Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri i opozitës gjithashtu taksën e rrugës Kashar-Thumanë, e cilësoi si taksë të urrejtjes kombëtare.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat, akuzoi Kreyministrin Edi Rama se, ka vendosur taksa raciste ndaj një pjese të vendit. Lideri i opozitës gjithashtu taksën e rrugës Kashar-Thumanë, e cilësoi si taksë të urrejtjes kombëtare. Më tej Berisha u shpreh se taksa që vendoset në segmentin rrugor 20 km është absolutisht antiligjore sepse çdo qytetar shqiptar paguan njërën prej taksave më të larta në Europë.
"Së pari një urim të përzemërt për ju që keni dalë këtë ditë në punë. Së dyti, përsëri një urim për të gjithë ata që na ndjekin në këtë bisedë me ju. Çështjet që desha të sjell para jush dhe shqiptarëve janë së pari, vendosja e taksës raciste, diskriminuese për 20 kilometra rrugë, Ura e Limuthit-Thumanë. Kjo taksë, e cila është një nga më të shtrenjtat në Europë dhe botë, po të kemi parasysh segmentin 20 kilometra, është një taksë jashtëzakonisht problematike, pasi është taksë kundrejt banorëve më të varfër të Shqipërisë dhe më të varfër të Europës.
Duhet të sqaroj këtu se të ardhurat për frymë të qarqeve të veriut janë rreth dy herë më të ulëta se të ardhurat për frymë të qarqeve të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.
Vendosja e një takse prej 4.2 euro vajtje-ardhje për 20 kilometra rrugë të ndërtuara është akt urrejtje kombëtare, është diskriminim antikushtetues pasi taksa e tillë e ngjashme nuk ekziston në autostradat e tjera të kategorisë A që shtrihen nga Vlora në Fier, nga Elbasani në Tiranë, etj. Pra, pretendimi se është kategori A, është një mashtrim i turpshëm i Lubi Ballukut dhe Edi Ramës sepse nuk ka asnjë lidhje. Kategori A është rruga nga fillimi i bajpasit të Fierit gjer në Vlorë, nga Farka gjer në Elbasan dhe nuk ka asnjë taksë për këta banorë që kanë pothuaj dyfishin e të ardhurave krahasuar me banorët e Kukësit, Tropojës, Hasit, Pukës dhe zonave të tjera.
Taksa që vendoset në segmentin rrugor 20 km është absolutisht antiligjore sepse çdo qytetar shqiptar paguan njërën prej taksave më të larta në Europë, taksë qarkullimi, 270 lekë për çdo litër naftë, nga e cila mblidhen qindra milionë euro dhe destinacioni i vetëm ligjor i tyre është mirëmbajtja e rrugëve. Në qoftë se vilen çdo vit 200 milionë apo 160 milionë euro me këtë taksë, në buxhetin e këtij viti janë akorduar për mirëmbajtjen e të gjithë rrjetit rrugor të Shqipërisë gjithsej 30 milionë euro, një shumë qesharake. Pra, taksa që merret për rrugën është e paguar në taksën e qarkullimit. Vidhet nga qeveritarët dhe tani rëndohen më të varfrit" tha Berisha.
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula me anë të një deklarate për mediat nga selia blu, ka komentu...
foto ilustruese TIRANË- La Repubblica i ka kushtuar një artikull vendimit të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për...
foto ilustruese ITALI- Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi planin e saj kryesor për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkues...
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen publikoi dy ditë më parë në llogarinë e saj ...
genc gjokutaj TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur sërish lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO-së që caktoi masën e siguri...
foto ilustruese GJERMANI- Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" ka shkruar lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e "Tik Tok"...
Foto ilustruese KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëllimi p&eu...
Edi rama TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull vendimit të paralajmëruar...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së, i caktoi masën "detyrim paraqitje"...
Elda Hoti TIRANË- Deputetja e PD-së për Qarkun e Lezhës, Elda Hoti ka reaguar përmes një postimi në llogarin&e...