29 Janar 2025, 12:26
Nga r.ll
fredi beleri
TIRANË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Beleri shprehet në reagimin e tij se Kryepeshkopi Anastas ishte simbol i paqes, dialogut ndërfetar dhe harmonisë midis njerëzve. Ai thotë se punoi me përkushtim për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis komuniteteve fetare dhe për të promovuar vlerat e tolerancës dhe mirëkuptimit.
Sipas Belerit, ceremonia mortore që do të zhvillohet nesër në Tiranë është një moment reflektimi dhe nderimi për një njeri "që jetoi për të përçuar dashurinë dhe paqen midis njerëzve."
REAGIMI I PLOTË:
Me trishtim dhe përulësi, përjetojme ikjen e Kryepeshkopit Anastas, njeriut që rindërtoi institucionin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë nga rrënojat që e kishte sjellë ateizmi i diktaturës komuniste. Atin shpirtëror të Ortodoksëve të Shqipërisë, që për 33 vjet iu dedikua atyre me përkushtim absolut.
Figurën e shquar të Ortodoksisë mbarëbotërore. Njeriun që frymëzoi në shpirtrat e të gjithë ortdodoksëve shpresën e besimit në Zotin Krisht. Klerikun misionar Anstasin që i shërbeu njeriut si ikonë e Zotit Krisht në Afrikë, akademikun, Teologun erudit që gëzonte respektin e krerëve kristianizmint por edhe të feve të tjera, Personalitetin Ekumenik Kryepeshkopin Anstas të Shqipërisë!
Kryepeshkopi Anastas ishte simbol i paqes, dialogut ndërfetar dhe harmonisë midis njerëzve. Ai punoi me përkushtim për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis komuniteteve fetare dhe për të promovuar vlerat e tolerancës dhe mirëkuptimit, që janë thelbësore për bashkëjetesën tonë.
Dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen më të thellë për jetën dhe veprën e tij, që ishte një dritë udhërrëfyese jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë shoqërinë. Ceremonia mortore që do të zhvillohet nesër në Tiranë është një moment reflektimi dhe nderimi për një njeri që jetoi për të përçuar dashurinë dhe paqen midis njerëzve.
Personalisht, me trishtim njerëzor, por edhe krenar për figurën e Tij, ndahem edhe unë nga ati im shpirtëror.
I përjetshëm kujtimi I Tij.
fredi beleri kryepeshkopi anastas janullatos
Politike
29 Janar 2025, 12:06
r.ll
pamje nga seanca
TIRANË- Komisioni i Medias ka vendosur t'i kërkojë Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar të...
Politike
29 Janar 2025, 11:43
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ofruar paketa kompromisi për pothuajse të gjithë punonjësit federalë,...
Politike
29 Janar 2025, 11:28
I.A
Konferenca e kryetareve
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se 'Paketa e Maleve' e prezantuar nga qeevria Rama wshtw ligjvënie ele...
Politike
29 Janar 2025, 11:25
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar në institutin Harry Fultz, i cili ë...
Politike
29 Janar 2025, 11:19
N.F
Alqi Bllako
TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shtyrë ditën e sotme seancën e radhës për ish-deputetin social...
Politike
29 Janar 2025, 10:47
r.ll
murrizi, lapaj
TIRANË- Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj përmes një postimi në rrjetet e tij sociale i ka drejtu...
Politike
29 Janar 2025, 10:05
N.F
TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të par&eum...
Politike
29 Janar 2025, 10:08
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka miratuar një plan masash për zbatimin e Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit t&eum...
Politike
29 Janar 2025, 07:46
N.F
Bledar Milaqi
TIRANË- Aktivisti i Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Bledar Milaqi ka folur për problematikat e hasura deri ta...
Politike
28 Janar 2025, 22:06
B.Z
Peter Sorensen
KOSOVË - NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht ...