LIVE UPDATES
Politike

Pr.ligji për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor, Meta: Legalizim i trafikut të drogës

Sipas kreut të PL, institucionet kanë dështuar në luftën kundër trafikut të narkotikëve.

22 Qershor 2023, 16:11 Nga m.s
Pr.ligji për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor,
Ilir Meta

TIRANE- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Ai tha në një deklaratë për mediat se legalizimi i kanabisit është vetë legalizimi i narkoshtetit dhe i hap rrugë narkotrafikut.   Meta theksoi se legalizimi i kanabisit, ka pasoja shkatërimtare. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se kundër vendimit të qeverisë për projektligjin për miratimin e kanabisit. Sipas kreut të PL, institucionet kanë dështuar në luftën kundër trafikut të narkotikëve.

Këshilli i Ministrave miratoi ditë më parë projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

"Narkoqeveria e Edi Ramës, ka shënuar kapjen përfundimtare të saj nga narkotrafikantët, me miratimin e projektligjit për legalizimin e kanabisit gjoja për prodhime mjekësore dhe industriale. Ky projektligj, miratohet në një moment kur situata lidhur me trafikun e drogës është më e rëndë se kurrë ndonjëherë në Shqipëri. Kjo, provohet në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit por dhe ato të Bashkimit Europian. Situata është kaq e rëndë dhe ku qeveria e policia janë të kapur kokë e këmbë nga trafikantët saqë ka detyruar DEA-n amerikane të hapë një linjë komunikimi të drejtëpërdrejtë me qytetarët për denoncimin e trafikut të drogës, për shkak të dështimit total të shtetit në luftën kundër saj.  Akoma më e rëndë bëhet situata kur përfaqësues të Bashkimit Europian në Tiranë konfirmojnë zyrtarisht që qeveria nuk pa pasur asnjë komunikim me ta për një ligj të tillë, kaq problematik, ndërkohë që Shqipëria ka hapur formalisht negocitat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Projektligji, është legalizimi de fakto i trafikut të drogës në Shqipëri sepse dihet botërisht që kanabisi mjekësor ka përdorim shumë të kufizuar dhe vetëm eksperimental dhe Shqipëria dihet që nuk ka kapacitete eksperimentale dhe përpunuese dhe vetë tregu botëror është shumë shumë i kufizuar.  Alibia e përfitimit ekonomik bie pasi përfitimet janë thuajse zero gjë që u provua edhe në Maqedoninë e Veriut ku kjo nismë degradoi.

Legalizimi i kanabisit nga Rama ka pasoja shkatërrimtare veçanërisht për të rinjtë sepse ky ligj do të shumëfishojë përdorimin e drogave në tërësi.

Pasoja kryesore është krijimi i varësisë nga droga dhe problemet e rënda fizike, mendore, morale si pasojë e saj. Kanabisi është një shpërthyes i skizofrenisë. Kanabisiu është një drogë, prekursor për përdorimin e drogave të forta.

Të mos harrojmë që Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e tij ka qenë asgjësues lidhur me gjendjen e trafikut të drogës në Shqipëri ku ai thotë:

“Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.

“Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë” Trafikantet shqiptare: “Luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”.

Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”,

“Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë”.

Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Pra, është shumë e qartë që legalizimi i drogës nga Rama dhe qeveria e tij është legalizimi i narkoshtetit që blen zgjedhjet, shpopullon Shqipërinë duke larguar qindra mijëra shqiptarë dhe i hap narkotrafikut autostrada pa fre dhe pa kontroll dhe i krijon mundësinë ta shndërrojë Shqipërinë në bazën më të madhe të narkotrafikut në Europë. Asnjë qytetar nuk mund të jetë i qetë në familjen e tij, e cila do të goditet në një mënyrë apo në një tjetër nga legalizimi drogës pasi ky është një akt kriminal me pasoja të shumëanshme, familjarë shëndetësore dhe shoqërore. Tërheqja dhe kthimi mbrapsh i këtij ligji është hapi i vetëm që mund të ndërmarrë qeveria për të ndalur këtë murtajë të drogës që ka pllakosur vendin, që ka shkatërruar imazhin e tij që ka larguar investimet dhe që ka shtuar pasigurinë në vend".

ilir meta

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit