"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Dosja.al sjell sqarimin e plotë mbi këtë çështje që "prish shijen e një presidenti të ri, që për mbi të gjitha duhet të jetë mbi palët dhe garantues i unitetit kombëtar.
TIRANE- Një skandal i përmasave të mëdha u pohua disa ditë më parë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Parlament, ku një nga protagonistët kryesorë sipas akuzës që ngrihet nga ish-zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari është edhe kandidati i propozuar nga Partia Socialiste për postin e Presidentit, Bajram Begaj. Dosja.al sjell sqarimin e plotë mbi këtë çështje që "prish shijen e një presidenti të ri, që për mbi të gjitha duhet të jetë mbi palët dhe garantues i unitetit kombëtar.
Cështja për të cilën akuzohet Begaj lidhet me disa ndërtime në dy baza ushtarake, në Sarandë dhe në Shëngjin. Në interpelancën e fundit në Kuvend, ministri Niko Peleshi pohoi se ka patur një kontratë për dhënie të pronës tek një kompani private në bazën e Kuçovës por është anuluar.
Ndërkohë, Peleshi gjithashtu pohoi se në Sarandë, baza detare nuk i është dhënë palës kontraktore në dorëzim duke i vendosur si kusht privatit që të ketë ndërtuar një Bazë të re detare. Ministri pohoi se Baza e Sarandës është në planin e përhapjes për në territoret aktive të Ushtrisë. Kjo do të thotë se një pronë me këtë status, duhet fillimisht të dalë nga aktivet e Ushtrisë dhe më pas të kalojë te Privati për tu dhënë me koncesion. Dhënia me koncesion sipas Meçollari është bërë pa i nxjerrë këto prona nga Plani i Përhapjes, pra nga klasifikimi si pronë ushtarake, duke normuar kështu një shkelje që ndër të tjera injoron edhe tagrin e Presidentit të Republikës që ka zë në këtë vendimmarrje.
Në rastin e Shëngjinit, akuza e Meçollarit përfshin Begajn dhe ministren Olta Xhaçka, që sipas tij në bazën Detare të Shëngjinit është ndërtuar një godinë nga privatët.
“Kam një pronë në Shëngjin, tek Marina, e cila është me origjine me Kthim dhe Kompensim Prone dhe e regjistruar në Hipotekën e Lezhës që në vitin 1995. Ministria Mbrojtjes e mban të rrethuar këtë pronë time në mënyrë abuzive dhe më cenuar mua të drejtën e pronësisë. Lutem angazhimin tuaj që e drejta të shkoj në vend. Kam besim tek juve dhe nuk dua të merrem as me emisione as me media” – thuhej në SMS.
Meçollari thoshte se me urdhër verbal, firma u lejua të nisë ndërtimin dhe e kaloi atë nëpër vijën bregdetare.
"Në datën 3 dhjetor kam bërë një postim në Facebook ku denoncoja ndërtimin e jashtëligjshëm në Bazën Detare të Shëngjinit. Në datën 11 dhjetor 2020, nëpërmjet Fax-Mesazhit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Bajram Begaj, ka urdhëruar Policinë Ushtarake për tu dislokuar në Bazën Detare të Shëngjinit për të mbështetur Forcën Detare me qëllim sigurimin dhe ruajtjen e bazës. Në këtë kohë godina e z. Rrok Doda brenda pronës së Forcës Detare i kishte përfunduar kattlavani dhe kishin filluar të hidheshin kolonat.
Në fund të shkurtit të vitit 2021, godina e z. Rrok Doda, në pronën e tij brenda pronës së Forcës Detare nr. 1311 kishte arritur në katin e katërt, pavarësisht urdhrit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për forcimin ruajtjes dhe sigurisë së Bazës Detare Shëngjin edhe me mbështetjen e Policisë Ushtarake.
Në datën 5 mars 2020 i kam dërguar një letër të hapur Ministrit të Mbrojtjes, Peleshi, ku e informoja mbi shkeljet ligjore të ndodhura në Bazën Detare të Shëngjinit, duke nisur nga muaji nëntor 2020. Në letër është përmendur edhe lejimi i ndërtimit në kushtet ekzistencës së urdhrit të Shefit të Shtabit të përgjithshëm Gjeneral Major Bajram Begaj.
Në datën 6 mars 2021 Ministri i Mbrojtjes Z. Niko Peleshi urdhëroi Policinë Ushtarake të bllokoi punimet dhe siguroi Bazën Detare të Shëngjinit. Po në këtë ditë u pezulluan punimet, e rivendos gardhi rrethues me shënimin “NDAL. ZONË USHTARAKE”.
Kur ka kaluar më shumë se 1 vit, dosja është në SPAK dhe hetimi nuk dihet se ku ka vijuar, ndërkohë që kryeministri do të duhet ta ketë në dijeni faktin se kandidati i nxjerrë prej tij për President është një njeri që është paditur penalisht dhe ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe lejimit të prekjes së bazave ushtarake shqiptare për tja falur privatit përmes trukeve shtetërore.
Sekretar i Përgjithshëm Flamur Noka- 157 vota NënKryetarë të PD-së Luçiano Boçi- 123 Oerd Bylykbash...
Flamur Noka TIRANË- Flamur Noka ka marrë besimin e demokratëve dhe është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë...
Agron Gjekmarkaj, Arian Çani TIRANË- I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, nënkryetari i Kuvendi...
Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali ka treguar se Majlinda Bregu ka qenë një prej kandidaturave të propozuara për Pr...
Bajram Begaj TIRANË- Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e vlerësoi gjeneralin Bajram Begaj si "shëmbëlltyra...
Edi Rama dhe Bajram Begaj TIRANË- Bajram Begaj, kandidati që pritet të zgjidhet nesër si Presidenti i ri i Republikës e nisi "det...
Presidenca dhe Bajram Begaj TIRANË- Kandidati për President, Bajram Begaj për të marrë postin e Kreut të Shtetit pritet t&eu...
pamje nga numerimi TIRANË- Flamur Noka është drejt zgjedhjes si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Sipas grafikut të m&eum...
Pamje nga vizita TURQI- Presidenti Ilir Meta ka bërë një vizitë në Turqi ditën e sotme ku është takuar me kreu...
Bajram Begaj TIRANË- Zgjedhja e Bajram Begajt President është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. ‘Reuters’; ...