë të tillë në Londër. Është e qartë se ideja e tillë është e afërt edhe për mënyrën e qeverisjes së Trumpit. Kjo, sigurisht se do të vijë në radhën e prioriteteve. Nuk do ta bëjnë këtë përmes këtyre mekanizmave që thonë ‘më mirë 100 vjet bisedime’, sikurse BE-ja. Kjo bëhet me grupin e QUINT-it dhe NATO-n. Nuk ka aty ndërmjetësues dhe të tillë të ngjashëm”, theksoi Janjiç.

Ai shtoi se një marrëveshje e tillë do t’i definonte raportet e ndërsjella të institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë të të dyja vendeve, pa hyrë në pikëpamjet delikate dhe të kundërta të tyre lidhur me statusin e Kosovës.

“Duhet të menaxhohet me sigurinë, për shkak të luftërave, të cilat është e mundur të zgjerohen edhe në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Janjiç./REL

 

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje