LIVE UPDATES
Politike

Programi i qeverisjes për arsimin/ Berisha: Sistemi arsimor në Shqipëri në agoni! Në 8 vitet e Rilindjes pësoi rënien më të madhe

Berisha shton se në qoftë se arsimi sot ka për mision kryesor aftësimin e shqiptarëve për t’u përballur me të ardhmen e tyre, për të ndërtuar të ardhmen e tyre, për të ndërtuar realitetin e tyre është shumë larg këtij misioni.

29 Janar 2025, 17:38 Nga B.Z
Programi i qeverisjes për arsimin/ Berisha: Sistemi arsimor në
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar pasditen e sotme programin e qeverisjes për arsimin dhe shkencën. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sistemi arsimor në Shqipëri është në agoni dhe sipas tij përgjegjëse për këtë është qeveria aktuale.  

Berisha shprehet më tej se ky sistem sipas tij pësoi në 8 vitet e Rilindjes rënien, rrokullisjen më të madhe në botë, dhe u kthye prapa 25-30 vite në testin PISA. Berisha shton se në qoftë se arsimi sot ka për mision kryesor aftësimin e shqiptarëve për t’u përballur me të ardhmen e tyre, për të ndërtuar të ardhmen e tyre, për të ndërtuar realitetin e tyre është shumë larg këtij misioni.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve ju, mësuesit, mësuesve, pedagogëve, profesorëve, studentëve të pranishëm në këtë takim në të cilin shpaloset para jush vizioni dhe programi i PD për arsimin me qëllimin që ky projekt, ky vizion të shqyrtohet nga ju, të vlerësohet nga ju dhe të plotësohet në të gjithë spektrin e tij me sugjerimet dhe mendimet, në mënyrë që vërtetë ky program të jetë një program, një transformim të thellë të sistemit arsimor.

Sistemi arsimor në Shqipëri, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës është pothuaj në agoni. Ky sistem, i cili, fatmirësisht ka tashmë testet botërore që vlerësojnë sistemet e arsimit, pësoi në 8 vitet e Rilindjes rënien, rrokullisjen më të madhe në botë, dhe u kthye prapa 25-30 vite në testin PISA. Test, i pranuar universalisht si test më serioz, më i besueshëm për cilësinë e arsimit.

Arsimi në Shqipëri pësoi një rrokullisje në të gjitha nivelet e tij. Sigurisht që, asgjë më të vështirë për t’u arritur dhe më të rëndësishme se cilësia e arsimit nuk ka dhe Shqipëria duhet të bënte një punë të jashtëzakonshme për të garantuar një arsim cilësor për qytetarët e vet.

Por me të gjitha vështirësitë, më të gjithë trashëgimitë që kishim, mundësitë ishin reale për përmirësime të shpejta, cilësore për të ndjekur në të gjithë drejtimet, kohën dhe zhvillimet.

Nuk dua të ndalem në situatën e arsimit gjatë qeverisjes së PD, por disa momente janë të një rëndësie thelbësore. U arrit që në testin e PISA të kemi ngjitje vertikale. Dhe ajo ngjitje mbajti gjersa dominuan vitet e kësaj që çdo gjë mund ta quash, por vetëm rilidje jo.

Sapo vitet e periudhës së qeverisjes së PD u ezauruan, në 8 vitet e tyre u shënua një rekord i zi botëror, rekord i turpshëm, rekord si në asnjë vend tjetër, as në luftë, as në paqe i rënies me 69 pikë në cilësinë e matematikës, që është shtyllë kryesore, e rënies katastrofale në vendin e dytë më të fundit në botë në mendimin kreativ.

Imagjinoje pra, se sa larg misionit të vet është arsimi ynë sot, në qoftë se ai ka për mision kryesor aftësimin e shqiptarëve për t’u përballur me të ardhmen e tyre, për të ndërtuar të ardhmen e tyre, për të ndërtuar realitetin e tyre.

Këto janë tregues, thashë që vijnë nga organizata kombëtare, por që janë të rëndësishëm. Por treguesit këtu brenda janë edhe më katastrofalë.

sali berisha non grata ne britani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj