Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se SPAK i ka kërkuar masë sigurie sepse Sali Berisha po sulmon SPAK-un dhe gjykatën, Irenën dhe Dumanin.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës u pyet nga gazetarët për masën e re të sigurisë ndaj tij. Berisha tha se, Skapistët kanë kryer një tjetër krim kushtetues. Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se SPAK i ka kërkuar masë sigurie sepse Sali Berisha po sulmon SPAK-un dhe gjykatën, Irenën dhe Dumanin.
"Mësova më vonë dhe dua të ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Se Skapistët, të tmerruar nga krimi i tyre, kanë kryer një krim tjetër, që ju e keni të vështirë të imagjinoni. Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë sepse Sali Berisha po sulmon SPAK-un dhe gjykatën, Irenën dhe Dumanin. Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se 3 i ka të vetat, dhe një e ka me qira, qenka qiraxhi tek vjehrri.
Prit se kjo është me e bukura, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë kur 130 dëshmitarë të pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë asnjë porosi, asnjë gjë të vetme nga Sali Berisha, nuk kanë asnjë dëshmi kundër tyre, se çfarë do tremben ata që kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën, këtë e dinë vetëm kriminelët elektoralë, kriminelët kushtetues të Skrapit të partisë.
D.m.th zbatuan urdhrin e Edi Ramës sepse janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre, vjedhjeve që kanë bërë. Dhe të kesh tre banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt se i paguan vjehrrit qira, e kuptoni vetë se ç’ndodh aty. Merret me mend se si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova unë. Më sqaroi avokati mbrapa, se dje kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë se çfarë kanë arsyetuar.
Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon gjykatën, e kishin fjalën për Irenën me 5 mbiemra dhe SPAK-un për trojkën famëzezë, të zhytur në krime elektorale dhe krime ekonomike të tjera, të denoncuar dhe që do i denoncoj gjithnjë e më shumë për ato që kanë kryer. Dhe gjykojnë që masat duhet t’i vendosin në mënyrë që të imponojnë censurë.
Është tipike mendësia e Edi Ramës. Se Edi Rama për ta nuk çan kokën, Edi Rama ka hallin se unë po denoncoj gjithnjë vjedhjet e tij, familjare dhe qeveritare, të lidhura së bashku. Sidoqoftë, çështja është në Strasburg. Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet, PD do të heqë çdo taksë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat, akuzoi Kreyministrin Edi Rama se, ka ...
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula me anë të një deklarate për mediat nga selia blu, ka komentu...
foto ilustruese TIRANË- La Repubblica i ka kushtuar një artikull vendimit të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për...
foto ilustruese ITALI- Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi planin e saj kryesor për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkues...
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen publikoi dy ditë më parë në llogarinë e saj ...
genc gjokutaj TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur sërish lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO-së që caktoi masën e siguri...
foto ilustruese GJERMANI- Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" ka shkruar lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e "Tik Tok"...
Foto ilustruese KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëllimi p&eu...
Edi rama TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull vendimit të paralajmëruar...